Nga Zija Çela
Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kushtin që i vura vetes.
Edhe sikur të më fishkëllenin, do të thosha çfarë mendoja unë dhe jo çfarë donte veshi i tjetërkujt. Ky fragment vjen menjëherë pasi rrëfeva se si dikur i pata trokitur në zyrë shokut Xhelil Gjoni për t’i kërkuar dorëheqjen.
“Nuk do të ngurroja sot për të trokitur edhe në Kryeministri apo në selinë e PD-së (për ndonjë dorëheqje) nëse, për të thënë të vërtetën, nuk do të ishim në situata politike krejt të ndryshme, të pangjashme njëra me tjetrën. Mirëpo ja që ju, megjithatë, ia kërkoni dorëheqjen zotit Rama, ia kërkoni në mënyrë të përsëritur e me ngulm. Madje, lideri i opozitës, zoti Basha, e fton Kryeministrin në takim me dorëheqjen e firmosur.
Nuk marr përsipër tërë analizën e këtij momenti, veçse po heq ndonjë vizë paralele. Atëherë, përse do të bëhej takimi me një njeri të zhveshur nga pushteti, një njeri që nuk ka më tagër për asgjë? Me cilin do të bisedonte zoti Basha? Kryeopozitari nuk është Hamleti dhe as Kryeministri nuk mund të shndërrohet në fantazmën e mbretit, sepse dialogë të këtilla mund të ndodhin vetëm në teatër, si në tragjedinë e Shekspirit”.
“E di se prej entuziazmit vullnetar, ka gjasa që ju do të më kundërshtoni për krahun tjetër, por vërejtja bëhet më e moralshme kur njeriun, të cilit ia drejton, e ke të pranishëm.
Zoti Basha, a mund të përdoren edhe forma të tjera, pa e çuar deri në rraskapitje lodhjen e përditshme dhe monotoninë taksative të çadrës? Unë e di se në çadra e në shpella kanë hyrë edhe filozofë të shquar.
Por kanë hyrë për të medituar përkohësisht dhe pa marrë popull me vete. Kam drojën se forcat politike, të shtyra nga precedentët përsëritës, do ta kthejnë në zakon gjatë së ardhmes mbajtjen e kokës në thes, kur kemi nevojë për më shumë hapësirë dhe ajër të freskët.
Prandaj, uroj që si mjet, qoftë çadra e fundit në kryeqytetin tonë, ndërsa kurrë mos u ardhtë fundi protestave të qytetarëve të lirë, sa herë që liritë u shkelën.
Është përgjegjësia e kësaj klase politike që të kemi më shumë dritë, sesa tym. Dhe do të jetë e pafalshme nëse edhe Parlamenti i ri do të ketë më pak mendje e më shumë bark. Korbat hanë cofëtina, mos i lini t’i përdorin sqepat e kthetrat kriminelët me mandat, sepse cubat hanë popullin e tyre”.
Dhe ai takim u bë. Ndër të tjera, zoti Basha i hoqi Kryeministrit mëkatet e ministrive më të kritikuara, duke e marrë opozita drejtimin e tyre, pra edhe kryqin mbi kurriz. Mjeshtri Rama u tregua ”bujar”, duke qenë i sigurt tek epërsia e tregut të zi, atij të blerjes së votave në terren. Por tashmë të gjitha këto dihen.
Nuk dihej vetëm fakti se çfarë atëherë po linim mbrapa, do ta gjenim sërish përpara. Veçse, kësaj here, në të kundërtën e saj.
Sot, Parlamenti është kthyer në çadër. Sot, në atë çadër është ngujuar pozita. Por, si durojnë, mor aman, me kokën në thes e gjynahet në shpinë?! Mblidhen në rrethim, si t’u kenë vënë sytë perde. Mblidhen e flasin, kapardisen dhe marrin vendime. Po me kë flasin, me kë debatojnë, me kë ndahen në Pro e Kundër?!
