Djali im Fatmir Haklaj, ka penguar njerëzit të shkonin të luftonin në Jug, për interes të Sali Berishës

27 Mars 2019, 21:40Politika TEMA
Djali im Fatmir Haklaj, ka penguar njerëzit të shkonin të

Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj, Feriz Kernaja

Nga Muharrem Haklaj

Dua të flas për vuajtjet, shkatërrimet dhe krimet, që i janë shkaktuar popullit tonë, pas vitit 1992, në periudhën që u quajt dhe po quhet “Demokraci”, që veç e tillë nuk është.

Në kohën që Ramiz Alias (qëllimisht apo nga pazotësia), ia dorëzoi pushtetin Sali Berishës me suitën e tij, filluan fatkeqësitë dhe filloi shkatërrimi  i çdo gjëje të ndërtuar me djersën e popullit, pa pagesë, ose me paga shumë të vogla.

U shkatërruan fabrika, kombinate, uzina, kanale e rezervuar për ujitje, etj. Si shembull, Kombinati i Tekstileve në Tiranë kishte rreth 11 000 të punësuar, pa përmendur që në vendin tonë nuk kishte të papunë.

Me ardhjen e Sali Berishës në pushtet dhe me thirrjet e tij që të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar nga komunizmi, si dhe me propagandën e tij se kishte çekun e bardhë, filloi shkatërrimi i çdo të mirë të ndërtuar në Shqipëri.

Sali Berisha dhe klani i tij, jo vetëm shkatërruan gjithçka në vend, por sollën e mbollën drogën, korrupsionin, prostitucionin, pasigurinë, jo vetëm për të rriturit, por dhe për fëmijët e të miturit.

Me ardhjen e Sali Berishës (i cili paska qenë agjent i UDB-së jugosllave, e sot agjent i serbëve) në pushtet në vitin 1992 e deri sa ia arriti të shkatërrojë  gjithë Shqipërinë në vitin 1997, vit në të cilin u shkatërrua dhe ushtria.  Saliu bëri të gjitha përpjekjet që të fuste vendin në luftë civile, veriun kundër jugut, apo gegët kundër toskëve.

Në këtë periudhë janë vrarë, mbytur në dete mijëra shqiptarë, të gjithë me urdhërim, me veprimet apo mosveprimet e Sali Berishës.

Për të bërë të mundur Luftën Civile, Sali Berisha, ka dërguar deputetët e tij, njerëz të besuar, Gardën, në të gjithë rrethet e veriut që të grumbullojnë sa më shumë militantë, për t’i armatosur dhe për t’i dërguar, që të vrasin popullin e jugut.

Ndër këta rrethe ka qenë dhe Tropoja, ku depot dhe armatimet janë hapur me urdhrin e deputetit të PD-së, të dërguar personalisht nga Sali Berisha.

Në atë kohë, Sali Berisha ka dërguar ushtarët e gardës në Tropojë, për të mbledhur militantë të PD-së, e për t’i dërguar të  luftuar kundër jugut. Repartin e gardës e ka penguar djali im, Fatmir Haklaj, i cili u ka thënë që të jugut i kemi vëllezër dhe nuk mund të luftojmë kundër tyre. I ka dërguar fjalë dhe Saliut, që në vend të luftës kundër vëllezërve të jugut dhe ruajtjes së karriges tënde të lyer në gjak, të bashkohemi dhe të përgatitemi për të ndihmuar vëllezërit tanë në Kosovë, që në atë kohë ishin në pragun e rrezikim total.

Jo rastësisht, as nga pa dija, dhe as vetëm për të fituar miliona dollarë, që shumica e tyre ka përfunduar në xhepat e Sali Berishës dhe të familjarëve të tij, ai, pra Saliu, ka furnizuar me naftë e armatime makinerinë serbe të Sllobodan Millosheviçit.

(Nga Zogaj, Qafë Prushi), Kukësi e Dibra, është bërë një furnizim i pandërprerë me naftë, në atë periudhë.

Furnizimet në interes të Serbisë e të Sllobodanit, janë bërë, siç e përmenda, me urdhrin e Sali Berishës, dhe në kundërshtim me Embargon që Serbia kishte si shtet në luftë.

Sali Berisha, si agjent i UDB-së jugosllave dhe sot e në vazhdim si agjent i Serbisë, përveçse është tradhtar e ka lidhje familjare me serbët e malazezët, ka qenë i detyruar të bëjë furnizimet me naftë e armatime, se në të kundërt, padronët e tij serbë, ia nxirrnin me dokumente e fakte komprometimin, shërbimet e spiunllëqet e bëra në kohën që ai u bënte  analizat e jashtëqitjeve, udhëheqjes komuniste.

I dëgjoj lajmet dhe ndjek me interes gjendjen në Shqipëri. Po shikoj në TV demonstratat e organizuara nga Sali Berisha dhe këlyshët e tij. Gjithashtu, po lexoj në gazeta ( e në veçanti shkrimin  e ish-zëvendës shefit të FBI-së) që Saliu këto po i bën për të shpëtuar veten dhe familjarët e tij, por edhe për t’u shërbyer rusëve.

Shërbimi i Saliu ndaj rusëve është i kuptueshëm e normal për atë, se Saliu, si agjent i serbëve, është i detyruar t’u shërbejë edhe rusëve. Se serbë e rusë janë vëllezër të një gjaku, ashtu siç jeni ne shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës, Çamërisë etj.

Por, në fakt, nuk e kuptoj si ai ia lejon vetes ta quajë dhunë gazin lotsjellës që po përdoret ndaj demonstruesve të dhunshëm. Gaz i cili përdoret në të gjitha vendet vërtet demokratike të botës, në raste të tilla, kur në kohën kur ai ishte kryeministër, ose më mirë me thënë kryekriminel, po në atë Kryeministri që Saliu sulmoi dhe kur demonstruesit  kur kishin thyer as edhe një xham, dha urdhër që të vriteshin demonstruesit.

Me urdhrin e Sali Berishës, u vranë 4 demonstrues e u plagosen dhjetëra të tjerë, e ndërkohë, ai duke i parë nga dritarja si kryekriminel i atij institucioni.

Saliu dhe këlyshët e tij, jo vetëm nuk kanë shprehur keqardhje për të vrarët apo për të plagosurit, por iu kanë bërë edhe karshillëk, duke i lëvduar gardistët e policët vrasës dhe ka deklaruar se do të vriste 30,  300 apo më shumë, për karrigen e tij të lyer me gjak.

Habitem me ata që e ndjekin Sali Berishën, i cili është një kriminel i ndyrë, agjent i shërbimeve sekrete, tradhtar i interesave kombëtare dhe shkatërrues i identitetit kombëtar.

I përjashtoj ata ndjekës të cilët i kanë lyer duart me gjak, për interesin e me urdhrin e tij, apo janë ushqyer nga mbeturinat e tij.

Në periudhën që Saliu ka qenë në pushtet, në Shqipëri janë vrarë, janë mbytur në dete, janë zhdukur me urdhrin e tij, si Remzi Hoxha etj, më shumë në numër, sesa janë vrarë nga italianët e gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.

Do të duhen më shumë se 100 vjet, pas ngordhjes së qelbësirës Sali Berisha, dhe plagët, fatkeqësitë, hasmëritë, shkatërrimet, korrupsioni etj, të shkaktuara prej tij, nuk do të mbyllen.

Jam i moshuar dhe kam pasur fatkeqësi nga Sali Berisha, por nuk dëshiroj që fatkeqësi si të miat, apo si të familjarëve  të tjerë shqiptarë, të shkatërruara prej tij, t’u ndodhin shqiptarëve të tjerë kudo ndodhen.

Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve, përjashtuar atyre që janë korruptuar në mënyra të ndryshme nga Saliu, të distancohen nga ai kriminel dhe të interesohen për të ardhmen e fëmijëve e familjarëve të tyre.

Ndërsa ish-deputetëve udhëheqës të Partisë që quhet Demokratike (që veç e tillë nuk është) iu bëj thirrje të vazhdojnë me djegien e mandateve dhe me të gjitha veprimet e shërbimet e ngarkuara dhe të urdhëruara nga krye agjenti i ish-UDB-së e sot agjent (spiun) i shërbimeve sekrete serbe, Sali Berisha, se kështu u shërbeni serbëve, grekëve e rusëve dhe mendoj që kjo është mënyra  që të marrin vesh shqiptarët (edhe ata që nuk ju kanë njohur akoma) se cilët jeni e sa të korruptuar e tradhtar jeni.

38 komente në “Djali im Fatmir Haklaj, ka penguar njerëzit të shkonin të luftonin në Jug, për interes të Sali Berishës”

  1. Doni rrumpallen vdekjeprurese apo shtet says:

    Respekte o burr malsie

    1. Hoxh Armandi says:

      Muhabete turkoshqiptaresh. Muharremi ben sherr me salen cunin e sheqeres dhe rams. Ne fund kush shpeton gjalle nga keta turkoshqiptare shkon falet te namazgjaja ne xhamine e bab recepit.

      1. pirdhuni ne qipro ! says:

        Kelysh hiene qe ushqehesh me halete me supen e grekosllaveve ,… mos u merzit shume se koha po vjen… Kush mendonde prej races hale tuajen se sot kombi yne eshte ne gjendjen e sotme… Problemet i zgjidhim vete me USA-EU-ne Ju mund te shkoni ne qipro a pertej uraleve!

    2. rrem vogli jr. says:

      O Mero ti e di vet qe asnje beteje nuk eshte bere as ne jug e as ne veri….se ke qene vete andej.
      Lerini keto perralla se ato trazira u realizuan nga politika me banndat dhe u perdoren nga Bandat e u vrane me se 2000 djeme te nenave

  2. Besi UK says:

    O Muharrem respekt per ty dhe familjen tende qe dhe pas atyre humbjeve tragjike te djemve gjen forcen dhe keshillon shqiptaret qe te distancohen nga ky kriminel sepse me mire se familja jote nuk e njeh kush kete kriminel, historia siç e din dhe ti nuk eshte shkence egzakte por kurre nuk ka shkuar dem gjaku i atyre qe kane luftuar per atdheun dhe djemte e tu me pa te drejte jane akuzuar por ata me gjakun e tyre kane mbrojtur atdheun per te mos shkuar ne nje konflikt civil shume te rende respekt dhe u befte drejtesi per djemte tuaj.

  3. halili says:

    E Rrem, a jeni kon shiksa be?

  4. Erjon Brace i verteti says:

    Po mer maloq, tani u kujtove ti mbushesh mendjen shqiptareve qe byrazeri yt ishte nje kacak ne sherbim te mendesise se tij anadollake.

  5. Koba says:

    Asnje presje nuk i hiqet ketij Shkrimi Realist dhe Patriotik.Ne kete mes ka faj te Madh Mazhoranca qe e le te lire Zagarin Serb te livadhise ende dhe te destabilizoje situaten ne vend qe te perfitojne Serbet dhe Ruset.

  6. perlat spahiu says:

    i nderuar dhe i respektuar ,te jesh me jete te gjate e te shohesh fundin e kriminelit e kermes sali berisha.ju i nderuari plaku i Haklajve keni bere ne kete shkrim nje analize,prej patrioti te vertete shqiptar.respekt e nderim per ju e familjen tuaj.

  7. Komentuesi says:

    Keto qe thot Muharrem Haklaj, jane shume te besueshme dhe te verteta, sepse krimet e Sali Berishes i kemi vuajtur ne kuriz dhe i kemi pare me syt tan. Posht Sali Berisha dhe vdekja e tij sa me shpejt per te miren e shqiperise.

  8. Cami Refugjat QE per shqiperin ka Mall says:

    100% te verteta ..91-97 mjafton ta varesh ne mes te Shqiperise, por meqe vazhdon akoma te jete gjalle, Marrim dhe Fatos Nanon ti varim bashk sepse e la te Lire dhe e ktheu prap ne Krye te Vendit
    Dhe nga qe na Do shume Saliu na Solli Gerdecin dhe 11 janarin+ na ktheu ne kolumbi dhe na veshi Nenat me te Zeza

  9. Klea says:

    Tropojan i mire eshte tropojani vdekur. Edhe ti edhe fisi Sales nje mut jeni. Natoja ka bere gabimin historik qe bombardoi Serbine. Ta linte tjua shfaroste nga kosova deri ne tropoje. Shqiperia do ishte me mire.

    1. Koli says:

      Klea ti je greke ose serbe.Shqiptari nuk flet keshtu.

      1. Shqiptar says:

        Serb e Grek , Turq e Antiamerikan, Rus e Antieuropian mblidhuni te gjith e prisni kir ti bien hallatet SHQIPTARIT

    2. moni says:

      A i ke marre ilacet sot o vajze? Po ti mos pafsh ndonjehere lufte me sy. Shqiptari i mire apo i keq prape shqiptar mbetet, nuk ndahet kombi sipas ketyre mendesive tuaja kremliniste. Hiq edhe ti dore nga nenshtetesia shqiptare si cuni i Jar Mustaqerrujtimit edhe marsh ne Vladivostok, pa kthim

    3. adriatik says:

      Pa marre parasysh çfare nacionaliteti ke, ate memen lav…ire qe te ka pje…lle ta lodrofshin shqiptaret qe nga Nishi ne Kotor, nga Kotori ne Preveze, nga Preveza ne Shtip.
      Kete urim e ke nga nje shqiptar nga Kosova.

    4. Nipi-uk says:

      Jo perqarje ju lutem. A ka burre Tropoja apo Shqiperia?
      Berisha duhet te ndershkohet sic Ai ka ndershkuar tropojanet dhe shqiptaret atdhetare a patriota. Nipi i Serbise duhet te marre ndershkimin e duhur. Ose thirrni Avni Rustemin nqs kane vdekur burrat e malsise ???

    5. Doda says:

      Qa faji ka ai burr zotni qe berisha eshte nga tropoja !!!!!mos fol cazzate…

    6. Rozi says:

      Klea,
      Shqiperia do ishte me mire nese njerez si ju te mos te kishin lindur fare, kush nuk do vendin e vet nuk e do njeri ne bote. Falenderojm Naton qe shpetoi popullin Shqiptar te Kosoves nga thundra Serbe.

  10. Shqiptar says:

    Ne jemi vet fajtore qe e lam te zvarriset kjo nèpèrkè..!

  11. ¿ says:

    Berisha e ka shkollën e lartë.

    1. Beni says:

      Ene komshiu im ka shkolle te larte, ka mbaruar me medalje ari (MSc&PhD) tek komunalja ?

  12. Koli says:

    Respekt per kete familje atrdhetare dhe te martirizuar nga qelbesira dhe krimineli Salih Berisha agjent i Udb-se.

  13. Tr says:

    Ku eshte Kanuni……..si e keni lene ate kerme komuniste te gjalle,vetem per show……..po keni bese dhe kanun….merrni hak….

    M
    .

  14. buji says:

    vdekte i lenduar i zhgenjyer i pasigurte… ashtu sic ka qene gjithmone me shpirtin e tij terr, qe ben gjithcka mundet kunder kombit me paqsor ne bote… u mbajtte mend per limmitin e se keqes Sali Berishe sketerra

  15. Shoferi says:

    T lumt goja dhe zemra !

  16. Dd says:

    Opa po i hapen petet byrekut.

  17. USA says:

    O MUHARREM SALIU E KE NE PROTESTE DERGIJE KETEJ NIPIN TI THOT NDONJE LLAF SE NUK DEGJON FARI AI ,MOS RRI KOT

  18. tropoja009 says:

    o rrem ti tash shurren nuk mu me bo jo ma me i than kuj me te bo shkrime,djemt e tu kan vra gjysen e tropojs nuk kan pas nevoj me shku ne jug huc,kan perfhunu gra kan vjedh kan spihunu tana te kqijat i kan bo ne tropoje nuk kan pas nevoj me shku ne jug hic.jugu i enver hoxhs i ka bo tana te kqijat veriut te shqipnis e shit kosoven e burgos e vra pa gjyq tan ata qe e kan kundershtue,me bashkpuntor si ju i ka bo enver hoxha e tash i bon edi rama armiku ma i madh i veriut shqionis e tash po do me shit edhe kosoven me thacin argat i serbis,enver hoxha ta ndryshoj gjuhen o rrem se ai me kan gjall nuk te kish kuptue ty hic,se ti flet gjuhen shqipe gege baze,ne kohe re enverit a kan mush shqionija me tan drejtues prej jugu tan ministra prej jugu,a thue ne tan veri nuk ka pas 1 re zgjuar per minister,prokuror,drejtir,kryetar? asnji ne kohen e enverit malsort as ne tirane nuk kan pas mundsi me shkue,tash ti je shkue ne kohen e berishs e ke bo shum te kqija bashk me djemt e tu,nuk duhet me bo luft vellavrasese por historia kjo asht kshtu qe nuk i kem pa hajr jugorve re enverit as birit tij edvin shkollepakut,shko rreme bone shurren rri pa merak mos lejo me te perdor te tjeret tash qe po bohen protesta e po i del shpirti politik e fizik edvin kristaqit

    1. traponi says:

      meso te shkruash shqip nje here pastaj komento

  19. Artur says:

    Mos e shit emrin Rrem, kur do i thane do rreshta shkruaj vete se ndoshta te del edhe ma i bukur hartimi.

  20. SHQIPE-JUGUT says:

    RESPEKT Z:Muharrem Haklaj..asnje nga Jugu i Shqiperise nuk shkon te “Luftoj” ne Tropoj, per Pushtetin e Bashes apo Berishes..qe te dy Spiuna te Serbeve..Cdo Shqipetare qe Linde ne Juge te Shqiperise eshte nje Malsor Tropoje..si dhe cdo Tropojan i Ndershem eshte nje Qytytare apo Fshatre i Jugut te Shqiperise..
    Jugu i Shqiperise nuk i shikon Malsoret me “Synonimim” e Sali Berishes Vellait te Karaxhixhit..por i shikone si, Trimat dhe pasardhes te Mic-Sokolit dhe Bajram Currit….Gjithe se si Bere mire qe Shkrove….Me mire te ta Lexojne Ca “Vellezer” tanet te Kosoves qe shikojne “Heroin” te Sali SPIUNI.

  21. Koba says:

    Ti Tropoja 009 Qenke nje Hale Salisti..Po te vraret e 21 Janarit.Po te vraret e Gerdecit?? Po vjedhjet e Fondeve Publike? Po Vjedhjet e Pronave ne bashkepunim me LSI?Prandaj Pshurru Ti O Ndyresire E Verber O Legen i Shpuar.Prite se po Vjen Daj Sami me SPAK-un Do ta shikosh si do te syrgjynosen Sali Krimineli dhe Oborri i Tij,Like Floriri ,Mona Baxhella dhe Tabori i Tyre.

  22. XheJ eN Bi says:

    tropoja009…..
    Kot e vure 009 ,ta kishe vënë 007 do të shkonte më shumë ,se e tregon komenti yt. Të dogji shumë shkrimi Muharemit se je pjella e Saliut .Nuk dua të ofendojë veriorët ,po ai ju bëri njerëz.Të gjithë studentët e jugut kur mbaronin vinin në veri dhe kaluan vitet e rinisë për t’ju zhvilluar.
    Kaluan 30 vjetë dhe ti në këtë liri ke ngelur analfabet.Shiko se si shkruan ,100 gabime ortografike ke bërë ( po nuk e di se kujt i thonë ortografike ,të ta shpegojë ).

  23. 0sumi says:

    Vdekje kermes se vicidolit,kopilit te Karaxhicit me emrin e ndyre Salih …ky emer mos u degjofte kurre!

  24. Morava says:

    Respect per ju si print dhe famijen tende! PAC jete te gjate!

  25. Social Demokrati says:

    Ka pasur shume arresye qe saliu ka urryer e vrar Haklajt Saliu eshte bastard, I shitur, tradhetar I shemtuar, frikacak I pabes shpirtzi si cdo kriminel. Haklajt jane fisnik te kulluar ne patriotism, ne shpirtmadhesi, ne basnikeri, ne paraqitje, ne trimeri e cdo pikpamje. Bekuar qofshin Haklajt e gjith te tjeret qe kane vlerat e tyre positive. Mallekuar qoft sali Berisha, e shfarroste Zoti me soj e sorrrolop ate dhe gjith te tjeret qe kane veset e ndyra e te shemtuara te saliut. Kur fjala del nga shpirti shkon ne vesh te Perendis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje