SONDAZHI: Shqiptarët “nxijnë” Ilir Metën, Kryemadhin e Bashën, 61% kundër djegies së mandateve

4 Prill 2019, 09:16Politika TEMA

IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës së 3 prillit 2019 dhe një krahasim me votat e zgjedhjeve për Kuvendin 2017.

Si e gjykoni veprimtarinë e presidentit të Republikës, Ilir Meta?

Sipas sondazhit, 18.1% e shqiptarëve mendojnë se veprimtaria e Presidentit Ilir Meta është pozitive, 40.9% mendojnë se veprimtaria e kreut të shtetit është negative. 29.6 % e qytetarëve mendojnë as pozitivisht as negativisht. Ndërsa 11.4% janë shprehur se nuk e dinë.

Sipas këtij sondazhi 34.7% e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama, kundrejt 29.5% që e vlerësojnë pozitivisht, por kur flitet për zgjedhjet e parakohshme, protesta dhe djegien e mandateve shumica e te anketuarve ka votuar kundër. Gjithashtu për dy liderët e opozitës, Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) shumica e të anketuarve, vlerësojnë negativisht punën e tyre.

Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

Kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, shifra e shqiptarëve që janë pro dhe atyre kundër është shumë e afërt me njëra- tjetrën.

29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

Në shenjë proteste, opozita ka braktisur parlamentin dhe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve. A pajtoheni apo nuk pajtoheni me vendimin për dorëzimin e mandateve?

61.1% e qytetarëve shqiptarë janë kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. 18.7%. e qytetarëve pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa 20.2% janë shprehur se nuk e dinë.

Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

Kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, shifra e shqiptarëve që janë pro dhe atyre kundër është shumë e afërt me njëra- tjetrën.

29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

9-Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha?

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD-së dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

10-Si e gjykoni veprimtarinë e lideres së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi?

Veprimtarinë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.

10 komente në “SONDAZHI: Shqiptarët “nxijnë” Ilir Metën, Kryemadhin e Bashën, 61% kundër djegies së mandateve”

  1. Lloji says:

    Bashk dhe Kokmadhja;
    Tenxherja+kapaku m*t njeri sh*rre tjetra.

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Po Beluli pse e kerrus kurrizin si Berisha. Kaq shume kerkon ti ngjaje?

  2. Geri Tirona says:

    Ky sondazhi thoshte qe PD eshte 39% LSI 15% shifra absurde!!!!

    Ndersa paradoski ishte qe 51% NUK donin zgjedhje te parakohshme por vetem 29%. Nuk lidhet fare logjika.

    Sondazhi i manipuluar.

    Po nuk ke ca pret nga Ora News zagaret e Like Floririt.

    1. RriDrejt says:

      Nga e nxorre 39% dhe 15% mor karafil. Pozitiv per Moniken – 9% (po ja falim 0.8), Pozitiv per Lulen 14% (po ja falim 0.3) = 23%. Ngelen 77% (duke supozuar qe nuk ka prerje). Nga keto 61 pike perqindjeje jane kunder lenies – gje qe pritet. Diferenca midis 77 dhe 61 jane ato qe mendojne qe luli ska punuar dhe aq mire po mire beri qe dogji mandatet te pakten.

      Pastaj Mona 8.2% pro nuk duket sikur vjen nga like floriri. Mos u beni paranojake kot.

      Ki parasysh qe IPR Marketing u ra ne koke zgjedhjeve ne 2017 – biles cuditerisht parashikoi edhe sa vota do bliheshin ?

      1. Geri Tirona says:

        Po pra 23% te dy bashke per besueshmeri,nderkohe te sondazhi kombetar thonte 53% te votave fitonte PD-LSI aahahhahahaha pordhe me rigon.

        Sondazhi me i sakte ishte i Report TV, keta thonin deri 70deutete per PS i Reportit 73deputete.

  3. Veritas says:

    Nga ana tjeter nje rezultat i trisht pasi plot 39% te atyre qe jane pyetur kan munges te theksuar te intelektit bazik per te dalluar se kush jane keta kriminela e bandit qe si qellim kan djegien e Shqiperis per shpetimin e oborit te tyre!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. besmiri says:

    Sjellja e presidentit dhe e opozitës nuk ka nevojë për sontazhe sepse janë përalla ,Atë e sheh vetë populli më mirë se sontazhi.Presidentin dhe opozitën nuk e don më asnjë as brenda dhe as jashtë Shqipërisë.Po partia socialistë si është?Them se ka shumë abuzime me drejtimin e shtetit por është 100 herë më e mirë se opozita dhe mbi të gjitha pranon gabimet dhe mundohet ti regullojë.Përpjekja e opozitës për të erdhur në pushtet me protesta nuk do realizohet kurrë dhe prandaj duan rëmujë kudo.Mendoj se do kenë fatin e PASOKUT në greqi që po rënohet çdo ditë..

  5. ME EMER says:

    .. VLERESIMIN E VENDIMEVE TE FUNDIT TE P.D.-se , DUHET, PASI I TAKON TA BEJE, ELEKTORATI I SAJ ..!

  6. TOMORI SHBA says:

    Duke pare, qendrimin dhe veprimin e Berishes, Ilir Metes, Monkes e Bashes, voten time e jap kunder tyre, sepse gjat ketyre viteve , me shum i kan sjell dem SHqiperis dhe shqiptareve, se, sa te mira.
    Me keta duhet te meret SPAKU, BKH dhe drejtesia e pamvarur sa me par, jo, tu jepet shance per te fituar e zgjedhjet e arceme. Ka plot persona ne PD dhe LSI qe duhet mbeshtetur.

  7. kompania e sondazhit eshte e njejta qe nxorri fitues te vetem edi ramen ! sot lsi pd pdiu jane bashke ! keshtu qe rama te beje llogarine ! edhe ju militante si rruci brace ulqini xhafaj bare ! apo nuk doni te dini per socialistet e thjeshte se per vete keni miliona !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje