"Deputetët e LSI që pranuan mandatin, janë të porositur. Ja lidhjet e tyre familjare"

4 Prill 2019, 09:11Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi dyshon se kolegët e tij nga LSI-ja që nuk pranuan të dorëzojnë mandatet, janë të porositur për ta bërë një gjë të tillë.

Në emisionin “Arena” në Ora Neës, Murrizi solli në vëmendje rastin e deputetes së Shkodrës nga lista e LSI-së, Amra Borova, për të cilën tha se është familjare e ngushtë me Agron Çelën, që kryesonte listën në këtë qytet.

Murrizi ngre pyetjen se si mundet që Borova të marrë mandatin pa miratimin e të afëmirt të saj.

Ata (të LSI-së) i kanë plotësuar të gjitha listat. Nuk gjykoj që nuk kanë ardhur rastësisht.

Absolutisht kanë ardhur me porosi.

Ju tregoj rastin në Shkodër.

Duke qenë se jam tek Kosmisioni i Mandateve erdha për të parë raportin e KQZ-së.

Për deputeten e Kuvendit, që nuk e ka bërë betimin akoma sepse një ditë më parë u bë me vajzë.

Kurrë nuk e besoj që ajo të ketë marrë mandat jashtë miratimit të atij që e ka lënë mandatin.

Është familjare e ngushtë e tij e zotit Çela dhe është në listë se ka dashur ai ta fusi.

Mbesa apo nusja e nipit nuk mund të marrë mandatin që lë xhaja”, u shpreh Murrizi.

2 komente në ““Deputetët e LSI që pranuan mandatin, janë të porositur. Ja lidhjet e tyre familjare””

  1. Sonila says:

    Te dy forcat politike qe kane lene mandatet deputetet e tyre,kane bene nje marreveshje nen ze qe te fusin kandidatet e radhes ne parlament per nje kohe te cilen do ta caktoje partia dhe pasketaj edhe keta do te dorezojne mandatet per te treguar qe ne shqiperi ka nje krize te thelle istitucionale e politike!Ky eshte plani “B” i Partise se Dallkaukeve dhe i Levizjes Selektive per Interes,duke i treguar nderkombetareve qe edhe pala e dyte nuk mund te qendroje ne parlament me ze te mbytur!A nuk e filloi Hajdari kete loje si i ati qe ketej shahej e grindej me Berishen e ketej bente te kunderten !Ne kete loje eshte jashte saj vetem Murizi si nje levizje demokratike e paster e pas kletaj te gjithe jane ne rresht per te marr udherat e dites!Koha do te tregoje se kush fshihet pas kesaj loje te piset e te pa moraleshme,ndaj edhe insistimi i bandes se rruges eshte zgjedhje te parakoheshme por pa Ramen ku nderkombetaret e Ngjeles do te bejne demarshin per te rikthyer perseri sojin e Berishes ne pushtet me çdo kusht per mos ndeshkimin e tij nga drejtesia qe s’ka per tu bere kurr per keto bisha qe vazhdojne ta shqyejne shqiperine deri sa kopeja te dorezohet!Ndigjojeni Ngjelen se vetem daten nuk ka thene se kur do te ndodhe kataklizma ne kete vend!

  2. 666 says:

    Jane budalleqe se keto qe po pranojne te marrin mandatin e deputetit po perjashtohen nga partite e tyre e nderkohe jane te pamvarur e mund te krijone parti tjeter demokratike se emri demokratike ju ja pelqy te pareve tyre pamvarsisht se kan qene fashista dhe partia tyre ka qene parti fashiste ne veprime dhe demokratike me fjale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje