Opozita hyn në fushatë! Por jo në zgjedhje?!

31 Mars 2019, 15:11Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Ka një paradoks të madh në skenën politike, i cili e bën edhe më groteske stoicizmin verbal të opozitës që deklaron se nuk do të marim pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Zgjedhjet e parakoshme janë afër. Ndizni motorët.”,- deklaroi këtë të dielë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kjo deklaratë tingëllon si “plagjiatura” e asaj që Kryeministri Edi Rama, tha para një jave, kur u shpreh se Kongresi i PS (i 23 marsit) do të shënojë “ndezjen e motorëve elektoralë për fitoren e qershorit”.

Një muaj përpara Ramës, më 22 shkurt, Kryetari i PD Lulzim Basha në një mbledhje të Kryesisë së PD dhe me ish deputetët e Grupit të vet Parlamentar, citohet të ketë deklaruar të njëjtën gjë:

Të gjitha strukturave u bëj thirrje që të mobilizohen, sepse zgjedhjet janë prapa derës!

Pyetja që lind është: Si është e mundur që edhe lideri i mazhorancës edhe ato të opozitës, u kërkojnë strukturave të partive të tyre të njëjtën gjë: Ndizni motorrat e fushatës. E nga ana tjetër, shefi i mazhorancës thotë se zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor, ndërsa Lulzim Basha dhe Kryemadhi vazhdojnë e deklarojnë se nuk do të hyjmë në to!

Nga 22 shkurti kur Kryetari i PD tha se zgjedhjet janë pas dere, kanë kaluar 5 javë, derisa Kryetarja e LSI të ndizte motorrët e fushatës. Ndërkohë nuk kemi as dialog mes dy palëve dhe as ndonjë shenjë publike të paktën në horizont, se diçka tjetër nga zgjedhjet e 30 qershorit do të ndodhë.

E si të mos mjaftonin këto, nuk ka as ulje në tryezë për reformën zgjedhore.

Çka e gjitha tregon se fushata elektorale ka nisur, opozita do të mari pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, por fatkeqësisht ndryshimet në Kod, do bëhen si gjithmonë në këto 30 vjet, në minutën e fundit.

Kjo është një shenjë e sigurtë se PD, LSI dhe aleatët e tyre po mundohen që të luajnë bllofin në një lojë që u luajt njëherë para zgjedhjeve të 2017. Një lojë e dalë boje, së cilës PS siç edhe duket, as që ka ndërmend ti shkojë nga pas.

Me sa duket edhe Basha e Kryemadhi kanë nisur të kuptojnë se shprehja popullore “nuk bie daci, dy herë në kos”, është e vërtetë edhe në politikë!

2 komente në “Opozita hyn në fushatë! Por jo në zgjedhje?!”

  1. Niko Shpiragu says:

    A je budall, apo ben sikur je?! Thirrjet e Monikes dhe Bashes para saj nuk jane lajmerim per hyrje ne zgjedhje, por thirrje per te sulmuar zgjedhjet me force per ti shkaterruar ato. Ata kane kohe qe i kane pergatitur falangat e tyre naziste dhe ky eshte rasti me kulmor i tyre per te treguar forcen fizike destruktive kunder vullnetit te popullit. Nuk ka asnje dyshim se dita e zgjedhjeve do te jete nje dite e zeze per shqiptaret dhe mund te jete fillimi i nje lufte civile ne Shqiperi. Jo me kot Presidenti i cpifur hajdut qendroi gjate ne zonat veriore se ka bashkerenduar forcat destruktive te Berishes per te filluar levizjen kunder shtetit. Jo me kot ky president maskara ka shkuar gjoja per vizite ne disa vende, ku ai eshte takuar me pjestar te inteligjencave te huaja qe jane interesuar per destabilizimin e Shqiperise fshehtas duke lene te kuptohej se ai bente vetem takime zyrtare. Keta kriminele e dine shume mire qe populli voton aletrnativen e majte mbi 80% dhe nuk kane rruge tjeter vecse mos lejimit te zhvillimit te zgjedhjeve mbasi zbulohet lakrori dhe te gjithe e marin vesh se ata s’kane elektorat dhe kurre nuk vijne ne pushtet. Ata mendojne se vetem destabilizimi me ane te forces deri ne nje perplasje fizike eshte e vetmja mundesi qe ata te fitojne dicka ne mos te gjithe torten e pushtetit. Njekohesisht ata kane shprese se do ta arrijne qellimin e tyre mbasi baterite e shumices nuk funksionojne sepse ajo ka nxjere perpara nje timonier te paafte qe i dridhen duart ne timon dhe po e pa keq e dredh fleten sic e beri ne 2017. Ata e dine shume mire se ky timonier ka vene nje kapter pa mend e llogjike ne polici edhe pse mban graden e gjeneralit, i cili ose eshte komplet iluzionist dhe i paafte te vendos rregullin ose punon per ta bile me deshiren e vet timonierit per te lene nje shteg hapur ne se ndodh hataja ku ai te bej pazaret e tij per te shpetuar koken. Dita e zgjedhjeve do te karakterizohet nga sulmet e barbareve te shpellave kunder qendrave te votimit duke i bere te pavlefeshme. Populli nuk mund ti mbroj dot se eshte i paorganizuar, i shperndare dhe i paralizuar. Populli mendon se eshte detyre e policise te vendos rregull, por policia e Rames me ne krye kapterin me grade gjenerali eshte e paralizuar dhe do te bej sehir ashtu sic e kemi pare keto kohet e fundid kur e shajne, e ofendojne, e gjuajne me mjete, me gure e tjere dhe ajo ka frike te mbrohet se kapteri gjeneral nen keshillat e timonierit qe i dridhen duart i pushon ne se ata nuk i perqafojne keta kriminel por u rrine me inat duke ulur figuren miqesore qe duhet te kete policia me njerezit pavaresisht se ata bejne mire apo keq, kjo eshte e rendesishme. E rendesishme eshte qe ata duhet te buzeqeshin dhe te perqafojne banditet nazise se ashtu mendon kapteri gjeneral me mbeshtetjen e timonierit qe i dridhen duart. NUk ka asnje dyshim se Monika e Basha si ushtare te presidentit hajdut dhe kriminelit te Vicidolit dine se cfare do te bejne, kane bere edhe planin e veprimeve operative per shkaterrimin e zgjedhjeve dhe tani pasi kane mare sinjalin e bosave te tyre filluan konkretisht betejen e tyere te fellioqur kunder popullit dhe Shqiperise. Flini o njerez, flini se e keni ne terzi derisa keni timonier qe i dridhen duart dhe kapter gjeneral qe nuk i dihet se per ke punon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje