Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar!

31 Mars 2019, 11:54Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

E takoja shpesh komisar Mit’hat Havarin në kafenenë e Hotel Sheraton, aty ku kryqëzohej politika dhe krimi, diplomacia dhe brutaliteti, politika dhe mafia.

Në çdo qytet ku kishte punuar, ishte shndërruar në hero, me thjeshtësinë dhe profesionalizmin e tij, por si çdo burrë i ndershëm ishte katandisur rrugëve pa punë!

Sa herë shkoja të pija kafe, Komisar Mit’hat Havari shquhej nga larg për veshjen estetike por edhe i kollarisur si një zotëri fisnik.

Ishte gjithmonë i veshur si zyrtar por shumë i thjeshtë, sepse kostumet e tij nuk ishin as Armani dhe as Valentino, por copa teritali të qepura diku me çmim të lirë.

Dukej i veshur shumë më mirë se gjithë lokali, por ishte më i varfëri nga të gjithë klientët.

Lloj lloj kokë-shtypurish shikoje në lokal me zinxhira floriri në qafë apo byzylyk në duar, i gjithë lokali i mbante të parkuar Mercedesat e tyre ose Range Roverat e dashnoreve përballë oborrit të Hotel Sheraton. Ndërsa Komisar Havari vinte në këmbë dhe gjithmonë i vetmuar.

Shpesh më dukej sikur vinte nga një planet tjetër dhe nuk kishte lidhje hiç fare me shoqërinë ku jetonim. Kisha shumë kënaqësi kur ulesha dhe flisja me atë për politikën, drejtësinë apo çështjet kombëtare. Ishte shumë patriot dhe unë motivohesha përpara çdo proteste nëse e takoja.

Një ditë mora guximin dhe e pyeta për jetën e tij dhe gjëndjen ekonomike ku ndodhej.

Jetonte në vështirësi dhe prej vitesh i pa punë.

Krenar si baba, që rriti një vajzë të mrekullueshme e që tashmë po “çan” dyert e Bashkimit Europian. Prej vitesh e shoqja kujdesej që bashkëshorti i saj komisari i famshëm të mos e ulte kokën në rrugët plot me “ndyrësira” të Tiranës. Çdo mëngjes ajo e hekuroste dhe i jepte 500 lekë të reja, që ai ta pinte kafenë me ujë të gazuar në Sheraton, pikërisht në ishullin “internacional” në mes të  Tiranës.

Realisht ndoshta kishte vetëm 500 lekë në portofol por kokën e mbante lart. U përlota atë mēngjes dhe u largova prej tij pa i rënë në sy sepse nuk doja të lexonte trishtimin në sytë e mi. U largova dhe u ndjeva keq, tek e shihja komisarin të vetmuar mes atij moçali i tejmbushur nga llumi i kombit dhe hijenash diplomatike.

Vinin dhe iknin me dhjetra zyrtar milionerë, por bënin sikur nuk e shikonin komisarin që bëri Elbasanin dhe shumë qytete të flinin natën pa mbyllur me çelës dyert e shtëpive nga siguria!

Ika larg dhe e kuptova që epoka e komisarëve si Mit’hat Havari kishte mbaruar.

Jetoja në kohën e “kaubojsave” ku duhet të armatosesha me dy pistoleta në brez dhe të vetmbrohesha në çdo rrugë apo rrugicë!

Krimi dhe hijenat kishin pushtuar Atdheun tim.

I dashur komisar “Katani”, e di që ti ndodhesh sërish atje tek kareneja i vetmuar dhe askush nuk të sheh. Ndoshta ata qeshin me varfërinë tënde dhe thonë: “Ja ky budallai punoi kaq vite dhe nuk u pasurua”

Ata respektojnë duart e përlyera me gjakun e të tjerëve, por mua s’di pse mu kujtove dhe më mungove miku im.

Aroma e barutit ka qelbur Shqipërinë. Plumbat marrin jetë njerëzve nga Shkodra në Elbasan.

Unë kam shumë mall të vij në Shqipëri dhe të shtrëngoj fort duart e pastra të një komisari. E më pas së bashku të pimē një “kafe të zezë” pa sheqer, por ajo qoftë kafja e funeralit të atyre që varrosën “Shqipërinë e ideale e dhe komisarëve.”

31 komente në “Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar!”

  1. Bert says:

    Ke te drejte Niku,nuk jane njerzit si ty ,qe per nje emrim,kur ishe ne KLD,ti merrje nja 200.000 mije euro.

    1. Marvi says:

      Tamom, shitet si atdhetar I modh, Kur eshte kokrra e sharlatanit.
      Amon kreshnik largohu, Mos shkruaj me, e Mos u merr me politike.

  2. pensionisti says:

    Qe e Mit’hat Havari eshte nje burre fisnik kjo nuk do kallaus si ti ,sepse,ashtu si thot populli,: ” “Fshati qe duket nuk do kallaus”. Po kjo thenie e popullit qendronedhe per ty ,qe je gorrce, per te mos thene ndonje fjale tjeter.

  3. arturo says:

    Prostituta e “ndershme”,Kreshnik Spahiu luan virgjereshën.

  4. Klea says:

    E njollose edhe kte policin o Nik xhepisti. Edhe pse ky polici i pa afte ka qene gjithsesi.

  5. Kete sisstem koke cepash komunist ndertuat ju mender salirat edhe kompania jote e drejtesis..
    Juve ju dukesh diktature kur katanat lyftonin kokcepat qe kane pushtuar Shqiperine.
    Kompanua jote e drejtesis i nxirnit te pa fajshem te gjithe hajdutet e kriminelet qe ju paguanin.
    A e shikon se sa gjyqtar dhe prokuror nuk justifikojne dot pasurine.
    Keta ishin nen drejtimin tend,cfare mund te thuash per keta?
    Kur ishe ne cader me lulushen dije gje per keta?
    Me se jeton andej nga ke shkuar?
    Pse te kane ardhe mendet kaq vone?
    Te jane mbaruar paret qe te kane dhene ata qe i ke lepir ATE.
    Policet e shkrete nuk bejne dot detyren se jeni ju halet qe i pengoni dhe i akuzoni per diktator….

  6. Alumi says:

    Niku jam 100 % dakord me ty se Mithat Havari ishte dhe eshte njeri i ndershem dhe se e meritonte te ishte ne pozicionet ma te larta shteterore. Por pytja qe kam per ty eshte se pse nuk e afrove ne sistemin gjyqesor kur is ne KLD apo siq thote Berti qe te emrohej duhej te paguante 200 mije euro te ti. Te korroptuar ka kudo por ama ne vendet tjera njerzit e pa integritet si ti nuk bejne moral siq beni ju ne shqiperi.

  7. Beno says:

    Hahaha Bert i modh !
    Kur i njeh personalisht keta te politikes por edhe kur bejne rolin e patriotit sikur ky Niku i ish KLD te vjen te vjellesh,
    dhe keta fytyra te ndyra kane guximin te shkruajne per njeriun e ndershem.
    E njohim ndershmerine dhe ja dime sukseset e komisar Havarit por te lutem mos ja felliq figuren duke shkruar ky soji yt per te.

  8. Pusher says:

    Ri ke rrjedhur o zi. Ben cben dhe dhe fillon shkruan ndonje leter per te vdekur e per te gjalle. Pastaj le mos flasim per patetizmin ne hipokrizine tende…

  9. “U përlota atë mēngjes dhe u largova prej tij pa i rënë në sy...” says:

    Mitatit mos i qaj hallin, ai qe ska leke spi kafe tek Sherraton…
    Pervec gruas jane kujdes edhe vellezerit qe jane denuar per droge ne Itali…
    Ti bej qef me dashnoren ne Europe, dhe bej ndonje shkrim k… i si ky.

  10. dardan says:

    Ky Kreshnik laraska kujton se vjen nga Marsi e nuk e dine njerezit se ishte ai qe ndihmoi sistemn e drejtesise krminale si Kryetar i KLD se, qe themeloi sistemin e drejtesise me gjykatesa fallco te shkolles se Plepave dhe beri qe te sabotohej prej tyre puna e Kryepoliceve te ndershem duke liruar kriminelet. Na mallengjeve shume me kete artikull prej sharlatani kufome politike.

  11. Leskovik says:

    Ne shqiptaret kemi humbur sensin e humanizmit,shikojme njeri tjetrin si qener !

    1. Filani says:

      wow,s’kam absolutisht c’te shtoj
      bravo

  12. 'hati says:

    Mit’hati me apostrof ka qene kopuk kur ishte drejtor, e kishte dentisten si gruan e dyte, pra, meqe po flisni per meritat e Mit’hatit me apostrof

  13. Penalty says:

    Shkrim me se medioker.Havari koqevari i denuari per vdhjedhje ne kombinat metalurgjk ,dhe Kreshniku qe ja nguli dy vjetersira Te epokes demokratike .Zhulsa bythelepirasa ,

  14. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mire mer ti, ky Mithati nuk paska leke, po e shoqja qe i jepka nje 5000she cdo mengjez i paska te pakten 150000 ne muaj vetem per kafet e Mithatit. Nejse, ky Mithati qe thua ti, ka qene nje derro katili, qe merrte para te njome e te thate e s’pyeste per ligj, ky or ti per nje dege te shtremet digjte gjithe pyllin, keshtu qe edhe shume lavdi mos i jepni se i ka edhe ky njollat e zzeza te vetat.

    1. shqipe says:

      Mitati nuk eshte ai qe mendoni ju o xhuxhumak,por fakti qe per te ka shkruar nje palaço si K… Spathia,te ben te mendosh keq.
      Une e kam patriot dhe si i till e njoh mire komisarin,qe apsolutisht nuk ngjane me komisaret e sali gjirizit.apo dhe leta komisaret e e sotem…

  15. XheJ eN Bi says:

    Kreshnik Spahiu….shumë hipokrizi dhe mbi normën.
    Do pëlqenim më shumë dhe do ta pranonim të flisje për veten se do na kujtohej Fuat Boçi ” doni më për Belulin ” .
    Po ti që je pjesë e atij sistemi ,që e rënuat Shqipërinë ke guximim të shkruash për Mit’hatin e ndershëm.
    Po ta lexojë Mit’hati shktimin tënd do t’i vijë turp ,megjithëse ti e lavdëron.
    Paç faqen e zezë dhe mos ofendo më njerzit e ndershëm…bastard….

  16. Curro Jimenes says:

    Hahaha Mitati ishte dhe eshte nje koqe kandari. Nje delirant deri ne psikopati. Nje cope hajduti i kohes se komunizmit qe ne te gjitha postet qe mori me vone ia luajti nenen korrupsionit. Te tregojne firmat e ndertimit se si ua vinte gjobat ky birbua. Vetem nje rrote k*ri si Kreshniku mund te lavderoje kete cope mishi me dy sy

    1. shqipe says:

      Shpif,shpif o currua i currufepsur… shpif se diç do mbetet dhe per sali gjirizin dhe per lulash m,stërr… mutin,shpif…

  17. POPULLI says:

    GOMAR TI E GOMAR AI ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  18. Tani says:

    Mithat Havari eshte nje vagabond, nje ordiner,nje pervers qe te gjithe e njohin mire. Nje njeri i pa shkolle, pa arsimimin e duhur,nje mekanik hajdut ordiner ne uzinen e celikut qe nje dite na u gdhi shef policie, ky ishte dhe eshte fytyra me e zeze qe mban emrin Mithat Havari, ky ishte sistemi qe ngriti Sali Berisha, eshte nje psikopat i dekompensuar.

  19. koki says:

    Zoti Havari eshte nje intelektual me intergritet, trim, dhe profesionist i shkelqyet per njerzit e tille nuk i do sanje qeveri…..

  20. fteri says:

    Kjo është industria e zbavitjes e ishë njerzve të drejtësisë që ka braktisur vendin , ishë n/kryetar i KLD që e kalbi në korrupsion ,por dhe u pasurua si sheik për vete .Nuk ka njeri më të keq se ky ,më ka ndodhur ti drejtohem Kreshnikut për ta takuar për një shkelje flagrante të gjykatësve me pasojë vdekje ,duke menduar se do ta zgjidhte hallin që kisha ,por jo ,pas 20 kërkesave ,më ndaloi një punonjëse dhe më tha mos u lodhë të kam në vend të babajtë ,ai nuk të takon kurrë,dhe nga ky sharlatan u largova për të mos e takuar kurrë ,mora vetëm urrejtjen që e ruaj akoma sot në zemër ,se është njeriu më i korruptuar e shumë negativ mbi dhe,kërkon të dëfrehet me rendin e policinë ,pse jo edhe me Havardin .është një katastrofë shtazore .

    Kurse Havari është vërtet një kuadro i devotshëm ,ishë komisar i pa lodhur ,rezultativë në punë si komisar ,ai diti të luftoi krimin në kohë të vështirë dhe pati rezultate.

  21. Garipi says:

    Mos u nxitoni njerez. Mithat Mit’hat Havjari eshte njeri ordiner por nga ata qe nuk ka kandar ti peshoje. Pyesni per bemat e tij ne drejtorine e policise se Beratit? Me ahahaaaa e hihihii, me sokellima qe vinin nga brenda zyres se tij…Fred gazetari i kate regjistruara ato dhe jund tu flase gjere e gjate se si policat vinin veshin tek porta e zyres dhe pergjonin.

  22. Boja flokeve te Nikut ! says:

    Se kush eshte Kreshnik “Martini” besoj, qe komentuesit kishin shprehur mendimin unanimisht dhe i bashkohem mendimit, duke nenvizuar edhe nje here : pragun ku ta kesh o Kreshnik !

    E dyta, teoria gjeometrike, qe tenxherja gjen kapakun, ka marre forme dhe jete ne takimet dhe shoqerizimet e ketyre dy tipave ( intelektu-analeve) te cilet ne te menduarin dhe punuarin kane qene ne perputhje te plote, si nga paaftesia por edhe grykesia.

    Pastaj sesa trim, profesionist ka qene Havjari, mjafton te pyesesh pak andej policia, dhe mbaj parasysh ate fjalen, mos e ngacmo mutin me shkop, se vjen ere.

    Tani si perfundim, futi nje karaboje o Kreshnik transi se te ka ik ngjyra flokeve, kur thone andej nga veriu, dhe mbylle ate halene se qelbe dynjane o pleraxhi !

  23. Nebi Halipaj says:

    Te nderuar komentues.
    Me gjith respektin qe kam dhe duhet te kem per te gjithe ata qe komentojne qofte edhe me fjalet banale sipas orekseve te gjithkujt ne perpjekje per te shprehur ate qe ndjen ne vetvete.
    Une desha te beja shere opinionin ne lidhje me Z Havari pa abuzuar ne fjalor dhe pa mohuar autoritetin e tij personal,por kam shume rezerva per te shprehur dhe dhene vleresim si nje komisar me duar te pastera!!!!!?????? dinjitoz,dhe si nje kryepolic I pa afte dhe I pa edukuar qe edhe sot po ta pyesesh per policine ai nuk e di se cfar eshte policia,ligjet qe normojne punen e policise dhe proformance e kryepolicit, Z Havari ishte nje MILITANT partiak I verber qe duke mbyllur syte turrej dhe bente ate qe I thoshte partia e tij ajo Demokratike, Z Havari nuk ishte kerkush qe te perfaqesonte graden dhe policine e shtetit pasi qe nga momenti qe ai kish statusin militant ishte rrezuar titulli polic!!!!!!
    Nuk Jane gjynahet e tija por te forcave politike qe mbeshtesnin pislliqet e tyre tek militantet kokeshkrete qe perpiqeshin te dukeshin si dore e forte .
    Nder shume emrave me pseudonimet Katana qe abuzuan dhe degraduar policine e shtetit du ke u vene ne sherbim te politikes dhe krimit dhe jo ne funksion te lihjit she demokracise.
    Te gjitha keta tipa qe lane burgjet she ashtu trutheare politika I shfrytezoi dhe hodhi ne vendin qe atyre u takon, ata ndeshkuan dhe ndyne ne menyren me bastarde deri dhe kriminale figuren e policit.
    Shpresojme qe te mos ngacmohemi me figura she monstra te tilla si z Havari.
    Respekte per komentuesit.

  24. drini says:

    Edhe nuk ka leke dhe kafen e pi ne heraton 5000 leke Kesaj i thone cithone? Mentalitet i kohes babaqemo allashqiptarce. Dhi e zgjebosur bishtin perpjete thote populli

  25. Martin says:

    O kreshnik, te shpelafte muti Shalen ty, bashes, mones e sales. Ik pirdhu. Palaco.

  26. Miti says:

    Niku ka dasht me thane qe ka edhe kriminel te mire qe vleresojne te varfnit si Havari,ku nji nga ata thote Kreshi jam edhe une!Ndaj or njerez mendoni rishtas per mue edhe nji here !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje