Presidenti i Komisionit të BE-së nxjerr zbuluar Romën zyrtare: Disa ministra italianë janë gënjeshtarë, ja ç'më ndodhi gjatë vizitës sime

3 Prill 2019, 11:33Politika TEMA

“Disa ministra italianë janë gënjeshtarë kur nuk zbulojnë fondet europiane që i janë dhënë Italisë”.

Kjo është akuza e bërë nga presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, sipas asaj që raporton “Euranet plus”.

“Kam qenë në Itali dy ditët e fundit –ka vijuar Juncker- dhe kam konstatuar se shumë italianë mendojnë se Europa nuk bën aq sa duhet për të ndihmuar Italinë, gjë që më vjen keq”.

Presidenti i Komisionit Europian ka dhënë një sërë të dhënash:

“Duhet të dinë se që kur kam qenë unë, kemi dhënë 130 miliardë dollarë për Italinë: me planin Juncker 63.3 miliardë, fondet strukturore për të rigjallëruar ekonominë italiane.

Në total, mbështetja europiane për Italinë është 130 miliardë.

A  ka qoftë edhe një italian i vetëm që e di këtë? Jo, sepse një numër i caktuar i ministrave italianë thonë pikërisht të kundërtën, janë gënjeshtarë, gënjeshtarë “, tha Juncker.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Luigi Di Maio, i cili ka thënë:

“Unë nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte Juncker, por nuk kam ndërmend të ushqej tensionet me Komisionin e BE-së.

Ky është një moment delikat për të gjithë Europën”.

3 komente në “Presidenti i Komisionit të BE-së nxjerr zbuluar Romën zyrtare: Disa ministra italianë janë gënjeshtarë, ja ç’më ndodhi gjatë vizitës sime”

  1. Ranger says:

    Genjeshtra, hipokrizia dhe Egoizmi jane virtytet e Italianeve.

  2. ¿ says:

    Dhe Shqipëria ka marrë nga BE 10 milion euro që nga viti 1990.

  3. Alban says:

    E ashtu thote dhe Greqia, s’na ka ndihmuar BE-ja nderkohe qe ata zgjebaraket mbahen akoma me parat e gjermanve qe punojne e paguajne taksa. Popujt mosmirenjohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje