Gruaja në hije: Ish-ndihmësja e Bushit, që desh çoi "Zonjën e Parë" në vetëvrasje

30 Mars 2019, 09:00Politika TEMA

Ish-“Zonja e Parë” e Amerikës, Barbara Bush, mbahet mend si një nga më të respektuarat në historinë e presidencës. Por në mes të viteve ’70, ajo hyri në një spirale depresioni që për pak e çoi drejt vdekjes. Një nga shkaqet e dëshpërimit të saj ishte një grua që i qëndroi pranë të shoqit, Xhorxh, për më shumë se 12 vjet.

Ajo ishte Jennifer Fitzgerald, ndihmësja e presidentit dhe sipas disave, edhe dashnorja. Detajet zbulohen për herë të parë në librin e Susan Page, “Matriarkja: Barbara Bush dhe ngritja e një dinastie amerikane”.

Pas kthimit nga Pekini, ku kishte mbajtur detyrën e shefes së Zyrës Ndërlidhëse të SHBA-ve, nën presidentin Gerald Ford, Barbara i kujton ato kohë si më të bukurat e jetës së saj. Por gjithçka u përmbys shumë shpejt. Kur Bush u caktua të drejtonte CIA-n, në vitin 1975, Barbara hyri në një periudhë krize.

Kjo do të ishte kriza më e rëndë personale për Barbarën që nga vdekja e të birit, Robin, 20 vjet më parë. E gjetur mes dhimbjes dhe vetmisë, ajo mendoi disa herë vetëvrasjen. Ajo do të ndalonte makinën në anë të rrugës, për të shmangur dëshirën për t’u përplasur me një pemë”, shkruan Page, duke cituar vetë Zonjën e Parë pak para vdekjes.

Sipas librit, pavarësisht të gjithave, i shoqi, Xhorxh Bush, e ka këshilluar shpesh Barbarën të kërkonte ndihmë profesionale. “Pyesja veten pse nuk më la asnjëherë”, rrëfen Barbara për autoren.

Ajo thotë se depresioni i saj ishte një kombinim faktorësh. Ish-Zonja e Parë është shprehur se me fillimin e menopauzës, çrregullimet hormonale mund t’i kenë shkaktuar edhe ato emocionale.

Por njerëz që i kanë qëndruar afër kanë thënë se ka pasur një arsye që nuk është përmendur dhe që kontribuoi në dëshpërimin dhe mendimet e saj vetëvrasëse: Jennifer Fitzgerald.

Trupvogël dhe bjonde, ajo ishte 7 vjet më e vogël se Barbara. E divorcuar, pa ndonjë bukuri të veçantë, ajo dinte të flirtonte, ishte e kujdesshme dhe e mbante Xhorxhin në qendër të vëmendjes.

Romanca e tyre e fshehtë do të zgjaste për më shumë se 12 vjet. Njerëzit rreth presidentit nuk mund ta shpjegonin këtë lidhje, e cila ishte e pamundur të menaxhohej“, shkruan autorja.

Flirti mes Bushit dhe Fritzgerald nisi në vitin 1973, kur Bush ishte kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan.

Një grua që ka ndarë shtëpinë në plazh në Ocean City, Maryland, me Fitzgerald, kujton se Bush telefononte më së paku një herë në ditë gjatë verës së vitit 1973.

Mënyra e saj e çuditshme dhe bisedat e tyre me zë të ulët e bënin aq të qartë se bisedat ishin personale“, shkruan autorja.

Ai fillimisht e punësoi Fritzgerald si asistente të tij, kur ai pranoi postin në Kinë në vitin 1974.

Gjatë fushatës së vitit 1980, kur Bush u propozua për zv.president dhe punonte jashtë selisë së tij në Hjuston, menaxheri i tij i fushatës dhe shoku më i mire, Jim Baker, i dha Bushit ultimatumin të zgjidhte mes tij dhe Jennifer.

Bush u mendua për një ditë të tërë dhe përfundimisht e dërgoi Fitzgerald në një pozicion për mbledhjen e fondeve në Nju-Jork.

Kur Bush u zgjodh zv.president, ai e ktheu atë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, ku do të qëndronte në paradhomën e zyrës së tij.

Thashetheme për Bush dhe gra të tjera kanë qarkulluar në Uashington me vite të tëra. Madje në vitin 1981 pati një thashethem se Bush ishte qëlluar ndërsa dilte nga shtëpia e një gruaje në orët e para të mëngjesit, por kjo asnjëherë nuk u vërtetua.

“Washington Post” e botoi atë histori në faqen e parë.

Por thashethemet për Fitzgerald nuk pushuan kurrë.

Korrespondenti i respektuar i Shtëpisë së Bardhë, Ann Devroy, bëri një shkrim me titull “Fuqia që qëndron pas Bushit”, duke hedhur dritë mbi influencën e pafund që Fitzgerald kishte mbi Bushin.

Edhe revista “Time” ka shkruar për lidhjen Bush-Fitzgerlad.

Bush nuk pati kurrë kurajën ta shkarkonte dhe kur bëri ofertën e tij presidenciale të vitit 1988, ajo drejtoi zyrën e tij të Senatit – ende ndihmësin e tij.

Vetëm kur Bush fitoi Presidencën në vitin 1988, ai vendosi ta largonte nga stafi i tij, por e bëri zëvendësshefe protokolli në Departamentin e Shtetit.

Washington Post shkruajti në atë kohë se Fitzgerald “i ka shërbyer presidentit George Bush në disa pozicione”.

Për shumë kohë kam menduar se ajo ishte e tmerrshme. Tani thjesht më vjen keq për të”, i ka rrëfyer njëherë Barbara asistentit të Bushit.

Barbara e ka përmendur gruan tjetër të të shoqit në ditarin e saj, pasi çështja u spekulua për herë të parë nga shtypi. “Mendimi im është se Jennifer me të vërtetë e lëndon Xhorxhin. Sytë e tij me të vërtetë shkëlqejnë kur përmendet emri i saj. Ajo është ajo çfarë ai dëshiron”, ka shkruar ajo.

Jennifer është aktualisht pensioniste dhe jeton në Florida. Ajo vazhdon të mohojë se mes saj dhe Bushit ka pasur lidhje. “Kjo thjesht nuk ka ndodhur”, ka thënë ajo për autoren e librit.

Edhe vetë Bush e ka mohuar këtë lidhje deri në ditën e vdekjes, nëntorin e vitit të shkuar. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje