Agron Duka: Ambicia ime për bashkinë e Durrësit dhe problemet me krimin

30 Mars 2019, 11:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste foli mbrëmjen e së premteës në emisionin ‘Java në RTSH’ mbi mundësinë e kandidimit të tij në Durrës, protestën e fermerëve dhe perspektivën e saj.

Agron Duka e la të hapur mundësinë e përfshirjes në zgjedhjet lokale ndërsa shtoi se është i gatshëm të sakrifikojë për qytetin e Durrësit, pavarësisht vështirësive që paraqet kjo garë.

Sa i përket ndryshimit të skemës së TVSH-së, kreu i PAA u shpreh se kjo do ta dëmtojë jashtëzakonisht prodhimin vendas dhe mund të jetë një masë e marrë nga lobimet e grupeve specifike të interesit pranë qeverisë.

Duka, i cili më herët e ka paralajmëruar qeverinë disa muaj më parë përmes një letre me 50 pika, u shpreh në në studio se vëmendja ndaj fermerëve ka ardhur duke u zbehur dhe kjo është e dukshme në politikat dhe ligjet që ka kaluar mazhoranca.

Ai tha se kontributi i fshatit në ekonomi ka një peshë serioze, ndërsa shtoi se letra e firmosur nga fermerët nuk mori kurrë përgjigje nga ministritë e linjës.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste shtoi në studion e ‘Java në RTSH’ se vendimi për TVSH-në kaloi pa një konsultë me grupet e interesit dhe kjo ngjall dyshime se lidhet me një lobim.

“Ne kemi nisur një shkresë drejtuar Kryeministrit dhe 6 ministrave. Nga asnjëri nuk kemi marrë një përgjigje. Ajo që është e habitshme është fakti që sot Kryeministri thotë se i zgjidh problemet përmes platformës. Unë nuk e kuptoj çfarë portali kërkon kryeministri teksa ne i drejtohemi me një letër të firmosur nga dhjetëra fermerë dhe nuk marrim një përgjigje” – tha Duka.

Ai solli si shembull një rast ku një importues i fruta perimeve arrin deri në 6 milionë euro blerje në vit, duke shtuar se ky sektor i ekonomisë nuk mund të anashkalohet me indiferencë.

Duka paralajmëroi se protestës së qumështit pritet ti bashkohen të gjithë sektorët e prodhimit në bujqësi dhe blegtori.

Ndërkohë, për analistin Preç Zogaj, ndryshimi i normës së kompensimit  të  fermerëve solli rezultatin që atyre po u mbetet  prodhimi në derë.

“Agropërpunuesit dhe grosistët  nuk kanë leverdi tua marrin prodhimin. Më keq se kaq! Çudia e çudive është  strukja e pashembullt e   përfaqësuesve  të shumicës në Kuvend  dhe në qeveri” – tha Zogaj teksa shtoi se deputetët dhe zyrtarët e lartë  ia hedhin topin njëri tjetrit.

“Askush nuk i del zot ballazi këtij ndrydhimi, si të jetë bërë nga një dorë e fshehtë  prej së cilës dridhen të gjithë” – tha Zogaj.

Në studion e ‘Java në RTSH’, kreu i PAA zbuloi edhe detaje në lidhje me zgjedhjet lokale.

I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli, se nëse ai ka ambicie për Bashkinë Durrës, Duka nuk e përjashtoi dëshirën për të dhënë kontributin e tij.

“Është akoma e hapur mundësia nëse do të ketë zgjedhje apo jo. Megjithatë unë jam njeriu që sakrifikoj dhe kam dëshirë të jap kontributin tim për Durrësin sepse më dhimbset. Problemet që ka Durrësi me krimin, për mua është sakrificë e madhe të garoj. Megjithatë jam i gatshëm nëse kam besimin e koalicionit, dhe nëse zgjedhjet zhvillohen” – tha ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka.

3 komente në “Agron Duka: Ambicia ime për bashkinë e Durrësit dhe problemet me krimin”

  1. une says:

    Duka i krimit thoshte Saliu? Po tani qe jane bere shoke?

  2. Epiriiiiii says:

    Mos eshte ky, Duka i Krimit qe pelliste S.Berisha. Tani seshte me Dukè i Krimit por Aleat i S.Berishes. si nuk kan turp e cip keta njerez por lejohen te Poshterohen keshtu.

  3. Amsterdam says:

    Edhe gerdall plak nuk i ndahesh Durrsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje