Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka kërkuar që deputetet në sallë ta mbajnë një minutë heshtje në nder të masakrës së 2 prillit në Shkodër.
“Në radhë të parë meqë dje ishte 2 prilli do doja të mbanin një minutë heshtje për martirët e demokracisë”, u shpreh Hajdari.
Thirrja e saj u dëgjua nga deputetët e pranishëm në sallë të cilët u ngritën në këmbë, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha: U prehshin në paqe.
2 prill shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.
Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.
Ajo ndërkohë e nisi fjalën e saj me akuza të rënda ndaj socialistit Damian Gjiknuri.
“Doja të flisja për një kërkesë që deputeti Damian Gjiknuri ka bërë që më duket e pavend.
Duhet të kemi parasysh që ata deputet që ishin në parlament s’janë më, pra ju e keni bërë atë marrëveshje me ata, jo me ne.
Po më vjen keq që deklaratat e Gjiknurit ishin shembull i keq për këtë sistem partiak.
Gjinkuri pa pikë turpi i shtriu dorën opozitës, dhe tha që ju duhet të bëni pjesë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.
Unë do t’iu them në mënyrë të hapur çfarë po ndodh .
E para propozimi i PS është një propozim sa për sy e faqe ndaj ndërkombëtarëve, këta thonë se ‘ne po i bëjmë kërkesat, po mundohemi t’i zgjidhim gjërat e t’i shtrijmë dorën opozitës’.
Ne duhet të kemi një ndryshim esencial në ligjin për financimin e partive. Duhet një organizim demokratik brenda partive”, tha ajo.
(TemA)
Nenat e martireve jane ku therret qameti. Si gjithmon shoqeria e politika hipokrite shqiptare nuk kujdeset as nuk kujtohet per ato.
O zot, hajdaret e hajdarevicat nuk u shuajten nga ky vend ?
pthuuuuuuu FUNDERRINAT …
undefined
Ka shume te drejte Rudina.
Gazeta TemA èshtè e vèrtetè, serioze por, humbet sa herè qè na duhet serioziteti i sajè pèr ngjarje tragjike si ai i 2 Prillit ’91 ! Deputetja e PD e bija e njè prej organizatorève tè masakrès sè 2 Prillit, paska ngritur deputetèt nè kèmbè pèr njè minutè heshtje nè shenjè zie ?! Pèrse e ‘fryni’ kaq shumè bijèn e Askushit ??? Pèrgjithèsisht ngjan diçka e drejtè u vranè katèr prej shkodret, njè tjetèr shpètoi pèr fije t’penit…. Paradoksale ! Nè atè botè nè shqipèri sundonte ‘diktatori’ ‘pèrbindèsh’ Alia. R nga ana tjetèr ishin tè rinjtè e talentuar, shumè tè sjellshèm dhe me njè edukatè tè mirè, me familje shumè mè tè mira……Ata nuk kishi nè mèndje tè bènin asgjè tè keqe por u detyruan dhe Shkodra u dogj si nè kohèt e rrethimit tè sajè prej turqve ! Ai shteti i egèr organizoi njè gjygj me dyer tè hapura ku u dènuan disa drejtues tè aftè e korrekt me ligjet dhe njerèzit. Pd e Berish Hajdarit shkeli mbi gjakun e katèr tè vrarève nga njè vrasès ‘ anonim’ i tyre dhe u dènuan zbatuesit e ligjeve tè shtetit. Nga 2 Prilli i ’91 Adolf Berishès ju hap rruga pèr tè marrè pushtetin dhe kanè kaluar 28 vite ! Nè qoftèse duhet tè mbajmè Zi vèrtetè, kètè duhet ta bèjè çdo shqipètar i vèrtetè ! Ditè qè Shqipèria e ngritur me aq gjak, mund e djersè, morri tatèpjetèn ! Vendosja e drejtèsisè mbi kètè popull po nuk filloi nga 2 Prilli i ’91 nuk do tè arrihet kurrè. Pa drejtèsi nuk do tè ketè me as Shqipèri !
VRASESI SERIAL ….
Opinione : VRASESI SERIAL ….
From: [email protected]
Date: April 2, 2012 at 10:31:44 AM
– Vret me fjale por vret edhe me plumba ….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
U vrane me arme serbe!
U vrane me plumba serbe!
Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
E kush eshte vrasesi!?
… Jo dorasi! Urdheruesi!
… Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
Eshte vrasesi i Otrantos…
Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
Eshte vrasesi i Gerdecit!
Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
…. Eshte vrases serial…
Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !
PERDITESIM:
Vrasesi serial eshte vrasesi i 15 fishte i Shqiperise “ Kryetari i Shoqates se Gjuetareve te Beogradit” dhe Moskes+++ Saleh Ram Berisha.
Ishte Kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshevic, i cili ate vit pat deklaruar ne Kuvendin e Serbise se “ vetem me Shoqaten e Gjuetareve te Beogradit do te futej ne Tirane brenda 24oresh”.
Ia arriti qellimit.
Ndaj sic e kam shkruar ketu e 27 vjet me pare kurre Shqiperia dhe Shkodra nuk do te gjejne qetesi pa u ndeshkuar me Ligj e me drejtesi kryegjuetari i Beogradit, Moskes, Frances + Toptani i Vicidolit Saleh Ramollah Ajatollah Stanishic Milloshevici!
Kurre!
Asnjehere !
Alban Dega mos fol ma se ja ke keput majën krejt me shpjegimin qe ke dhan.
Je nje nga komentuesit me te “afte” te ketij parta-hali.
Eshte gjynah qe nje fenomen si ty te jetoje ne New York.
Me intelektin qe ke dhe begraund-in qe parapet ne komentet tuaja ti duhet ishe ne parlament per te zevendesuar Eduard Ndocajn sepse eshte i vetmi qe ia kalon per inteligjence.
Fack
Po ça ti bejme Shkodranëve që Votojne Salen, domethene Shkodranet jane Vet Fajtore .
Nuk e kuptoj se si e “braktisen ” parlamentin zoterinjte deputete te P.D.-se.. ?! Ishte ky nje vendim unik i saj apo vendim i “mendjes ” se deputeteve ..?! Ne qofte se ky eshte vendim unik i forces politike me te fuqishme opozitare , te ciles nuk i kam takuar asnjehere dhe as i takoj , me c`te drejte kjo zonje mer pa u autorizuar nga askush te drejten te luaje rolin e P.D -se duke u bere kryetare e opozites ..?! Ky problem duhet te shqyrtohet nga ana e P.D.-se , te saktesohet nese ky eshte nje “fraksion “partiak qe futet ne parlament pa u autorizuar . Per kete duhet te gjykoje Partia Demokratike duke mbajtur nje kongres te jashtezakoneshem ..! Nuk me intereson ecuria e kesaj force politike qe te mire apo te liq , e ka “koken drejtuese ” , me intereson ecuria e demokracise ne vend , rregullat ligjore qe duhet te kete forca politike ne demokraci , kushdo qofte ajo ..!
Azemi dhe salikaraxhici jane vrasesit e 2 prillit or shkodran qe te tana e ban per te zezen tane .
Nuk ka dushim se vrasja e kater personave ishte veper e atyre qe donin te krijonin ngaterresa ne Shqiperi. PPSH fitoi zgjedhjet e asaj kohe dhe nuk i duhej qe te derdhte gjak, por i duhej qetesi. Ata qe ishin te interesuar per gjakderdhjen ishin me siguri ata qe moren pushtetin mbas doreheqjes se Ramiz Alise. Me kete nuk dua te them aspak se Alia ishte “burre i mir”. Ai perfaqesonte nje diktature te eger qe e la vendin ne mjerim te thelle, por nuk ishte kjo aresyeja se perse ai u rrezua. Ne fakt, ishin interesat e te huajve qe ne Shqiperi te permbysej regjimi komunist, duke shfrytezuar urrejtjen popullore ndaj atij regjimi, ku pa dyshim u pedor Shkodra qe ishte qyteti tradicionalsisht liberal dhe me botkuptim antikomunist.
Eshte me se e qarte se Sali Berisha dhe Azem Hajdari ishin ata qe organizuan masakren e 2 prillit. Me kete nuk dua aspak te erresoj figuren e Rudina Hajdarit, qe nuk ka se perse te laje fajet e babait te saj, por ka shume fakte qe tregojne se vrasjet ne Shkoder nuk jane bere nga policia, por nga vrases te caktuar qe zgjodhen viktimat e tyre mbi kritere politike.
ATA , je TI.
Mjaft me hajdatet o gazeta koti….