Komisioneri Hahn bën publik rekomandimin për hapjen e negociatave në maj, Basha vizitë urgjente në Berlin

3 Prill 2019, 10:33Politika TEMA

Sot opozita është në protestë, por nuk ka në krye liderin e saj Lulzim Basha i cili eshte në vizite jashtë vendit.

Kreu i PD Lulzim Basha është në Berlin, sipas PD.

Një vizitë e tillë urgjente e kreut të opozitës Lulzim Basha në Berlin zyrtarisht mbetet e pashpjegueshme, por që burimet në PD bëjnë me dije se shkak janë negociatat.

Ka qënë një deklaratë e fortë e komisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn ditën e djeshme, sipas të cilës Komisioni Europian në maj do të rekomandojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, ajo që ka trazuar situatën brenda opozitës dhe veçanërisht PD.

Sinjali i parë u dha nga Doris Pack, drejtuese e gruas në PPE, e cila sulmoi ambasadorët e vendeve të BE por dhe të delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca për rolin që po luajnë në keqinformimin e institucioneve europiane për Shqipërinë.

Pack i akuzoi se situata nuk është ashtu sikurse e paraqesin ambasadorët në Bruksel, dhe duke përsëritur akuzat e opozitës ajo u shpreh se i vinte turp për ambasadorë të tillë të këtyre vendeve.

Ndërkohë që braktisja e protestës para Parlamentit dhe vajtja e Bashës në Gjermani ka në bazë pikërisht shqetësimin për deklaratën e Hahn për rekomandimin sërish në maj të hapjes së negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet.

PD i qëndron akuzave që ka bërë gjithnjë se Shqipëria është në krizë, vendi është në duart e krimit, është kujtuar pas dy vjetësh për të akuzuar Ramën se ka blerë dhe zgjedhjet dhe për pasojë Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave.

Nuk mund ta akuzojmë Bashën se po lobon në Gjermani kundër hapjes së negociatave, por që do të kemi për punë orësh ndonjë deputet gjerman në media, duke deklaruar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për t’i hapur negoiciatat, kjo është më e sigurtë.

Ky është dhe qëllimi i Bashës në këtë vizitë surprizë në Berlin, vetëm pak orë pas bërjes publike të deklaratës së Hahn dhe vendosmërisë së Komisionit Europian për të rekomanduar në maj hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Dhe kjo nuk ka ndodhur për herë të parë me Bashën, është kthyer në një linjë e sigurtë e artikulimit politik dhe publik të tij, që sa herë ka një “dritë jeshile” për Shqipërinë nga Brukseli, “vrapin” e mban në Berlin.

Urojmë që këtë herë të gabojmë, por në “algjebrën e ngjarjeve”, zakonisht kjo quhet “ngjarje e sigurtë”.

Në këto kushte vetëm duhet të presim që të shohim se cili do të jetë deputeti gjerman që do dalë për të artikuluar akuzat e opozitës se Shqipëria s’është gati për të hapur negociatat me BE./M.Nikaj

7 komente në “Komisioneri Hahn bën publik rekomandimin për hapjen e negociatave në maj, Basha vizitë urgjente në Berlin”

  1. Lili says:

    Ky pidh motre duhet denuar si antishqiptar, edhe naqedobasit u bene bashke me shqipraret per ceshtjen e Maqedonise, kwto palaci hqiprare, jane kunder Shqiperise. Populli duhet te zere me dru kriminelet e PD

  2. Detari says:

    Me cfare tagri ben takime basha kur nuk eshte me ne kuvend?

    Ai sfiguron me, perse lejohet nje qytetar i thjesht te merret me punet e shtetit?

  3. Timi says:

    Ka shkuar ti nxije faqen Shqipërisë. Na duhet Avni Rrustemi i gjallë ti jap përgjigjen.

  4. Naim Frasheri says:

    Po çka ky Moterqir, që Flet per Shqiperine, Spiuni shkon te marrë Porosi për Destabilizim. Ndaj Amerika duhet ta Izoloj këtë Antiamerikan Rus.

  5. popull says:

    Ky hajdut , ky vrases , ky tradhetar i kombit nuk duhet lejuar me teje ti sjelle deme shqiperise. Drejtesia duhet te veproje dhe ta vere para pergjegjesise per krimet e bera kete maskara , qe ka aqe shume makabritete saqe duhet rjepur i gjalle dhe nuk shpaguhen. Phyyyyy sali kriminelit, lulushanit dhe gjithe shpures se tyre hajdut.

  6. Black Eagle says:

    Plera e Saliut, nqs vendi hap negociatat u humbi emri dhe vula parti e re do lindi

  7. Komentuesi says:

    Po,100% eshete e sigurt se Basha ka shkuar ne Berlin i revoltuar nga deklarata e Zoti Han per hapjen e negociatave ne muajin maj.Menjehere ka per te ardhur ndonje gjrman,do marn ndinje valiçe me eruro dhe do hedhin balte edha ai kundra qeverise,Rames dhe ambasadoreve europjan.Doris Pac e ka te garanruar valiçen me dollar,prandaj ajo leh andej nga parlamenti europian ne favor te Pd-ke te shqiperise.Por t’i marin te keqen qeverise se negociatat do te hapen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje