Gent Ibrahimi iu përgjigjet akuzave si "kunati" i Mimi Kodhelit

2 Prill 2019, 22:18Politika TEMA

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi është përgjigjur për akuzat e opozitës, që e cilësojnë  atë si kunat i deputetes së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli.

Ibrahimi u shpreh në emisionin “Tempora” në RTV Ora se sheh mes rregullave.

Ibrahimi: Unë shoh mes rregullave. Keto dy pretendime se une kam konflik interesi se jam angazhuar ne hartimin e rregulla dhe kunati.

Gazetarja: Ndiheni i paragjykuar, sepse mund të anatemoheni?

Ibrahimi: Është një mentalitet i huaj. Ndoshta për njerëz që vijnë me begraunde kaq të forta saqë diktojnë statusin e njerzëve ndoshta është diçka që duhet marrë parasysh. Unë jam një qenie kozmopolite që kam lindur dhe jetoj në një qytet të madh kam ambicie personale.

6 komente në “Gent Ibrahimi iu përgjigjet akuzave si “kunati” i Mimi Kodhelit”

  1. LORA says:

    Respekt te vecante per Gent Ibrahimin,
    kreun e KLP-se.
    Per mua,ai duhet te rrefuzoje ne menyre kategorike
    perballjen me paragjykimet;detyra e vetme e tij ne lidhje me opinionin publik eshte informimi brenda tagrit te detyres qe mban.Ngecja sot ne paragjykime eshte nje shteg i nevrritshem dhe fyes per intelektin normal human.

  2. Ben says:

    Ore por cfare di ti për mentalitetin e huaj? Ka mundesi te flasesh me fjalë të thjeshta shqip se ato fjalë që përdor ti për veten nuk i dëgjoj as këtu në SHBA kue një njeri publike flet për veten. Nuk ka fjale ne shqip që të përkthesh fjalën ” Background” apo atë fjalën tjetër ” kosmopolitan”.

  3. like says:

    edhe “kunati i shokut Xhemal” prandaj mori fame, se pati ambicje personale.

    po kush mbeti ne shqipri pa pare permes ligjeve, normave, rregullave, principeve, llogjikes, premisave, parashikimeve… a derbardhe qe te rrije ky kunati i shoqes Xhemale.

    Si thoshte ajo kushurira e Edi Rames Kur ishte ne PD dhe qeveriste? “te gjithve na takon te hame m** ndonjehere, dhe te gjithe e bejme”.

  4. It's ok! says:

    Respekt per Zotni te ndershem dhe i ditur!
    Fat per Shqiptaret!

  5. asd says:

    Puna verteton sa te vlen lekura.

  6. Ketyre drejtueseve ose ta ashtuquajtura moderatore, u ka njel sahati prej kohes se komandantit qe la partine plot me komisare, kur behej biografia e fares dhe fisit. Do ishte me mire te merej nje veze nga nje femer pa emer dhe te ngjizej nje femije ne inkubator dhe pas 3o vjetesh te behej kryetar i KLP. ky lloj arsyetimi te ngjall neveri. O njerez te televizioneve ndryshoni mentalitetin se eshte turp qe ne kete kohe te jesh me mendje te mykur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje