VIDEO: “Shëndet paç zoti president”, kur ‘junta ushtarake’ i uron jetë të gjatë Ilir Metës

29 Mars 2019, 17:07Politika TEMA

Në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ u zhvillua një ceremoni ku merrnin pjesë të krerët më të lartë të shtetit nga Presidenti te kryeministri, ministri, ambasadorë, efektivët e FA etj.

Por ajo që ra në sy përtej ceremonisë e cila ishte organizuar në detaje, ishte thirrja njëzëri e 3000 efektivëve të FA “Shëndet paç zoti president’, drejtuar kështu presidentit Meta kur ky i fundit bëri përshendetjen e tij në fillim te ceremonisë.

Ajo që e bën interesante këtë thirrje të FA, ka të bëjë me deklaratën e para pak ditëve të presidentit, i cili u shpreh se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake dhe kthimin e vendit 30 vite pas”.

Sot, efektivët e FA i thanë Metës “Shëndet paç zoti president”, duke e qetësuar atë dhe fantazinë e tij me junta ushtarake që do e flijonin atë, si Aljenden.

1 komente në “VIDEO: “Shëndet paç zoti president”, kur ‘junta ushtarake’ i uron jetë të gjatë Ilir Metës”

  1. Skrapalliu says:

    Ou , po ky na qenkerka kryetari i juntes dora vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje