Aleati i Bashes, kreu i LDE, Arian Galdini shprehet se ka hasur veshtiresi per mbledhjen e firmave per regjistrimin e partise se tij ne zgjedhje, per shkak te kartave te identitetit.
Ai thote se duhet te ndryshohet urgjent Kodi Zgjedhor, ne menyre qe forcat politike te hyjne ne gare!
Postimi i plote i Galdinit!
Edhe njëherë për Kodin Zgjedhor.
Kjo puna e detyrimit për mbledhjen e 1% të firmave mbështetëse të Listës së votuesve në Bashki, për të marë pjesë në zgjedhje është një skandal e turp i madh.
Më thonë Grupet e Punës së LDE në një Bashki se javën që shkoi vetëm në një Komunë kishin mbledhur plot 80 firma me formularët tip të KQZ.
Por kur na thanë se duhej edhe fotokopja e Kartës së Identitetit për çdo firmë, numri i firmave ra sot në 15.
Kjo është e natyrshme.
Qytetarët kanë të drejtë ti druhen dhënies së fotokopjes së Kartës së Identitetit.
(“Nje grua tek te 65 me tha : firmat ti jap kurse karten jo se me ka thene djali te vjedhin pandat ne banke ( paund)
Kështu më raportojnë.
Ka edhe qytetarë që kanë frikë se duke qenë se KZAZ drejtohen nga Partia Socialiste, duke dorëzuar fotokopjet e kartave të identitetit, çdo qytetar që ka firmosur, vetë drejtpërdrejtë ose të afërmit e tyre, mund të ballafaqohen me kërcënime për vendin e punës, shantazh nga taksidarët, bandat apo inatitucionet shtetërore.
E ripërsëris, ky Kod Elektoral është kriminal dhe antikushtetues dhe antidemokratik.
Duhet ndryshuar Kodi patjetër.
Po nuk u ndryshua Kodi, këto zgjedhje e çdo lloj zgjedhjesh në Shqipëri, janë të vdekura.
Ky eshte ai “dalëzotesi” i Nanos? Ka dhe nga keta tipat donkishoteske.