Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka komentuar për publikun Raportin e Departamentit të Shtetit.
Cakaj shprehet se raporti pasqyron një pasqyrë optimiste për vendin.
“Ministria e Punëve të Jashtme ndonëse është përfaqësuesja e interesave të brendshme të vendit nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme. Ndonëse kjo që po bëj nga prizmi diplomatik mund të jetë e pakëshillueshme, por institucionalisht është e domosdoshme”, tha Cakaj.
Sipas tij, raporti është një pasqyre realiste, por edhe inkurajim i madh për reformat e qeverisë.
“Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE. Nuk kemi të bëjmë me mospërmbushje të detyrave, por angazhim e përparim drejt axhendës evropiane. Raporti afirmon se përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, Shqipëria është në moment pozitiv për rezultatet e marra në reformën në drejtësi, pra konfirmon se angazhimi i institucioneve të vendit në situatën aktuale nuk është zgjatim i tranzicionit disa dekadash”, tha ai.(TemA)
Cunaku i Koqoves po flet per hallet e Shqiperise?
Dhe, cfare problemi shihni ju ketu?!
Ta degjojme Caken. Ky eshte i lexuar. Te na hape dhe ne syte. Une per vete s’e dija qe ishte puna keshtu. Ja befte diten 1000 perendia kryeministrit. Me dy e tre te tille si Caka marrim vesh te gjithe se si qendrojne te vertetat. Le te lehin qenerit e opozites. Le ta nxijne realitetin objektiv. C’do te thone tani pas leximit te Cakes? Te mbyllin gojen dhe te turperohen.