KQZ tentativa për të shpëtuar PD-LSI nga shkrirja, bllokon hyrjen e deputetëve të rinj në Parlament

3 Prill 2019, 09:28Politika TEMA

Futja e deputetëve të rinj në Parlament duket se ka alarmuar PD dhe LSI.

Si duket, kreu demokrat nuk i mendoi këto pasoja kur deklaroi djegien e mandateve dhe tani e ka kuptuar se ishte një veprim i nxituar.

Burime shumë të sigurta në PD dhe në KQZ, i thanë Sot se po luhet një lojë mjaft e madhe në prapavijë.

Përmes KQZ, PD po tenton që të zvarrisë procedurat e futjes së deputetëve të rinj në Parlament.

Gazeta ka mësuar se shumë emra që duan të marrin mandate nuk janë njoftuar nga Komisioni i Zgjedhjeve ende dhe shumë prej tyre kanë bërë ankesa si në KQZ, ashtu dhe pranë ambasadave.

Sipas burimeve, KQZ po i përcjell emrat në fjalë duke ju thënë se nuk po gjen dot adresat e kandidatëve në radhë që ju takon mandati, por sinjalet janë se po krijohet një vonesë artificiale për të shpëtuar PD e LSI nga shkrirja.

Janë 49 persona në listë që kanë pranuar të futen në Parlament dhe të marrin 35 vendet e lëna bosh, por nuk po u jepet kjo mundësi.

Fillimisht KQZ po kryente në kohë rekord të gjitha verifikimet dhe po ashtu lajmëronte në kohë kandidatët.

Pro tani procedurat po stërgjaten edhe pse shumë nga kandidatët që ftohen nga KQZ për të marrë mandatet kanë dorëzuar dorëheqjet.

5 komente në “KQZ tentativa për të shpëtuar PD-LSI nga shkrirja, bllokon hyrjen e deputetëve të rinj në Parlament”

  1. Flutura says:

    Mund ta vonojne procesin, po nuk mund ta bllokojne

  2. Kqzq says:

    Nuk ka nevoje qe kqz tu gjeje adresat. Behet nje njoftim ne tv qe filan dite, filan ore te shkojne ne kwz dhe te kryejne procefuren. Mbyllet puna brenda dites.

  3. shqip says:

    Legena si perhere. Te jem si ata qe jane brenda parlamentit, krijoj nje force te re politike. Dhe duke qene se jane force parlamentare, kane edhe mundesine per te patur me shume akses. Ne se do ndiqet rregulli, lsi del jashte sistemit. Nuk fiton me as ne politike, as ne lokale. Pedja e Strazimirit dhe Bumçit, pra sekti i çunit te Fariut, del force e katert a e peste. Gjithnje pas partise se Idrizit, e nja dy, tre partiçkave. Po e gjithe kjo duket fantapolitike. Dje Gjiknuri e tha hapur. PD edhe pse nuk merr pjese ne parlament, mund te kete perfaqsues ne kom e reformes zgjedhore. Ku ishim? Hiç gjekundi. Kazan i teri, nga koka te kembet.

  4. undefined says:

    Tallni b….me popullin !

  5. Albani tirane says:

    Si thot kushtetuta. Duhet bllokuar kur hedh para te madhe njeri apo tjetri. . Kontrolloni krytaret e kqz-se nga miliona kane marre qe te bllokojne kete proçes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje