Të dhënat e fundit të Eurostat flasin qartë. Në tremujorin e fundit të vitit 2018, Gjermania është në vendnumëro me rritjen ekonomike, Franca në frenim e Italia në recesion teknik. Kontributi më I madh në rritjen e eurozonës ka ardhur nga Spanja që është edhe vendi që po rritet më shumë ndër ekonomitë e mëdha kontinentale.
Për të pestin vit me radhë në rritje, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës e ka mbyllur vitin me një rritje 2.6 % duke ecur me një shpejtësi thuajse trefishe kundrejt Italisë. Edhe në të ardhmen, rritja ekonomike pritet që të mbajë një hap të kënaqshëm, me Bankën e Spanjës që parashikon një rritje 2.2 % këtë vit dhe 1.7 % në vitin 2021.
Kjo performancë mund të cilësohet si e pabesueshme për një vend që mes viteve 2007 dhe 2014 ka djegur 3.8 milion vende pune, me paga reale që kanë zbritur me 10 % dhe një sektor ndërtimi të hedhur në erë (nga 20 mijë leje ndërtimit në marsin e 2007 është zbritur në 700 në gushtin e vitit 2013 dhe akoma sot variohet në rreth 2 mijë leje në muaj).
“Por kjo e Spanjës është një “mrekulli” akoma plot me kontraste e pikëpyetje” shkruan “ilSole24ore”.
Një muaj nga zgjedhjet e 28 prillit, rritja ekonomike rekord shoqërohet nga tensionet e pazgjidhura autonomiste dhe një panoramë politike gjithnjë e më shumë të fragmentuar por mbi të gjitha me numrin më të madh të të papunëve në Bashkimin Europian (3.3 milionë) dhe një nga përqindjet më lë larta të varfërisë.
Është pikërisht thellësia e rënies gjatë krizës që i ka lejuar Spanjës një rikuperim kaq impresionues. Punësimi është rritur me rreth 3 % në secilin nga 4 vitet e fundit, me një krijim vendesh pune në dy vitet e fundit pak inferior me atë gjerman.
Rritja e punësimit ka krijuar një rreth virtuoz në frontin e konsumit familjar me një rritje vjetore prej 2.2 % krahasur me mesataren prej 1 % që është në Eurozonë dhe kjo ka tërhequr edhe rritjen Produktit të Brendshëm Bruto. Në këtë rritje ka ndikuar edhe fakti se struktura ekonomike spanjolle është më pak e varur nga eksportet krahasuar me atio të vendeve të mëdhja të tjera si Gjermania dhe Italia që po vuajnë për tensionet tregtare me Kinën.
Madridi po përfiton nga joa që ka qenë treguar vgjtihnjë si një dobësi historike, varësëinë nga kërkesa e brendshme sot e tonifikuar flaë rimarrjes së sektorit bankar dhe bumit të invetsimevet, të shtuar vitin e kaluar me 4.6 %.
Deri kur mund të zgjasë “mrekullia” spanjolle?
Të gjithë ekspertët vendosin theksin në indeksin e instabilitetit politik të dëshmuar nga tre proceset zgjedhore të 4 viteve, në një panoramë konfuze të fragmentuar në të cilën dy partitë e mëdha historike gjendet përballë të majtës së Podemos, qendrës së djathtës të Ciudadanos dhe së fundmi edhe të djathtës populiste e sovraniste të VOX.
Ballkanizimi i politikës spanjolle ka detyruar dy partitë e mëdha historike që të kërkojnë aleanca të pamundura për të arritur të vendosin në këmbë një mazhorancë parlamentare. Por pikërisht ajo që deri para pak vitesh festohej si një model virtuoz i stabilitetit politk, rreziku numër një i mrekullisë ekonomike spanjolle sot është pikërisht i përfaqësuar nga mosqeverisja e një vendi që nuk ka qenë asnjëherë kaq i ndarë.(SCAN)
ky artikull eshte i subvencionuar nga e majta dhe shume mundesisht nga ata qe mbeshteten nga Maduro e Putin.
Si mund te flitet per rritje ekonomike kur borxhi i publik po katapultohet shpejt drejt 100% e prodhimit bruto qe prej ardhjes ne pushtet te koalicionit te se majtes Spanjolle?? Pensionet paguhen me para te marra borxh?? sherbimi shendetsor me renje te theksuar nga viti ne vit??
pagat ne renie, fuqia blerese po ashtu…
Spanja ka influks te madh valute vetem fale turizmit (85 miljone turiste ne vit) dhe nje prodhim bujqesor te admirushem (25% te prodhimit boteror e vajit te ullirit ) por qe korrupsioni galopant nuk lejon qe kto te ardhura te qarkullohen ne ekonomi.
E drejte like.
Pasi ekonomia u tkurr me mbi 10%,nuk mund ta quash rritje,por tepricq si pasoje e masave shkurtuese.
Rritje quhet atehere kur ekonomia do ta tejkaloje gjendjen e parakrizes,kur rrogat e pensionet gjithashtu,kur ndertimi e sektoret e tjere gjithashtu.
Kur nga 1500 euro rroga zbret ne 1200,nuk mund ta quash rritje 2.8% kur ajo shkon ne 1233,6 euro.