Banorët e fshatit Lubonjë protestuan në Korcë duke mos lejuar mjetet e TAP të vijonin punimet.
Ata kërkojnë që kompania e gazësjellësit TAP t’i bëjë rrugën e fshatit.
Fill pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kompanisë.
“Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) u informua për kërkesën e disa banorëve të fshatrave Lubonjë, Rehovë dhe Roshanj, Bashkia e Korçës, për rehabilitimin e rrugës që lidh këto fshatra me segmentin rrugor Korçë – Vithkuq.
TAP dhe kontraktori i tij i ka informuar këto komunitete se sapo të përfundojnë aktivitetet e
ndërtimit të projektit në atë zonë kjo rrugë do të rehabilitohet në gjendjen e mëparshme.
Ndërkohë ky segment rrugor po mirëmbahet nga kontraktori i TAP. Kjo është e njëjta
përqasje që është ndjekur edhe në zona të tjera ku ka pasur punime për ndërtimin e
gazsjellësit”, nënvizon kompania. (TemA)