Në sulmin frontal ndaj Rudina Hajdarit, krydememokrati Lulzim Basha ka angazhuar të gjithë “altilerinë” e tij politike dhe mediatike, duke mos i kursyer qoftë edhe gabimin më të vogël në artikulim.
Seanca e djeshme parlamentare ka shënuar rastin më flagrant, ku deputetja është sulmuar pasi ngriti në këmbë Kuvendin.
Në krye të fjalës së saj, ajo i është drejtuar të gjithë ligjvënësve, duke kërkuar 1 minutë heshtje për 4 martirët e vrarë në Shkodër më 2 prill 1991 gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti.
Nga foltorja e Kuvendit ajo tha:
“Në radhë të parë, meqë dje ishte 2 prilli, një ditë e shënuar, do doja që me këtë rast të mbanim një minutë heshtje për martirët e demokracisë dhe arsyeja se pse jemi ne këtu, për katër të rënët. Zotin Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Cekës”, u shpreh Hajdari, duke ju drejtuar deputetëve.
Fill pas kësaj, mediat pranë Partisë Demokratike e interpretuan sikur demokratja i është drejtuar vetëm kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ja ka kërkuar atij lejen. Në fakt, siç duket edhe nga pamjet, ajo nuk e ka përmendur kreun e Kuvendit, dhe për më tepër as është drejtuar nga ai.
Media të sponsorizuar nga njerëz pranë Bashës, nuk kanë nguruar të spekulojnë me tituj “bombastik” për të krijuar idenë se Hajdari po i “falej” Ruçit, madje duke provokuar edhe me gjakun e të atit, Azem Hajdari.
Në përforcim të kësaj ideje, erdhi edhe reagimi i një kryetari të ish- të të përndjekurve të diktaturës, komenti i ish- deputetes Albana Vokshi dhe një sërë gazetarësh të lidhur ngushtësisht dhe financiarisht me PD-në.
Sipas versionit të tyre, Hajdari i ishte drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili në prag të rënies së regjimit komunist ka mbajtur funksionin e ministrit të Brendshëm, që përkon edhe me momentin e ngjarjeve tragjike të 2 prillit në Shkodër.
Por pse tani ky sulm ndaj Hajdarit?
Është qesharake kur vëren se Rudina Hajdarit i japin leksione demokracie njerëz që e kanë të dyshimtë aktivitetin e tyre, qoftë në pluralizëm, dhe qoftë në komunizëm.
Familja e saj, mirë apo keq, e ka ndezur një dritë shprese në kohët më të errëta të këtij vendi dhe na pëlqen ose jo, deputetja është pjesë e këtij reflektimi.
Ndërkohë, akoma më qesharake është fakti që personat të cilët u angazhuan për ta prezantuar në publik, sot i vendosin në dukje gabimet në leksikologji, thua se ky problem lindi direkt pasi ajo doli kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për djegien e mandateve.
Të gjithë e dimë që gabime artikulimi Hajdari ka bërë që në momentin e ardhjes së saj nga Shtetet e Bashkuara për shkak të studimeve të gjata aty.
Por a është e folura pa gabime një element kaq i rëndësishëm? Politikanë të niveleve të larta në Shqipëri janë oratorë të zotë, por gjurmët e tyre në historinë e vendit nuk janë edhe aq pozitive, për të mos thënë janë shkatërimtare.
Por, të gjithë e dimë që sulmi ndaj Hajdarit nuk vjen për këto shkaqe tepër banale dhe qeshatake në thelb.
Deputetja është parë së fundmi si rivalja kryesore e kryedemokratit Lulzim Basha, e cila i rrezikon seriozisht karrigen në “selinë blu”, që mund t’ja marrin, edhe pse ka përjashtuar të gjithë mendimin ndryshe.
Pas mbështetjes ndërkombëtare, historisë familjare në Partinë Demokratike dhe forcimit të pozitave në publik, me sa duket Basha e ka parë të udhës për ta eleminuar politikisht, duke i vënë pas “armatën” e tij politike dhe mediatike.
Ndaj, kjo baltosje e Rudinës, ka vetëm një emër: Frikën. (TemA)
CIA ka arrit ne perfundimin qe ne shqipni arrihet dicka pozitive vec nese sundojn femnat.
Matriarkati po troket ne portat e shqipnis.
Te zeste “burra” shqiptar cdo hjekin.
Do ju priten allatet me gersher amerikane si ju pren xha Sulos mustaqet me gersher bolshevizmi..
Cfare ndryshimi ka 2 prilli me 21 Janarin?
Hahaha.Me kenaqe.
Po atyre qe nuk kane si pune e Lul Rinasit, Palok Thuthuqes etj, çfare do ti bejne?
Zoti Alban pyet per ndryshimin e dy ngjarjeve me 2 Prill dhe 21 Janar.Per mua nuk kane ndryshim se kane te njejtin Autor: MortjeMadhin
Shume me mirre nje qe bene gabime ortografike sesa nje qe bene gabime artitmetike
Po pse more kriminela Azemin Ruçi e ka vrare àpo ju .Po 4 qytetaret shkodran Ruçi i ka vrare apo ju se ju te vrisni pas shpine dhe te vini e te ngeshlloni ndersa Ruçi ka dhene llogori nje here si burrat para dtejtesise tuaj po ju qe nuk keni dhene akoma llogari dhe po ju behen krimet mullar qe nuk do shkoje me pa u ndeshku .
Keshtu ka bere dhe i jati.kerkoi 2 minuta per te nderuar heronjte e demokracise ne shkoder.beme baba te te ngjaj.
Kush ska allate,si puna e Lul-kuqe Burbuqes dhe Paloqe Thuthuqes shkruhet direkt si persson pa seks dhe futet n garrumbullin e bythqimve. Per kta kujdeset vecanerisht OKB ja .
Per cdo vit ju dergo nga nji pako ku ka nji gje t gjat qe ta perdorin si stimulues seksual.
Po ta shifni Lulen E Partis sesi ecen kur kthehet pri amerike e kuptoni se e ka tejkalu normen e madazhimit te vrimbythes s tij me hajdar artificjal OKBje.prodhim afroamerikan.
Vet i vran vet i wajn vet i nderojn, medet u ka bo muti kala