Gjykata konfirmon gjobën: Kolaudimi ndëshkohet për monopol

30 Mars 2019, 16:44Politika TEMA

Gjykata Administrative la në fuqi gjobën prej 410 mijë euro që Autoriteti i Konkurrencës i vendosi kompanisë SGS Albania, e cila ka me koncesionin kontrollin teknik të automjeteve. Vitin e kaluar autoriteti hapi një hetim të thelluar për koncesionin e kontrollit teknik të automjeteve.

Hetimi gjeti se kompania SGS kishte abuzuar me pozitën monopol duke u vendosur qytetarëve kushte të padrejta si dhe duke mos plotësuar kushtet e kontratës koncesionare për të rritur numrin e sporteleve të lëvizshme, të cilat do të shmangin radhët dhe pritjet e gjatë të qytetarëve.

Për këto shkelje komisioni i konkurrencës vendosi ta gjobisë kompaninë me 5.7 për qind të xhiros për vitin paraardhës që në vlerë korrespondonte me 51 milionë lekë ose 410 mijë euro.

SGS e paditi gjobën në Gjykatën Administrative të Tiranës. Por pas procesit gjyqësor, gjykata e e rrëzoi kërkesën e kompanisë koncesionare duke e konsideruar si të drejtë gjobën.

Autoriteti i konkurrencës njoftoi se detyrimi prej 51 milionë lekësh tashmë është ekzekutuar dhe ka kaluar në buxhetin e shtetit. Kontratat koncesionare kanë qenë temë e nxehtë debati gjatë viteve të fundit, për abuzime dhe përfitime të padrejta në kurriz të qytetarëve.

Ky është rasti i parë kur Autoriteti i Konkurrencës ndëshkon me gjobë një kompani koncesionare, dhe përveç kësaj i ka kërkuar ministrisë së infrastrukturës të detyrojë kompaninë që të përmirësojë cilësinë e shërbimit.(TCh)

3 komente në “Gjykata konfirmon gjobën: Kolaudimi ndëshkohet për monopol”

  1. Nul Noka dhe Paloka says:

    Filloi shteti te veproje.
    Por qytetaret nuk ngrihen ne proteste per te liberalizuar tregun e kolaudimit te makinave, qe sjell ulje çmimi.
    Gjithashtu shitblerja e makinave me noter eshte nje tjeter vjedhje, dhe mban ne kembe, bashke me idiotesira te tjera, rrjetin e notereve.
    Vetem ne Shqiperi ka kaq shume noterë. Kudo ne Europe, mjafton nje noter per 50 mije banore, ose edhe me shume.

  2. Endri says:

    6 vjet ne pushtet dhe as keet koncesion shkaterrimtar per nervat dhe xhepat e njerezve
    nuk e zhberi i paburri i korruptuar Edvin Droga.

  3. Shqupi says:

    Civilizimin nuk e duam,dritat si paguajm, buken e duam qyl ,jemi ne liri demokraci ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje