Peticioni që i bën thirrje Brexit të ndërpritet: 5.76 milionë nënshkrime!

26 Mars 2019, 21:43Bota TEMA

Një peticion që i  bën thirrje Brexit të ndërpritet me anulimin e nenit 50, do të debatohet nga deputetët me  1 prill.

“Ky është peticioni më i nënshkruar që ka marrë ndonjëherë faqja e Dhomës së Përbashkët dhe Peticioneve të Qeverisë. Ka marrë 5.75 milionë nënshkrime!” është shprehur komiteti i Peticioneve.

Deputetët do të debatojnë gjithashtu për peticionin që kërkon një referendum të dytë të Bashkimit Europian, i cili ka marrë më shumë se 120,000 nënshkrime.

Një tjetër peticion që do të diskutohet është ai që kërkon largimin e Mbretërisë së Bashkuar, me apo pa marrëveshje. Ky i fundit u nënshkrua më shumë se  140,000 herë.

1 komente në “Peticioni që i bën thirrje Brexit të ndërpritet: 5.76 milionë nënshkrime!”

  1. ¿ says:

    Peticioni është firmosur nga të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje