Deputetja demokrate Rudina Hajdari, pas akuzave të ashpra ndaj Damian Gjiknurit, se po bën Pazar me PD-në për reformën zgjedhore, ka replikuar ashpër edhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ajo tha se çdo marrëveshje me opozitën ( deputetët që dogjën mandatet) nuk ka vlerë pasi tashmë opozita ka deputetë të rinj dhe se Komisionit të Posaçëm i ka mbaruar afati më 21 shkurt 2019.
Hajdari kërkoi që të ketë propozime të reja, që deputetët e qeverisë të ulen e të bëjnë propozime me të rinjtë.
Deputetja demokrate ka akuzuar ashpër ndërkohë PS dhe PD, se kanë marrëveshje që të mbajnë pushtetin me rotacion, për të vjedhur shqiptarët.
“Zoti Balla unë fola qartë edhe ajo që po bëni ju, ai komision është mbyllur. Ju nuk vini dot këtu të thoni mandatimi i komisionit etj..
Nuk di unë se çfarë keni folur me ta ( opozita e vjetër që dogji mandatet).
Ky është një parlament i ri, këtu do vijnë propozime të tjera. E keni mbaruar më 21 shkurt të 2019-ës.
Do ulemi do flasim dhe do komunikojmë për propozimet e reja.
Nuk kam ardhur të zbatoj rekomandimet e OSBE vetëm.
Kam qëndruar në parlament për tu thënë partive politike se keni bërë marrëveshje me njëri- tjetrin, për të mbajtur pushtetin me rotacion.
Jeni të njëjtët që jeni këtu dhe s’keni bërë asgjë për popullin shqiptar”, tha ajo gjatë fjalës së saj në Kuvend.
Reagimi i Hajdarit erdhi pasi kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka bërë thirrje që të plotësohen vakancat nga opozita në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ai tha se kërkon që Komisioni për Reformën Zgjedhore të vazhdojë punën.
“I kemi bërë thirrje opozitës që të plotësojë dy vendet bosh në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, tha Balla.
Ndërsa foli për zgjedhjet ai tha se duhet të qëndrojmë strikt rekomandimeve të OSBE/ ODHIR.
“Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen, qytetarët që duan të plotësojnë vendet vakante të lëna nga PD e LSI të aplikojnë, theksoj se ky parlament është legjitim po ashtu dhe gjithë vendimet që ka marrë”, tha ai.
Balla iu ka bërë thirrje opozitarëve që të hyjnë në zgjedhje dhe të mos bojkotojnë.
Ai përmendi edhe emigrantët, duke thënë se do përpiqen t’ju japin mundësi atyre të mund të votojnë.
“Ndërkohë s’do doja të bëja replikë me zonjën Hajdari, por doja t’i kujtoja se PD duhet t’i paguajë KQZ-së, 120 milionë lekë pasi nuk respektoi kuotën zgjedhore”, tha ai më tej.
(TemA)
Brava Rudina nje e vertete e hidhur.
I uroj kurajo dhe fat sepse i ka hyre nje rruge shume te veshtire por jo te pamundur. Bravo.
Dhe çdokush, qe ka filluar te na kujtoj se kush ishte Azem Hajdari, te marre fryme thelle dhe te shikoj perreth llumin ku jemi zhytur. Skemi gje per te humbur !
. ..mire e ka kjo, nje minute heshtje per ata qe vrau Azemi dhe nje minute heshtje per Azemin qe vrau Saliu, uedheruesin e te gjitha vrasjeve.
…ata i vrau Aliu dhe Saliu oj ti goce, pransaj mos u merr me ta, vrasesit do te dalin pas vdekjes se Saliut, me emer e mbiemer e me detaje.
Pergezime Rudina. Ti nuk ke nevoje te druhesh ng mungesa e pervojes, sepse je e paster dhe pa vese.
Jo bre rama kurre nuk ben marrveshjecte tilla
Hahaaaaa
Bravo Rudina, A do dalësh dot nga frika dhe vjedhja e madhe mamit, gjoja në emër të babit hero leshi? Jam dakort me opozitën tënde deri tani.
Vajza ka thënë një të vërtetë të madhe ndonse të njohur prej shumë e shumë vitesh. Porosia bazë e Ramiz Alisë, ka qënë uzurpimi i partive politike nga falangat më fanatike të diktaturës enveriane. Uzurpimin e PD, për të cilën u tregua një kujdes i veçant në muajt e parë të lindjes të aahtuquajturit pluralizëm, Alia e realizoi duke vënë në krye Sali Berishën. Dhe për ta bërë sa më të besueshëm në sytë e opinionit publik, bëri sikur e kundërshtoi kapjen e PD nga Sali Berisha, duke përdorur veglën e tij më qorre, Neritan Cekën, në zyrën e tij. Tërë njerzit e sigurimit të fshehtë personal të Enver Hoxhës, (si dhe të sigurimit të shtetit) u shpërndan deri edhe në drejtimin e kishave e xhamive, pra në cdo qelizë të shtetit. E vetmja forcë ku ata ndjejnë se kanë gabuar rëndë dhe nuk kanë treguar kujdesin e domosdoshëm është Partia Socialiste. Rënia e saj në dorë të Edi Ramës, përfaqësuesit më në zë të liberalizmit komunist të kohës enveriane e tregon qartë këtë. Dhe kjo edhri si pasoj e qëndrimeve të liberalit Fatos Nano, i cili kurrë dhe për asnjë moment nuk u pajtua me autoritarizmin shkatrrimtar të Berishës. Aktualisht, forcat regresive diktatoriale, të,përfaqsuara nga banditë politik si Berisha, Meta dhe veglat e tyre gjakatare si Spartak Braho, janë në një luftë për jetë a vdekje me pasardhësit e përfaqsuesve të liberalizmin komunist me në krye Edi Ramën. Urrejtjes së tyre fanatike ndaj shoqërisë perëndimore i është shtuar edhe mbrojtja me çdo kusht e gjësë së vjedhur në këto 30 vjet. Dhe kjo e bënë luftën të shkoj deri në kufijtë e skajshëm të arsyes. Qëndrime të tilla, të paprecedent në një shoqëri të qytetëruar, siç është dalja nga jeta parlamentare për ta çuar vëndin në kolaps, tregon qartë dëshpërimin e tyre të pamatë. Sidoqoftë, të shohim si do ecin ngjarjet….
Po nuk je per politike ti moj goce jooooo…
Maksimumi qe mund.te besh nje manazhere o sekretare e nje punishteje te vogel… psh bizneset e plakes tende per mos me be te gjate shume.
E dëgjova pak live nga punimet e Parlamentit, kur iu përvesh Gjiknurit dhe e akuzoi se ka vjedhur aq e kaq miljona, dhe e kërcënoi se do ta shohë (prej saj). Edhe Ballës. Pale që u drejtohej me “Ti” në njëjës, sikur t’i kishte nxënësit e saj. Me këtë “gjuhë” nuk besoj se do shkojë përpara. Nuk ia kam përjetuar të atin (s’kam qenë në vend) as të ëmën, por vetë kjo m’u duk shumë karagjoze dhe arrogante. Jo pse iu përvesh dikujt në sallë, por për mënyrën se si iu përvesh.