Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të afta për të kryer detyrat e tyre falë bujarisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat dhuruan 37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.
Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine ResistantAmbushProtected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, LeylaMoses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.
“Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën.
Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMWV dhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita –ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë.
Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ”- u shpreh ministrja Xhaçka.
E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, LeylaMoses-Ones e cilësoi dhurimin e mjeteve të blinduara si ndihmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Aleancën. Moses-Ones vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe lidershipin aktual të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes.
“Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale.
Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan.
Nën drejtimin e shkëlqyer të ministres Xhaçka dhe gjeneral Kollçakut, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë” tha ajo.
37 mjetet e blinduara dhuruar së fundmi, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura.
Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara, kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh.
lider hahahahahaha
tallen gjithe fqinjet me ju
Lider pordhe me mjete dhurate. Propagande per nxenesit e klases pare!! Na rrofte qe e kemi mire me SHBA-te se per gjysem ore na kishte ardh Greku dhe Serbi ne Durres!! Hajd ti gezoni lodrat!!
ahahahahahahahahahahahah
Ne kembim te pasurive strategjike , na bien RROTAME .
I MILET DEGJONI E MERRNI VESH…………..
Aman more por kujt i gëzoheni?Me kë do bëni luftë me grekun,maqedoninë e veriut,malin e zi,italinë?Armët e Shqpërisë i dogjën dhe tani i shesin këto makina.Nuk janë falas por kështu thonë kudo…Pijuni lëngun makinave dhe njerzit le të vuajnë për bukë.
.. SI S`KENI TURP OR TE IKUR NGA TRUTE ..?!
komshit tmerr hahaha me kto karroca pika qe sju bie o ZOT..shtet i ngordhur i cofet
kto jane mjetet qe forcat amerikane luftojne me talebanet ne Afganistan. nuk jane avione luftarake, por jane mjete shume te mira.
sa per “Lider ne ballkan”…
Dikush thote jane hekra te ndryshkur dikush do na marrin pasurite tjetri tallen fqinjet me ju (vete ku ben pjese nji dreq e di)
Si eshte e mundur qe anti kombtaret komentojne te paret? (Djallzia meres besoj)
Se kush jane mjetet maxxpro mrap shkoni lexoni pastaj komentoni se kot po rrini
Mund tju them qe keto 37 mjete kushtojne rreth 30 milion$
Kur rusia armatos serbine ju lavderoni rusine po ju kur amerika i pergjigjet duke armatosur shqiptaret shani ameriken
Duhet te falenderoni meren per jehonen qe ju ben
Miqesia usa-shqiperi detyroi greket dhe serbet te bejne aleance gjoja ortodokse edhe me bullgaret e romunet ndryshe vllazeria e lindjes per kunderpeshe
Pra jemi ne rrugen e duhur sa i perket aleancave fjalet e tjera jane fukarallek
pse nuk botohen me komentet e mia?
Mero e ke bo Temen si portali qim pekes. po botohen keto carlleqe? Na kane dhene ca diagaçe version amerikan qe ti kemi per paraden e fundvitit se nuk kemi me ca mbushim sheshin. ja kaq. ç’lufte zeza do bejme ne, apo do luftojme me pordhet e endri fuges?!!
Eh shyqyr tani ja hudhem ….??
Ti japin serish per skrap , duke filluar qe nga anijet nga kater siloruset , nga dragat , nga avionet nga municioni , nga tanket makinat e blinduara qe I shiten tek vendet fqinje , e tek avionet , te gjithe keta plera te majte e te djathte , shkrumbuan gjithe kombinatet uzinat fabrikat , industrine e rende e te lehte ushqimore , jo pa qellim , nga plastika durres , fabrika qelqi e lendeve te ndertimit , superfosfatet , rafinerite e naftes , agrumet drure frutore te prere , e Sa e Sa te tjera kasapan , nuk jane krejt rastesi , keta do hedhur te gjithe ne fund te detit .
Ke harruar vjedhjen e naftes, qe Po na e bejn kta miqt tan amekan
S’janë falas se USA po grabit të gjitha pasuritë minerare të Shqipërisë, naftën, kromin dhe gjithshka tjetër. Lider në Ballkan me plaçka të falura, si gjithmonë, si në kohën e xhaxhit Enver kur kishim 6 nëndetëse të falura që s’dinim as t’i ngisnim, jo më t’i riparonim. Njëherë ishin këta me nëndetëse në stërvitje në Gjibraltar. I drejtuan raketën Eisenhower-it. Desh hapën luftën e tretë botërore për pordhët e rreckamanëve shqiptarë. E shumta e shumta, po na përgatisin të na kenë si mish për top. Dhe kritikoni Serbinë se blen (blen) armë te rusi. Tani që jeni bërëdhe ju lider në Ballkan, sigurisht që duhet të blejnë. Kur e kanë shqiptarët në dorë bëjnë drejtësi tropojane.
Lider ne Ballkan!!!!!!!!! Ka qene kur ka qene lider, tani si po ecin punet do presim edhe nja 100 vite te behemi lider.
“Miku” na dhuroi keto mjete se ne fillim te viteve 90 na plaçkiti barutin qe kishim (bashke me tanet).
C’do gje e mire qe ndodh ne Shqiperi duhet perbuzur. C’do gje e keqe duhet zmadhuar. Fajin e ka gjithmone politika dhe tjetri. Une jam gjithmone pa buke (na marrshin te keqen ata te Saharase ne garen per uri. Ne jemi me pabuksa).
amerikes tja dim per nder per dhuraten ,por shpia me mjell borx nuk mbahet kemi 28 vjet demokraci nuk kan bler nje tank e avjon e kan mendjen kush ta vjedhi me shum kete vend si ps e pd + lsi krye hajduta nga skandali ne skandale
Tani jo vetem Greket e Serbet,por dhe Turqise ja shkulim dhembet…..heeeeeem ta provojne po deshen…..po shofere kemi?
Ushtria ti gezoje makinat. FLM amerikes. Shqiperia po ecen. Legenat ti bien daulles.
kto jan fjal e fundit te teknollogjis po me karburantin tone sma ha mendja te punojn…
Qeke nje koqe ti er Cen. Tall bithen qerosi me ju
Ne gjithmone kemi qene lider por nuk e kemi ditur hahaha….gallat e madhe. Vendi i pare ne bote per marksizem-leninizmin, fanar ndriçues ne bote, vendi i pare ne bote ateist, vendi i pare ne bote per ushqim, vendi i pare pas Gjermanise, dhe ja tani lider. O perendi na shpeto nga budallalleku.
Shqiperia nuk i mban dot me naft ato mjete.
Ore perse nuk na thoni sa kushtojne e kush i paguan keto para apo s’ka gje se mban ky popull!E dyta per ç’fare fushash te minuara behet fjale qe mund te na sherbejne keto mjete apo do pushtojme ndonje fqinje e mos na miojne rrugen!Se treti ,se mos jane si ato mjetet Skoda qe çeket i kishin nderuar vetem kabinat e pjeset mortorike ishin te perdorura!Apo dhe po te na kene futur ,i yni eshte e s’ka problem se na i xjerr prape!
Urime urime armatimin strategjik hahahaha sa bole jeni