Me fantazmat e opozitës, që enden në atë sallë. Shëmbëllimet kanë mbetur aty, sepse opozita që ka përfaqësimin politik, ndodhet në sheshet e protestave me elektoratin e saj. Ajo i ka flakur mandatet, i ka bërë nul. E kështu, pozita ka mbetur përballë nulit përballë hiçit, përballë mospërfaqësimit real. Kjo është më tepër se drobitje e rraskapitje, është asgjësim i pluralizmit në demokraci.
Zoti Rama e ka përmendur disa herë Ronaldon, futbollistin e famshëm. Përfytyroni një ndeshje derbi mes Juves e Milanit, ose Barcelonës e Realit. Për arsye të dukshme në fushë, njëri nga ekipet e ndërpret lojën. Çfarë ndodh më pas? A do të guxojë arbitri t’u thotë lojtarëve të stolit që ta vazhdojnë lojën?!
Këta lojtarë të rezervës vërtet janë të federuar, pra, ekzistojnë në listë, por asnjëri prej tyre nuk mund ta shkelë fushën pa autorizimin e trajnerit, që përfaqëson vullnetin e ekipit, të klubit dhe të sportdashësve të tij. Kur dëgjon ndonjë nga deputetët e rezervës të shprehet, “po, e mora mandatin, sepse s’mund të tradhtoj votat e atyre që më kanë zgjedhur”, ndien neveri personaliteti. Ata nuk janë votuar, prandaj dhe nuk janë mandatuar në kohë. Po ta kishin marrë mandatin në kohën e zgjedhjeve, edhe pse jo krejt e arsyetuar në këtë rast, sidoqoftë do të gëzonin njëfarë pavarësie për vendimin individual. Shkurt, sido që të votojnë, të ngjallin trishtim, sepse të kujtojnë manekinët e vitrinave kur mbesin picillak.
Por, Zot na ruaj nga përfytyrime më agresive! Bie fjala, përfytyroni Kryeministrin tonë në bisedime me Kryeministrin e një vendi tjetër. Nga mospajtimi, befas ky yni i ndërpret bisedimet dhe ngrihet nga tryeza. Pastaj merr vesh se ata që ka pasur pas shpinës, pra, plotësuesit e ekipit që ka marrë me vete, i kanë vazhduar bisedimet në kokë të tyre, madje kanë marrë edhe vendime, pa asnjë tagër përfaqësimi.
Askush të mos trembet as brenda, as jashtë. Te ne nuk ka shenja për destabilitetin e vendit. Pritet vetëm vendimi politik i pozitës. Mos i duhet ca kohë? Kohë për të përfunduar çfarë ka mbetur nga Reforma në Drejtësi?
Ndoshta. Mirëpo, çfarëdo të vendoset për këtë reformë, ka për të qenë e kontestuar nga pala tjetër.
As pozita dhe as opozita nuk mund ta mundin njëra-tjetrën, duke ruajtur pozicionet e ngurta që kanë zënë sot. Zgjidhja e ngërçit ka vetëm një perspektivë, zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Dhe nuk do të ketë bisedime, por negociata. Ndërkombëtarët do të bëhen gjithnjë e më balancues, pastaj edhe diktues.
Por kur do të dalë ekipi i PS-së nga çadra me kolltukë? Ky vendim u takon forumeve të saj. E rëndësishme është që kur ta kemi kapërcyer këtë krizë, kurrë më të mos na dalë përpara çfarëdo të lëmë mbrapa.
E prandaj, për të shmangur shtysat e precedentit, në Kodin Zgjedhor mund të shtohet një nen për të ardhmen: Forca politike që djeg mandatet në zgjedhjet pasuese hyn me minus 20 vende në Parlament.
Mirëpo, jemi larg kësaj së ardhme. Çështja janë zgjedhjet e parakohshme të kësaj radhe.
Po sikur, pas marrëveshjeve për zgjedhjet e pritshme, për rezultatin të kemi përsëri ankesa, pendesa, ulërima, vjedhje të votave?! Nëse ndodh kështu, atëherë në të s’ëmës të shkojë PD-ja, në të s’ëmës PS-ja, në të s’ëmës LSI-ja, në të s’ëmës politika shqiptare me gjithë Shqipërinë qyqare!(panorama)
ike ore torollak i lulushit! gjoja edhe anal-ist ti. do te futesh ne pellgun e lulush shurres dhe saliqelb serbit gjitheke tjeter!
ore torollak, mos u bej fshese e qelbesirave te saliqelb serbit. shqiptaret nuk i hane me keto. ora e burgut po afron.
Per PS/ PD/LSI dhe Ramaxhinjte e Hajdaret qe i mbajne gjalle keto – nuk bie rrufeja ne hale!
Krahasimet nuk qendrojne,per me teper kur behet nga nje shkrimtare .O zoteri politika nuk eshte lertsi artistike ku mund te cfenosh fantazine.Ik o zija se je i indoktrinuar.
Të lumtë jan që të dyja palët shkerdhate sa s’ka më ku të vejë,mut PS e kamë PD!
Të lumtë jan që të dyja palët shkerdhate sa s’ka më ku të vejë,mut PS e kakë PD!
Po ti ku do shkosh, ti ke qene dhe je militant i PD , sa per dijeni PD kerkoj te filloj lojen nga fillimi pasi rezultati ishte 3 mme 0 per PS, tashti te presi ndeshjen e rradhes ose ne te semes me gjithe tifozat e soj .PS ska pune me kete.
Po ti qe na ban si i zgjuar a mendon qe opozite duhet te beje vetem pd e lsi.Gjitkush ne demokraci mund te beje opozite e te krijoje nje parti qe te jete shume ma e besushme per popullin.Dihet qe ne çdo vend demokratik rreth 60 % e popullsise nuk jane te kenaqur me qeverisjen mbas 6 muajsh,prandaj pd lsi duhet te dalin prej trafikut se kane qene,jane e do te jene gjithmone destabilizuese per shqiperine e ti lirojne vendin te tjereve.
Aman ore tema se ulni veten me keto botime…amon ore!
Nuk e njoh kete ” kryintelektualin” por po i e ju bej nje pyetje te thjeshte.
Ne ke vend te botes parlamente na qenka “çader mbrojtse”?
Tani qe shkruajta se çfare ka thene ky,me lind e drejta ti them se eshte kryetopia i ketij vendi.
Ka idotesi me te madhe se te thuash se parlamenti na qenka cader mbrojse????
Ma shpifet mbazditen o tema!
Në futboll kur ekipi kundërshtar largohet nga ndeshja, ekipi tjetër fiton në tavolinë 3-0, z.Çela. Edhe në luftë humbet kush dorëzohet/largohet. Një pyetje : pse gjithmonë PS-ja duhet të tregohet tolerante ? Në 2009 kur PD ishte në pushtet e PS jashtë parlamentit se luftonte për hapjen e kutive të votimit, (që Arben Ristani (kryetar i KQZ-së) me urdhër të Berishës i dogji në periferinë e Tiranës), Sali Berisha deklaronte që parlamenti ishte legjitim edhe me 71 vota e do të vazhdonte edhe 20 vjet të tjera në pushtet pa opozitën në parlament (intervistë tek Opinion). Kur të vij PD-ja në pushtet le të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse do
Foli dhe ky muti. Fytyre e poshter dhe njeri i nyte, ndaj dhe e denoi edhe zoti.
“Analizë” sempliste, miopi intelektuale, njëri që nuk mer vesh fare nga politika. Tregon se i ka të mpira trut fare. Një njeri i tillë ska pse të.meret në konsideratë sot megjithëse në një kohë ka gëzuar respekt si shkrimtar.
Ore qenke edhe artist ti! Me duket se nuk ke haber nga demokracia perëndimore. Nese populli ka votuar Ramen, çfarë te.semes doni te gjithe ju. Ju përsëri përfaqësoni opozitën. Nese doni te merrni pushtetin, krijoni programin dhe nëse populli unë beson, do të fitoni. Akoma nuk e kuptoni ju qe ne demokraci nuk ka qeveri tranzicioni apo qeveri teknike. Edhe ndërkombëtarët janë lodhur me ju Shqiptaret! O Koqe shkrimtar apo artist, unë jetoj ne SHBA prej 35 vitesh dhe nuk kam parë qeveri teknike apo tranzcioni! Ju Shqiptaret doni pushtet me zor dhe ta mbani Shqipërine gjithmonë në tranzcion. Paskemirë qenë fare e keqe që nuk meritoni te jeni ne Europe.
…paske qene kot fare o Zija Cela.
Te kam ditur per burre te mire, por na tregove “heroizmat”e se shkuares dhe trimerite e sotme
Pse po i tregon kaq vone, nuk i vlejne njeriu.
…ka njerez akoma si Belul Gjeraqina…
Prape varianti “futi te gjithe ne nje thes”. Logjike kacurrele berishiane, nuk ka argumente te mbroje veten po do ti beje te gjithe si vetja.
Ik o Zija ne te sateme se sipas teorise tende as ti nuk je me i mire.
O zija cela, po mire more shkrimtar I madh! Te shkrimi yt,ti ke mare shembuj dhe ke gjykuar vetem Ramen dhe ps. Po mire ta zeme o shkrimtar Nobelist,u bene zgjedhje te parakohshme sic ta do ty zemra,dhe fitoi partia jote e zemres,dmth pd, ok deri ktu, sikur ti teket Rames dhe ps mbas 6 muajsh dhe merr vesh se ( sebet si I pd sot) jane blere 1000 vota,dhe o burra djeg mandatet.ca mutin do behet o shkrimtar leshi?
O militant I ndyre?
Kur ben keshtu analizash dhe do te tregohesh I “ pavarur “ meri dhe analizoji te dyja palet o shkrimtar nobelist.
Ndigjo ti Zija. Ty te eshte mbushur mendja se e ke te drejten tu japesh mend te tjereve.
E ke gabim. Ti je ne konflikt te rende interesi. Ne radhe te pare sepse je i afirmuar si nje militant i PD-se.
Si shembull ke ate fjalimin tend ne cader. Ti shkove per ta ndihmuar cadren. Shkove qe te shenohej se ne cader erdhi edhe nje shkrimtar. Vetem kaq.
Ndersa sot, ti i sulesh Rames e PS. Ti enderron zgjedhje te parakoiheshme. Kush je ti qe jep keto mendje dhe ne se nuk u beka sic thua ti u dashka qe edhe PS te shkoje ne te semes.
Jo mor Zotni. Une te njoh mire cfar malli je. Ti e ke aftesine, duke u hequr si qyqar sikur te dhembin shume hallet e popullit, po ta them une se ti je nje militant teper i eger, me i eger se Fahri Balliu.
Sipas teje, edhe neser, ne se nje parti nuk eshte dakord me Kryeministrin e radhes, te dorezojne mandatet dhe te behen zgjedhje te reja.
Kjo nuk ka per te ndodhur kurre.
Te gjith nderkombetaret, me ne krye ShBA dhe BE e kane quajtur antidemokratike dorezimin e mandateve nga opozita. Mbas kesaj cdo gje tjeter eshte pa vlere.
Tashti e kam me ty, po te pyes:
– a ke thene ndonje fjale ku u vodhen votat nga partia yte ne 1996-ten?
– a ke thane ndonje fjale per kataklizmen qe shkaktoi krimi shteteror te 1997-tes?
– a ke thane ndonje fjale per grushtin e shtetit te 1998-tes?
– a ke thane ndonje fjale per krimin e Gerdecit ku u poqen e u shkrumbuan 28 femije, gra, pleq e burra e u plagosen 300 te tjere?
– a ke thane ndonje fjale per vrasjet e 21 Janarit?
– a i ke thene ndonje fjale te mire Edi Rames qe shmangu ne 2013 katastrofen financiare qe shefat e tuej e pergatiten ketij vendi?
– makare e fundit, a e falenderove Edi Ramen qe mbylli te gjitha pikat e kumarit, pika qe i kishte ngritur me vakt e me kohe partia yte dhe se pronaret e tyre ishin te gjithe militante te PD?
Nuk ke thene asgje.
Atehere do ishte e udhes qe te heshtje edhe kete rast.
Zija Cela, shih bej ndonje gje te mire se je pleqeri dhe kur te shkojme “ATJE” nuk te pyet kush sa libra ke bere por sa te mira ke bere.
Zoti Zija po ben me hile…
Je mundu me e lidh me futbollin por me sa duket nuk i njeh edhe lojen e futbollit….
Pasi ti je fut ne cader me lulin e shpellaret e tjer(ishte edhe kreshniku) dhe lojen se fituat megjithese kishit albitrat per vedi ,edhe pas 2 vjetesh na thoni te kontrollojme sistemin VAR dhe doni te anulloni ndeshjen…..
Po nuk ju doli fitorja edhe kete radhe atehere ne djall cdo parti dhe cdo gje…..
Ik o Zija bej ndonje liber artistik se nuk ke qullos asgje se nuk fitohet loja me rregullat e saliut te shpelles se populli e njohu tash e 30 vjet.
Dhe po shikojme edhe lojen me antikomunista dhe me bllokmen qe duken shume te varfer ne krahasim me saliun ilirin e co.
Do beje mire te na tregoje se si kane ber gjith ato pasuri;si e mbajten cadren si i perballojne shpenzimet e mitingjeve dhe tu japin edhe amerikaneve per lobime…
Keto na i sqao si i shoku lulushes…….
Ne te semes edhe ti o fytyr zi ,O kocka lepires pa shtylle kurrizore .Njerz pelivane si ty dhe di Kaci i zi e marrinene qsfe ate popull .NE te SEMES ti e gjithe shpirtezinjte si ty
Ore zija, ke qene dhe antar i partise se punes ti, prandaj militon inkonjito te pd. Te takon ne fakt, se dhe ngjyra e fytyres tende asaj partie i takon. Ne futboll nderimet kur behen me rezervat behen se titullatet aq jane, ndersa lideri i partise nuk eshe trajner se ai nuk luan, por kapiten or zija. Nuk i di te gjitha ti se qe shkruesh tregime nuk fo te thote se e je i ditur, tung
Cfare ka shkuar mire apo keq ne vitet e tranzicionit ka emerues te perbashket paaftesine e shoqerise te jetoj ne menyre te organizuar,te kete shtet te se drejtes e tj…Meriten per kete e ka Berisha qe paralizoi me qellim proceset demokratike dhe nje fund te jetes dhe karieres se tij politike i dha goditjen e fundit demokracise duke u larguar nga Parlamenti se bashku me mashen e tij Bashen .Km punon qe te funksionoj shteti duke mos rene nje gracken e anarkise dhe kaosit ,qe do te ishte shanci me I mire per te fshehur aferat dhe pasurite e paligjshme shumica e politike beresve.Basha e komp paguhen te bejne opoziten ne parlament; ne se kane problem per skandale qeveritare duhet ti cojne provat organeve te drejtesise apo me tutje ne gjykaten europiane (me prespektiven europiane te vendit)ne se vertet kane vullnet te bejne shtet.Basha ,per interesin e tij personal,me makinacione .rrembeu te drejten e perfitimit te 15 millionave,pra duket se e di shtegun per nje gjykaten europiane nuk ka leverdi dhe pjekurine e duhur per te punuar me mjete demokratike.Ne rremujen e ngjarjeve akoma dhe z.Ruci qe nje lloj si Berisha e kane piknisjen nga regjimi I kaluar.duket serioz ,i ndershm mbasi nuk mashtroi dhe u shtir si dikush tjeter sic beri Berisha !Shoresoj te kete evoluar dhe pershtatur me ideoligjine e kohen se re…
Zijaja prej shkodret harron se po iku lojtari nga fusha denohet me disa ndeshje….
Po iku skuadra nga ndeshja denohet me renie nga kategoria dhe me gjobe e sk fiton 3 me 0.
Pyet ata te bathores per kamzen e zhelalit tend mor burr
Zotëri shkrimtar ke bere analizën me të qelbur te jetës. Sado politik të jetë njeriu mban një ekuilibër kur injeh ligjet ju nuk njihni asnjë ligj dhe me të drejtë mund të të them qenke shitur, sa e ke shitur shpirtin e di ti. Shumë lexues do flakin gjithçka tenden. Bën vaki ngrihesh por edhe bije ke rene.
Nivel I ulet analize..
Pra le te bejme zgjedhje (sic) qe te shkojme ne te semes. Une jam dakord qe situata eshte alarmante por kete lloj gomarlleku qe te leshosh mandatet nuk ka burre nene qe ta zgjidhe se kete lloj varianti do ta kete ne kurriz Shqiperia gjithmone ne te ardhmen. Nuk ka zgjidhje me keto artifica alla shqiptare. Rruga e zgjedhur duhet ndjekur vetem sic e percaktojne miqte nderkombetare ska zgjidhje tjeter
Gjithe kjo histori bazohet ne paralelizma te gabuara.
1. Kur Rama thote qe nuk mund te kerkoje skuadra kundershtare perjashtimin e Ronaldos (dmth PD perjashtimin e kreut te PS Ramen) kjo nuk dmth se politika ka te njejtat rregulla me sportin:ngjashmeria ndalon ketu. Ky krahesim vlen per ta kuptuar edhe nje mendje mediokre absurditetin e perjashtimit te Rames.
2. Sic mund ta kuptoje lehte Zijai, parlamenti nuk eshte arene ndeshjeje sportive. Shumica perfaqeson nje shumice elektorale njerezish dhe qeveris, kurse pakica perfaqeson nje pakice elektorale me mision kritike konstruktive te ligjeve. Nqs argumentat e pakices me debat nuk bindin shumicen per te korregjuar projekt ligjet dhe menyren e qeverisjes ( debati si e vetmja ngjashmeri me nje ndeshje sportive), ne nje perspektive 4 vjecare mund te bindin elektoratin per te krijuar shumicen e zgjedhesve ne favor te tyre.
3. Si rezultat, ben debat kundershtari politik apo jo (ne parlament apo ne shtyp), kjo nuk e pakeson detyrimin e shumices per te qeverisur. Nqs opozita zgjedh te dale jashte parlamentit, kjo nuk dmth se shumica mund te beje te njejten gje.
4. Kurse krahesimet e tjera te Zijait jane supozime qe mund te diskutohen ne vitin e pare te nje dege juridike per te mesuar studentet nocionin e sofizvave
Ore shkrimtar! I varfer ne mendimie te lejhet por i varfer edhe ne fjalor kjo nuk te lejohet.
E dija për njëri të mënçur këtë Zija Çelën, po ky qënka idiot komplet. Po pse ore Zija që ço e shet lëkurën batjava, si thua ti, vallen e Saliut e të Monës e Lulit do hedhi Edi, se kështu ia do qejfi dhe interesi atyre hallexhinjve që janë për burg, dhe janë gati të bëjnë gjithçka, edhe ti vënë zjarrin Shqipërisë, vetëm të shpëtojnë lëkurën?!!! E si bëhet kjo? E di Sala! Duke bërë gjithçka që të shtyhet pambarimisht reforma në drejtësi. Ik ore Zija se na dole edhe ti legen. Ju jeni të mënçur vetëm, gjithë bota që mendon ndryshe nga ty e Saliu janë budallenj ata! Apo i ka blerë Edi ata?! Turp si nuk keni, pa mirë mënd që s’keni?!
Ti more zoti shkrimtar nuk mund te veshe barazine e PS me PdE lsi
PS ka fituar zgjedhjet qe u organizuan e kontrolluan nga Pd qe kish gjysmen e qeverise
Ky humbamenua yt e bashke me ju te cadres mos kujtohet pas dy vjetesh te kontestoje ate qe beri vete Ps e qeveria mund te kene te mete ,por nuk kane humbur shumicen Pd e lsi u shkermoqen e se u mori koka ere atyre duhet te beje leshime shumica??!! Ne cfar demokracie eshte pare kjo??!!Ne vend qe ju gjoja si te ditur ne vend qe te kritikoni rrugen e pashembullt qe ndjek pd e lsi qe sot nuk dine ku jane ju quani te njejte cadren me parlamentin sot Jooooo nuk eshte njelloj Basha palluqe nuk ka kellqe te fitoje e kerkon prap pushtet ne tavoline Nje here thote populli mund te kaloje mbi mustaqet jo me shume se behet rruge Meso te shkruash realisht
Thjesht Idiot
Sinqerisht nuk mundem ti ve nje emer:
“Shkodraneve te kultures, te dijes, te artit, te atdhetarizmes, – çfare tru gomari ju ka hedhur nje skizofren si Berisha?”
te gjitha krahasimet nuk shkojne, mos trego se nuk marke vesh dhe nga sporti,dhe me logjiken e shkrimit tuaj, shume mire mund te merrje dhe kete pergjigje: ne te semes partite dhe ne p…te sateme dhe ti me tifozllekun tat per pd!
O Zija! Po edhe ti o i zi??
Me falni kot po pyes cfar e ka Zana Celen ky palla zija cela?
Pse nuk shkon vete ne te sateme o Zake?Mbase gjen edhe bishtin e cadres se Lulit aty brenda.
Ky thote vafshin ne te semes se eshte i irrituar nga qe lopes qe ai mjel i jane thare gjinjte, pra PD s. Po PPSh- në dihet qe e shfrytezoi sa e shfrytezoi. Me nje fjale nje biçim interesaxhiu qe si digjet shume per popull dhe atdhe.
Hartim per tetevjecaren me teme :Futja kot se e merr plot.
Thjesht i kan rën trut nga koka dhe i kan shkuar në b…. ,prandaj qelben ashtu.
Me keto që shkruan ti,shkofshe vete në të sateme!
Pervec nivelit te ulet intelektual te permbajtjes se shkrimit ( kur behet fjale per nje shkrimtar ne moshe te trete ), te bije ne sy edhe partizanlleku i z. Cela. Meqe ky shkrimtar rreket te beje krahasimin e gjendjes se sotme politike me nje ndeshje futbolli ku njera skuader e le ndeshjen dhe iken nga fusha e lojes, me duhet t’i them shkrimtarit filozof se ne keto raste ekziston nje Rregullore e FIFA-s sipas se ciles skuadra qe vazhdon qendrimin ne fushe e fiton ndeshjen aforfeit 3:0 dhe skuadra qe largohet e humbet ndeshjen si dhe denohet nga federata e futbollit. Kjo gje po iu ndodh edhe ” skuadrave politike ” te Shqiperise sot. Ne vend qe, si burre i pjekur, t’i besh thgirrje opozites ( qe e ke kaq per zemer ) t’i lere keto artifice te sterperseritura dhe te mos prishe normalitetin politik qe demton Shqiperine, ti zoteri kerkon zgjedhje te parakoheshme vetem e vetem pse ” skuadra jote ” nuk mund t’i fitoje ato nepermjet normalitetit politik dhe demokratik.
Ore ti mik, qysh thua ” në të sëmës shkofshin”? Vallahi, na e dashke shumë të mirën zotrote! Po vajtja e tyre “në të sëmës” do të thotë rikrijim i PPSH-së., or i uruar i perëndisë. Apo e ka gabim xhaxhai? Aman, or ti, aman or të keqen! Ç’borxh të kemi or vëlla, që përpiqesh të na kallësh datën…
Fillova ta lexoj me vemendje…e po thash..shyqyr qe e kuptoj dhe Zijaji..,(respekt. per letersine,) ..por kur arrita te arbitri..nuk munda me..
Dhe pyes Zijain…kush arbiter e ndaloj lojen ..midis Milanit dhe Realit..,,????
Dhe Zijaji me tha..prit te shoh kush me ka derguar shkrimin….se isha duke u marr me Romanin..e radhes… nuk ka faj Zijaji ..se ka dhe emer te veshtire..ndryshe shkruhet..ndryshe…eshte….,,???
Ne te semes edhe ju ,Zija Cela
C’pate qe i vure sterkamsh vetes (sterkembesh-do me korigjoje ti) , o Zija ziu. Ishe mire pa folur, te mbanim per nje fare burri. Tani te mbajne te gjithe per koqe, damke qe nuk do te te hiqet kurre me…
Thjeshte nje krahasim mjeran nga nje person edhe me mjeran.
Ne te semes dhe ti “gazetar” supurdhjak
Pse nuk i botoni të gjithë komentet?