Basha ikën në Gjermani, protestën sot ua lë në dorë të rinjve të FRPD

3 Prill 2019, 09:11Politika TEMA

Sot opozita do të protestojë sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e qeverisë, ndërkohë që deputetët e shumicës do të zhvillojnë seancën e radhës plenare.

Peshën kryesore në protestën e sotme do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së, pasi kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë.

Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje