“21 Janari” do të rihetohet. Strasburgu zgjidh me marrëveshje padinë e familjarëve të viktimave

29 Mars 2019, 19:58Politika TEMA

Gjykata e Strasburgut shpalli vendimin, duke pranuar marrëveshjen mes 4 familjarëve të protestuesve të vrarë më 21 Janar dhe qeverisë shqiptare, e cila ka marrë përsipër që të rihapë hetimet.

“Paraprakisht ka marrë përsipër të thotë që hetimi dhe gjykimi në këtë çështje nuk është bërë në përputhje me standardet e Konventës.

Si rezultat ka marrë përsipër të paguajë një dëmshpërblim shtesë për këto familje, e gjithashtu ka marrë përsipër të rihapë çështjen e 21 Janarit, për t’i dhënë mundësinë edhe familjarëve që të marrin pjesë në gjykim”, tha Dorian Matlia, avokat i familjarëve.

Po me marrëveshje me shtetin shqiptar është zgjidhur në Strasburg edhe padia e disa prej familjarëve të protestuesit të vrarë, Hekuran Deda. Megjithatë, për këtë rast, hetimet prej më shumë se një viti nuk janë hapur ende.

Qeveria shqiptare iu kishte dhënë fjalën familjarëve të demonstruesit të vrarë, Hekuran Deda, duke nënshkruar një marrëveshje.

Një marrëveshje e cila u konfirmua nga Gjykata e Strasburgut për të rihapur hetimet për 21 Janarin. Në këtë mënyrë, familjari i Hekuran Dedës, i vëllai Zabit Deda iu drejtua Gjykatës së Tiranës duke kërkuar rihapjen e hetimeve, por ai humbi.

“Është paraqitur një ankim në Gjykatën e Apelit, e cila është ende në proces shqyrtimi dhe nuk është dhënë një përgjigje nga kjo gjykatë.

Por kaq! Deri tani, vetëm familjarët kanë bërë veprime, jo organet shtetërore. Unë pres që të paktën me kalimin e pak kohe të bind autoritetet e huaja, komitetin e ministrave, e më tej edhe Gjykatën Europiane që çështjen të vazhdojnë ta zgjidhin ata, sepse ne në Shqipëri nuk paskemi mundësi t’i zgjidhim”, tha më tej Dorian Matlia.

Nga ana tjetër, Gjykata e Strasburgut nuk është shprehur ende për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, vrasja e të cilit nuk ka autor, sikurse edhe e Hekuran Dedës.

Për protestën e 21 Janarit janë dënuar nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa të afërmit e tyre prej 10 vitesh vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.(TCH)

5 komente në ““21 Janari” do të rihetohet. Strasburgu zgjidh me marrëveshje padinë e familjarëve të viktimave”

  1. ¿ says:

    S’kemi punë me Strasbourg., nuk jemi dhe s’kemi për të qënë asnjëherë te ata qena.

  2. Drejtësi says:

    Vrasje nga pakujdesia!!!! Kjo nuk eshte tallje me te vraret, familjaret e tyre dhe te gjithe shqiptaret me sy ne balle, Kjo eshte paturpesi, paaftesi dhe bashkefajesi e drejtesise me kriminelet. Pa vajtur saliu, luli dhe te ca kafshe te tjera ne burg, te vrareve te 21 janarit nuk do tu gjeje shpirti paqe, ashtu sic nuk mund te gjeje paqe Shqiperia pa u vene drejtesia e vertete.

  3. Zambi says:

    Rilindja nenshkruan ne Strasburg per te rihapur hetimet e pastaj jo vetem qe si hap po dhe te ben te humbasesh ne gjyq.
    Cfare hetimesh do hapen. Ku eshte sot grupi zjarrit. A nuk jane rritur ne detyra nga Rilindja biles duke i bere kandidate te PS ne zgjedhje.
    97, 21 Janari dhe Gerdeci i duhen Rilindjes vetem kur ka protesta e zgjedhje.

  4. Arber iliri says:

    Besoj se drejtesia do te behet vetem se vone.autoret e ketyre krimeve te renda do pergjigjen vetem se kane vujt me u fsheh nga e verteta e asaj ckane bere sa kane zgjat jeten e tyre ne ethe.

  5. LATIFI says:

    kane kaluar tete vite dhe nuk ehte pare ne asnje vend te botes ,nga vendet me te zhvilluara e deri ato te botes se trete ku urdherdhenesi u cilesua si “Bure shteti” e zbatuesi “yll ne ngjitje”,motivi sepse kryen nje krim shteteror!Jo vetem kaq por si per ironi te fatit rivjen ne ragpervjetorin e tyre dhe bene edhe aludime per etiketimet se :E kishim ne fillim me sy te mire Bashen “por tani ka dale nga shinat!Pra thene shqip kriminelet vrasin ata i mbrojne!Apo mos valle keta kriinele qe vrasin ne mes te dites e kerkojne te mbuojne lakuriqesine e tyre ,me vrasje nga pakujdesia kur kryebanditi pa iu dridhur qerpiku rishtash denoncon live se do te vrisja edhe 30 edhe 300 po te guxonte njeri te hynte te kulla kryeministrore si “toke e xanun”nga ata qe i kishin dhene tapine qysh ne 91 e qe ne shkembim i merrnin te gjithe armet e armatimet duke i shitur per vellavrasje ne luftra civile ne boten arbe e ne afrike!Ndaj edhe sot eshte tejet e veshtire qe te akuzosh kryekrimin shqipetar se ai ka prapasken mbrojtje per jeten e tij e te familjes se tij!Ndokush rialudon se ai mbrohet nga UDB-ja duke i dhene akoma fuqi e shprese se kryekimi Berishe do te largohet nga kjo bote ne tre mundesi :Ose do ta eleminoje fabrika qe e prodhoi,ose do te perfundoje ne gjyq e do te mbylle jeten si Slobodan Praljak duke pire cianur,ose nga vdekja natyrale e kurrsesi nga denimi ne burg!Familjet e viktimave mund te fitojne gjyqin per demshperblime por kursesi per gjykim te kryekrimit Sai Laden Berishe deri ne kalbjn e tij ne burg!Kjo nuk do te ndodhe kurr ne kete vend!Ndjej keqardhje per familjaret duke menduar gjithnje qe çeshtja berisha per 21 Janarin mund te gjykohet por kur sali Berisha sepse ai ka imunitet te perjeteshem nga ata qe e dogjen ,perdhunuan e tashme e kane nxjerre ne shitje si vend kolonial i vetshpallur!vetem nje burr i tha stop perbindeshit shqipetar e ai ishte miku vertet i shtrenjte e pa interes i shqiperise e shqipetareve i madhi Bill Klinton !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje