Mustafaj kritikon kreun e PD: Duhet dialog, Basha të mos bëjë marrëveshje si më 2017. Opozita nuk mund të vendosë kryeministrin

3 Prill 2019, 18:53Politika TEMA

Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj në analizën e tij të përjavshme në Neës24 tha se për situatën aktuale duhet patjetër dialog mes palëve.

Nuk ka më kthim pas nga opozita. Sepse nuk rihyn dot në parlament. Unë e fajësoj opozitën kur thotë se s’ka dialog.

Dialog ka pasur në ’91 me Ramiz Alinë, apo në ’97 me Berishën, si nuk mund të ketë tani?

Palët do të shkojnë te dialogu, por së pari duhet të pranohet se ka krizë. Këtu gabon Rama që nuk pranon se ka krizë politike në vend” konstaton Besnik Mustafaj.

Ndërkaq, ai thotë se edhe Basha duhet të jetë I kujdesshëm, kur të shkoj për dialog. “Jo dialog si I Bashës me Ramën në maj 2017, natën e pa transparencë.

Duhet dialog me një platform përpara, madje edhe me ekipe negociatore” shton Mustafaj.

Për një nga njerëzit dikur të rëndësishëm në PD, por edhe si diplomat karriere, Mustafaj thotë se mund të ndërhyjë presidenti dhe ambasadat këtu për të ulur palët për dialog.

Nuk mund të presim nga jashtë. Unë do të doja të ishte Presidenti, por edhe ndonjë trojkë ambasadorësh mund ta bëjë këtë”.

Sa i përket kërkesës për largimin e Ramës, Mustafaj thotë se nuk duhet të jetë prioritet I opozitës. “Eshtë në rregullat e tyre që kryetari i partisë është edhe kryeministër.

Nuk mund të diktohet kjo gjë nga opozita” tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj kritikoi Ramën që nuk pranon realitetin.

“Këtë gjë bëri edhe Vuçiç, presidenti serb, por ja që u detyrua të dekretojë në Serbi zgjedhjet e parakohshme” konstatoi Mustafaj duke u nisur nga zhvillimet e tjera në një vend me protesta në Ballkan.

7 komente në “Mustafaj kritikon kreun e PD: Duhet dialog, Basha të mos bëjë marrëveshje si më 2017. Opozita nuk mund të vendosë kryeministrin”

  1. Shkodra says:

    Nese ka krize, a nuk na thua o Zoti Besnik se kush eshte ne krize? Qe te besh filozofin eshte e lehte, por qe te jesh realist eshte e veshtire. Kush eshte ne krize o Besnik, cila parti, cilet udheheqes? Per me teper, kush eshte i interesuar per krize o Besnik?

  2. am says:

    Duhet te shkojne ambasadoret ti lusin Lulit XVte. Amon o Lul hajde ulu ne dialog se perndryshe Luli do ti vere flaken institucjoneve. Ju intelektuhalet e oartise demokratike duhet te ndani mendjen a beni pjese ne boten demokratike a beni pjese ne perandorine kineze. Keni zgjedhur komandantin tuaj dhe kush nuk eshte me ju duhet eliminuar. Keto jane kinezerira. Pushteti fitohet me vota jo me bomba.

  3. Taipi says:

    Pirth pirth se liroesh e pe qe sdoli gje do marveshje

  4. studenti says:

    Pershendetje zoti Besnik, gjithmon ju vleresoj ne shkrime apo debate, por kete here jeni treguar me nje kulture te pa pare. I pjekur dhe i matur. Kerkesa e tyre per largimin e Rames eshte e tepert dhe e parealizuar. PD po ben si ato femijet qe perplasin kembet kur duan ndonje gje. Ne fakt Basha nuk pati kellqe per kryetar partie, keshtu qe nga ai dhe ata qe e pasojne do te priten keto gjera. Basha ka ekipin me te dobet qe ka pas PD pas themelimit te saj. Dialogu eshte baza e demokracise. Pa dilalog perpjete te hidhet ai nuk largohet Rama. Ata bene gafen me te madhe me djegjen e mandateve, tani qe e ndjene eshte teper von.

  5. ?? says:

    Ik o pirdhu ti, pasanik nga librat që ke shitur .
    S’ka shtëpi , që “s’ka librat e tua” .??

  6. US says:

    Per sa kohe Mustafaji flet ne menyre te kulturuar dhe mundohet te ofroje ndonje alternative, atehere meriton te merret seriozisht, ndryshe nga kur hyn ne ato fazat e pedeistit tribal tipik berishist, qe meriton indiference.
    Gjithesesi verej se humnera ku gjendet PDja nuk eshte merite e Edvin Rames, po pergjegjesi kriminale e Sali Berishes. Lulzim Basha ju hoqi çdo lloj dyshimi ambasadoreve, si lider vegel, i paafte, irritues, tekanjoz, genjeshtar dhe aspak serioz, keshtu qe i shoh indiferente per fatin e PDse. Nese deri tani ne pamundesi te nje te djathte reale, drejtoi te djathten nje ishkomunist me metoda komuniste dhe tribale, tani qe po i vjen fundi, mendoj qe vendi ka nje te djathte ne hije mjaft solide, larg trashegimise komuniste. Nuk behet fjale as per fantazma te se shkuares si balliste e legaliste qe e kane humbur luften e tyre 70 vjet me pare, as per pseudoanaliste qe vene gjoba prej 30 vjetesh dhe as pandoflalepiresish tribale dhe katolikesh ekstremiste qe po gjarperojne me shpresen te rrembejne diçka, as per pinjolle feudalesh dhe bajraktaresh, por per nje kategori industrialistesh, njerezish te kulturuar ne perendim, funksionaresh te sukseshem te shtetit shqiptar, petagogesh, diplomatesh. Pra nje e djathte kombetare qe respekton realitetin, qe kontribon per shtetin me seriozitet dhe pergjegjesi, larg nga metodat haxhiqamiliste, orjentale, katunare dhe destabilizuese te Berishes. Nje e djathte e emancipuar qe njeh nga eksperienca rendesine e kapitalit, jo per te kanibalizuar sektoret strategjike dhe mbushur xhepat e Xenit, por per te forcuar institucionin e prodhimit, industrise, punedhenies dhe rolit strategjik rajonal. Nje e djathte aleate e Perendimit dhe e ndergjegjshme ndaj pergjegjesive qe ka si institucion perballe ligjeve te demokracise, qytetareve, shtetit.
    Eshte momenti strategjik per te revolucionalizuar te djathten dhe me ane te saj edhe te majten me gjithe politiken.
    Duket sheshit se askush nuk ka as edhe me te voglin interes ti jape oksigjen Berishes apo kukulles se tij tashme te diskretituar. Sidomos tani qe amerikanet dhe europjanet qe kontrollojne drejtesine po behen gati ta arrestojne. Riciklimi i 21 janarit, ekstradimi i Izet Haxhias, kalimi i dosjes se CEZit tek SPAK, ndalimi i levizjese se familjes berisha per ne Amerike, izolimi, jane fakte te qarta qe PDja e Berishes dhe kukulles se tij nuk ka me asnje te ardhme.
    Ditet qe vijne do te jene edhe me dramatike per berishizmin e PDse, por mjaft shprese dhenese per te ardhmen e Shqiperise dhe forcimin e demokracise. Nuk eshte çudi te kemi nje cikel vetvrasjesh dhe aktesh dramatike, perpara fortunes.
    Nuk ishit ne gjendje te ofronit ndryshimin, por te njejten supe prej 30 vjetesh, deri sa u perpoqet te terhiqnit gjithe Shqiperine ne arkivolin tuaj, vetem te mos e leshonit nga thonjte PDne. Tani mos u qani per pasojat dramatike. Eshte ky suksesi i demokracise.

  7. Ben says:

    O Besnik! Kam pasur respekt për ty se edhe jemi njohur kur ishim student në një fakultet, po këtu me duket ia ke futur kot. Mbase ju ne Shqiperi shihni me shume se ne përtej oqeanit por kriza është krijuar nga opozita. Nese qeveria nuk punon mirë, do të bëhen zgjedhje të reja, dhe populli do te votoje atë parti që I pelqen. A e di Besnik se ku bëhet dialogu për ligjet që permirësoj në jetën. Në parlament. Jeta e popullit rregullohet me ligjet që kalon parlamenti dhe nga zbatimi I tyre nga Qeveria. Por kjo klase politike, o Besnik, nuk pjerdh shumë për atë popull.prandaj shpik kriza. Te fala!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje