Skenar i rrezikshëm i PD, “trakti” i Bashës: Kuksianë, të bashkohemi të gjithë burra e gra dhe t’i bllokojmë rrugën Ramës

4 Prill 2019, 09:41Politika TEMA
Skenar i rrezikshëm i PD, “trakti” i Bashës:

Opozita e dalë tashmë nga Parlamenti ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin, sipas saj deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, një njoftim po shpërndahet në rrjet.

Kuksianët kërkojnë që ditën e premte të ngrihen në protestë dhe t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama që si duket ka planifikuar të vizitojë qytetin verior.

Ky njoftim është shpërndarë edhe nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.

“A jeni dakort te organizohemi te gjithe si kuksiane pa dallime partiake , te mos e lejojmë Edi Ramen te futet ne Kukes diten e premte?

Protesta te zhvillohet te ura e kukesit.

Ta dije Edi Rama se Kukesi Ka Burra dhe jo gra.

Organizimi te behet nga ata qe jane te zhgenjyer nga qeverisja e Edi Rames

Kush është dakord, shpërndajeniu sa më shumë këtë njoftim”, thuhet në “traktin” e shpërndarë nga selia qëndrore e PD.

Kujtojmë se ky skanar nuk është i panjohur nga opozita.

Herën e fundit u shoqërua në polici edhe ish deputeti demokrat Luçiano Boçi pasi tentoi t’i bllokonte rrugën kryeministrit në Elbasan.

4 komente në “Skenar i rrezikshëm i PD, “trakti” i Bashës: Kuksianë, të bashkohemi të gjithë burra e gra dhe t’i bllokojmë rrugën Ramës”

  1. Xhoxhi says:

    Mua më bën përshtypje se si rin aq e qetë policia prokuroria kur lexon të tilla paçaure në internet.Bëhet thirje për të bllokuar kryeministrin Rama i mirë apo i kqe i cili është zgjedhur me votën e shumicës së popullit.Pra duhen respektuar rregullat e demokracisë dhe jo një grusht bagabondësh të bëjnë thirje për ti zënë rrugën.Policia duhet të përdorë çdo mjet bile edhe me forcën e ligjit po tentuan ti zënë rrugën Ramës.Nuk duhen lejuar të bëjnë si të duan kur qoftë Amerika apo Europa unk pranojnë ardhjen në pushtet më forcë por me votë.Le të bëjnë çtë duan Rmën nuk e heqin dot.Pastaj po të jenë burra le të dalin vetë deputetët e opozitës ti zënë rrugën dhe jo me kriminelët dhe hajdutët e Kuksit.

  2. Kuksiani says:

    Edhe ne”trakt” deshmojne se jane si nje parti islamike ! Popull quajne vetem “burrat”….Grate nuk i konsiderojne ! Turp ! Kuksiani

  3. Al says:

    Mos u be merak Paloqe…kshu do jua bejne dhe juve…..

  4. Alumi says:

    Thi the o thuthuq? Vetem burrat qenkan te denje te protestojne? Ptu rrace e ndyre po na tureproni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje