DEBATI në KQZ/ Kujtim Gjuzi kërkon mandatin: S’do pres deri në fund të vitit. Sekretari: Ngeli nëpër korridore çdo ditë

4 Prill 2019, 13:44Politika TEMA

Është shoqëruar me dabate mbledhja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, mes kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi  dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj.

Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.

Debati në KQZ

Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.

Illir Merklaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së.

Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ.

Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar.

Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.

Unë do vijë ditë për ditë në KQZ nëse ka shqetësime për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve.

(TemA)

2 komente në “DEBATI në KQZ/ Kujtim Gjuzi kërkon mandatin: S’do pres deri në fund të vitit. Sekretari: Ngeli nëpër korridore çdo ditë”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Ha ha ha ky do diskutoje me Ramen per buxhetin dhe integrimin

  2. Usa says:

    Ky o budalla mer,e kam pas ne lagje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje