EMRAT/ Ardi Veliu sërish fshesë në Polici, largohen 14 drejtues komisariatesh

4 Prill 2019, 16:27Politika TEMA

Policia e Shtetit ka vijuar me shkarkimet e disa drejtorëve të Komisariateve në rang vendi.

Mësohet se ndryshimet në drejtim kanë prekur komisariatet e Tiranës, Lushnjes, Fierit, Sarandës, Elbasanit, Shkodrës, Peqinit, Përmetit dhe Durrësit.

Deklarata e plotë e policisë:

Me qëllim dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e Shefave të Komisariateve në rrethe dhe konkretisht:

Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;

Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;

Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;

Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;

Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

Komisar Gazmend Demrozi deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;

Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;

Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;

Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;

Kryekomisar Elidon Çela deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;

Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

(TemA)

6 komente në “EMRAT/ Ardi Veliu sërish fshesë në Polici, largohen 14 drejtues komisariatesh”

  1. AQIFI says:

    ORE DUHET “FSHESE” NE QEVERI , POZITE E OPOZITE , TE GJITHE NE SITE ..!

  2. Taraboshi says:

    Me levizjet jame plotesisht dakorte se drejtuesit duhet te levizin nje here ne 3 vjet se zene krimba Por me levizjet a e ke menduar edhe per
    strehimin e punesimin e familjeve te tyre. Qe keto drejtues te jene te percendruar tek puna.

    1. pjeter says:

      Une nuk besoj se ka nje kriter te tille, mendoj edhe une qe eshte nje minus i madh per keta drejtuesit qe trasferohen, dhe mund te ndikoje edhe negativisht ne punen e tyre, shif ate prokurorin qe dha dorheqje, e quajti mosvleresim, ose me mire si nje ndeshkim, pse e trasferuan ne veri te Shqiperise. Te rrish ne Tirane, me te gjitha komoditetet, me femije ne shkolle, ne darke je ne familje, dhe te te trasferojne ne Burrel, apo ne pergjithesi ne veri, ku jeta eshte me e veshtire, ku femijet nuk kane te njejat kushte shkollore qe kane ne Tirane, me gjithe se te japin rroge me te mire, ndoshta edhe strehim, eshte perseri shume e veshtire te pranohet me entuziazem, pranohet dhe punohet, ka disa nga ata qe perkushtohen kudo per punen e tyre, por eshte gjithnje e veshtire. Kjo vlen ne c’do vend te botes, por tek ne ka nje diference te madhe te punosh ne Tirane, Durres, Vlore, apo gjetke,prandaj edhe policet e mire kane edhe familje jo te mire, me nje fjale, po ju perkushtove punes se policise sic duhet, kudo qe te cojne, duhet te lesh menjane edhe familjen, te dyjave eshte e pamundur ti japish te njejtin perkushtim, dhe me kalimin e kohes njera nga te dyja e peson.

  3. ish shoku i zyres says:

    Disa te te riemruarit kane qene pjese e skemes se kultivimit ne kohen e Tahirit!! Perveç nja 4-5 te tjeret jane totalisht te paafte dhe kokrrat e hajduteve! Po vihet shef komisariati Gert Mitri?? Dhe ku ne Fier!!

  4. Polici digital says:

    Bravooo. Promovim ne baze te meritave. Me ne fundddd.

  5. AQIFI says:

    .. ju falenderoj “tema” qe po me “reabilitoni ” ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje