Njëri nga vëllezërit Bilali që u vra me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në Shkodër, ka qenë i armatosur.
Sipas News 24, Astrit Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë mbi aturorët, por e ka pasur të pamundur që të shënjestrojë pasi ai ishte plagosur .
Ndërkohë, për ngjarjen janë shoqëruar në polici 30 persona.
Ende nuk dihen autorët e krimit të rëndë që tronditi paraditen e së shtunës qytetin verior, ndërsa flitet për një përplasje midis bandave në këtë qytet.
Njoftimi i policisë
Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.
Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit. (TemA)
Krimi eshte I lidhur me pushtetin drejtues politik shteteror,prandaj nuk shuhet krimi
Vrasja asht lufta e bandave te PD ne Shkoder,ku sejcila bande kerkon me kambengulje te kene ma teper perfaqsues ne keshillin bashkiak te Shkodres e te drejtojne politikisht e ekonomikisht ate.Pra thjeshte lufte bandash te lidhura ngusht me PD e Shkodres.Te arrestohet Bardh Spahija se ai asht ideatori stimulatori e organizatori I ktyre vrasjeve.PD kerkon me cdo kusht qe situate ne Shkoder te jete e ndezun e kjo I sherben asaj.Shikojini stategjin e veprimit bandave ne Shkoder,ajo asht e njellojte me ate te protestave te PD ne Tirane por edhe me te njajte individ si perfaqesuesit ma te egjer te PD ne Shkoder.Policia ti ket nen vezhgim ato
Qytetaria shkodrane ose ka shkuar ne Tirane ose ka emigruar jasht vendit. Kur te zbres malsia mjere Shqiperia. Gjergj Fishta.
Ali Spahia ka qene pjese e celules se UDB-se ne Shkoder.Ka patur dosje te vecante te Sigurimit per te.Ky Bardh Spahija cfare e ka agjentin e UDB-se Ali Spahija????
Kjo eshte Republika Shqiptare e Shkodres.
Duket qe Rames nuk i plas fare se ne cfare gjendje eshte Shkodra, apo, meqe drejtohet nga demokratet nuk do t’ja dije?
Ka mbete antikomunizmi ne Shkoder me figura si Mustafe Lici dhe Ibrahim Bilali, por kur ke Voltanen kryetare ma mire ia fute vedit pushke.