VIDEO shokuese: Zjarri përfshin ndërtesën 19-katëshe, njerëzit hidhen nga dritaret

28 Mars 2019, 19:04Bota TEMA

Një zjarr masiv që përfshiu një ndërtesë i mori jetën të paktën 19 personave dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

Zjarri ra në ndërtesën 19- katëshe në afërsi të një zone tregtare të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka.

Sikesue duket edhe nga kjo video e postuar në rrjetin social Twitter, disa prej banorëve janë duke zbritur me litar, por edhe të tjerë që hidhen nga dritaret për të shpëtuar nga flakët.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi gjendja e disa prej personave të dërguar në spital është në gjendje të rëndë.

Mediat lokale raportojnë se njerëzit që ishin brenda në ndërtesë bërtisnin dhe kërkonin ndihmë për ti shpëtuar, ndërsa 6 janë parë duke u hedhur nga dritaret.

Nëntëmbëdhjetë makina të zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje. Gjithashtu për shuarjen e flakëve u angazhuan dhe helikopterë të forcave ajrore, të cilët shpëtuan njerëz nga tarraca, si dhe hodhën ujë për fikjen e zjarrit.

Muajin e kaluar, një zjarr i madh në një lagje të Dakas la të vdekur së paku 78 njerëz.

#Incendio ? en FR Tower, #Dhaka. #Bangladesh.#DhakaFire #Bananifire #DhakaBananiFirepic.twitter.com/SgYKYm1Lis

— Formación y Salud (@FormacionySalud) March 28, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje