“Mos u merr me kë ishim ne në krevat”, Rama replika me Ralf Gjonin: Jemi të dy viktimë e bojës, ti pate fat! Për shëndetin e Presidentit mos u shqetëso, "Junta" e uroi

3 Prill 2019, 12:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin e LSI, në Kuvend Ralf Gjoni. Me ironi, Rama e ka cilësuar atë viktimë si vetja për bojën.

Ralf unë me ty kam një ndjenjë solidariteti se jemi të dy viktima të bojës.

Ti pate fat se more bojë të bukur se është e vetmja bojë që përdor doktoresha e shkencave se thonë është më mirë kur i hidhet filxhanit e kuqe.

Unë e mora të zezë se partia e Myslimit e ka të zezë”, tha Rama.

Ndërkaq, më tej kryeministri u ndal edhe tek deklarata e presidentit Meta për vetëflijim.

Ralf mos u shqetëso për shëndetin e Presidentit, junta ia uroi në shesh shëndet paç president në kor.

Presidenti u lehtësua nga ajo barrë. Shih pjesën tate.

Kur presidenti të thotë ilegjitim mos u merr me kë ishim ne në krevat, po shif pse ta thotë ai ty”, përfundoi Rama.

2 komente në ““Mos u merr me kë ishim ne në krevat”, Rama replika me Ralf Gjonin: Jemi të dy viktimë e bojës, ti pate fat! Për shëndetin e Presidentit mos u shqetëso, “Junta” e uroi”

  1. faro says:

    Këtij Ralphit, I rroftë emri, sepse dy herë që e kam dëgjuar, ka këputur mufka.
    1- Quajti rrogën e deputetit “rrogë të fëlliqur”, ndërkohë që vetë po e merr me qejf po këtë rrogë.
    2- Sot në parlament kërkoi që për reformën zgjedhore, parlamenti të therras edhe PD e LI, ndërkohë që vetë ka zëvendësuar ate, që po therret.
    Ku qëndronin morali dhe logjika ketu?!

  2. Fantazisti says:

    Nga gjithe keto romuze une kuptoj vetem nje gje : Rama eshte I zgjuar.
    Flet me kode sikur eshte ne aksion te luftes guerile. Shume uje ka shkuar nen rrogoz dhe ne shqiptaret e thjeshte nuk dime gje. Shume gjera di Rama dhe Iliri. Ne nuk dime se cthone ata ne bisedat e tyre. Une si “trap” qe jam kam kete version per dekodimin e Rames.:
    Iliri i ka thene Rames qe Amerikani po e ben Shqiperine rrumpalle. Sipas te dhenave qe ai disponon, qellimi qe disa i afron dhe disa i largon, eshte qe ne Shqiperi te plasi lufta civile. Kjo i intereson Amerikes. Ushtria Shqiptare ka dale jashte kontrollit te tij dhe komandantet nuk e degjojne. Me shume deshire at degjojne NATON dhe Ameriken dhe jo ate si Komandant i Pergjithshem. Amerika synon qe po qe se shqiptaret do bien viktime e ketij skenari ugurzi dhe do vene ne lufte me njeri tjetrin, Ushtria do dali ne rruge dhe do shpall gjendje te jashtezakonshme. Ja ky eshte meraku i Ilirit rreth juntes ushtarake. Prandaj ai si prift i mire i sygjeron Rames te terhiqet nga Vetingu dhe brockullat e tjera dhe te merret vesh me Bashen dhe Monen, per te eliminuar luften civile, pra junten ushtarake. Me sa duket Rama eshte i trashe dhe nuk i kupton keto finesa te Amerikes dhe ka qeshur me Ilirin. Ketu fshihen dhe keto kode qe ai i dergon Ilirit. Me demek Rama informon Ilirin te rri i qete se ushtrine e kemi me ne…etj etj. Se kujt do i ngeli cengeli ne sume, eshte akoma nje diciture e koduar nga Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje