Monika Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: E shohin Shqipërinë parajsë të seksit. Në shtëpinë time s'bëhet dot zot komshiu

3 Prill 2019, 13:30Politika TEMA

Monika Kryemadhi ka sulmuar patnerët ndërkombëtar të Shqipërisë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se diplomatët e huaj e shohin vendin tonë si parajsë të seksit.

Numri dy i opozitës premton se do ta rrëzojë shumë shpejt kryeministrin Edi Rama duke premtuar se do ta bëjë Shqipërinë një vend normal.

“Nuk ka parë gjë akoma.

 Nuk është plotësuar asnjë kërkesë e studentëve dhe i kanë futur në një qerthull që e shton akoma më shumë mungesën e funksionimit të Universitetit. 

Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibilizuarmë shumë se kushdo tjetër. 

Po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës dhe po sensibilizojmë dhe atë pjesë të Rilindjes e cila e kupton se çdo gjë ka marrë fund por është vetëm një zvarritje që shton më shumë dëmin në  radhët e PS sesa politikisht ndaj  opozitës. 

Protestat nuk do të ndalojnë derisa në Shqipëri të vendoset një sistem i vlerave dhe jo sistem i antivlerave që ka ngritur Rama.

Të vendoset ai sistem ku çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos e mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës, seksit dhe parasë por si një vend europian”, tha Kryemadhi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje