“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal që po ndodh me kompaninë “ARMO”. Kristof Darbord, ish-administrator në vitet 2013-2015, në kohën kur rafineria i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm rreth 200 milionë euro, si dhe 400 milionë euro borxhe ndaj OSHEE-së, bashkisë, punëtorëve dhe furnitorëve, është aktualisht “pronar” i kompanisë.
Por, gjatë dy viteve të fundit, kompania ka kaluar disa duar. “Fiks Fare” shfletoi dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se “ARMO” është shoqëri aksionere. Aktualisht, administrator është shtetasi zvicerano-francez, Kristof Darbord. Ky i fundit nuk është i panjohur për “ARMO”-n, pasi ka punuar më parë në këtë kompani.
Sipas dokumenteve, në datën 2 mars 2015 rafineria ka ndryshuar administrator. U largua z. Ervin Gjokutaj dhe u emëruar z. Kristof Darbord. Disa muaj më vonë, në datën 16 tetor, një Zyrë Përmbarimore ka vendosur masën e sekuestros konservative të kompanisë “ARMO”, me përfaqësues pikërisht z. Darbord.
Një muaj më vonë u vendosën sërish dy sekuestro ndaj “ARMO”-s, përsëri me administrator Darbord. Sekuestrot kanë vijuar edhe në shkurt të vitit 2016, ku janë ngrirë të gjitha aksionet e “ARMO”-s. Po ashtu, edhe në muajt qershor-korrik-gusht 2016 janë vendosur urdhra sekuestroje për rafinerinë. Në të gjitha rastet, administrator ka qenë z. Darbord.
Ndërkohë, kompania thelloi detyrimet edhe ndaj organeve shtetërore, ku vetëm në Tatime dëmi ishte rreth 200 milionë euro, pa llogaritur doganat, OSHEE-në, punëtorët, bankat, etj.. Në këtë kohë, rafineria kaloi në disa duar: Banka Credins – Allum Enterprises – Bylis Energji – Tosk Energji. Kompania e fundit që e administron është pikërisht “Tosk Energji”.
“Ai zvicerani ka qenë në prapaskenë, ka qenë pjesë e stafit. Ne kemi pa marrë (paga) nga korriku i 2015-s deri në shtator të 2016-s. Ne kemi hapur gjyq, kanë fituar gjyqe rreth 600 veta”, thotë Kamber Iljazi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të ARMO-s.
He..
Pse tash e merrni vesht sesi jan pasuru zvicerrant ?!
Me ropqira s ka.
Jan skutha me helm.
pse Zicerant e paskan fajin qe eshte Rilindja ne qeveri? apo me mire qe ska eshtet as kur marrin pulat tepsine?
Ku jane keta delenxhinjte e rilindjes
Qe ishin te indinjuar se PD demtoi ministrine e leshit me boje dhe shkaktoi dem shume te madh prej 5 eurosh??????
Dhe pastaj cuditemi se pse timonieri I madh mbas 6 vitesh ne timon nuk arin te mbaroje dot 1 rruge te vetme qe saliu I la rrugeve????
Si eshte me mire qe keto 200 milione euro ketu, 200 millione euro te teatri, 40 milione euro te unaza ca qindra milione euro te shendetesia falas etj etj jane me mire ne xhepin e timonierit apo te behen rruge.
Patjeter qe jane me mire ne xhepin e timonierit!!!!!!
Na rrofsh sa malet o timonier
Edhe “KUJDES ” vertet ky tipi ka disa milione euro energji pa paguar , ama ndonje nga ata puntoret qe nuk ka mare rrogen prej vitesh por nuk I ka paguar dritat per 2 muaj ta kalbesh ne burg qenin.
PS: timonier edhe dicka te fundit mos u shpenzo me sufllaq komente me kete lloj bagetie qe ke mbas vetes, mos I harxho edhe ato leke. Ketu ka kaq shume spiune e legene qe punojne falas sa nuk ka nevoje per shpenzim.
Ka tumor në tru. S’vlen gjë për ne.
Ne cdo vend te botes do ishte arrestuar
Do kete ndodhur ne kohen e PD kjo gje. Ndonje gabim me datat besoj.
Po ju punetoret c beni???…
Po Ervin Gjokutaj ku iku? Si u bekan borxhet keshtu tak-fak per 1 muaj?