Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë është anuluar.
Shkak për shtyrjen e konferencës është bërë një problem mes delegacionit serb e atij kosovar.
Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.
Këtë incident e konfirmoi dhe ministri i Turizmit Bledi Klosi i cili tha se delegacioni serb nuk pranonte që në këtë konferencë që të merrte pjesë dhe delegacioni kosovar, gjë e cila solli anullimin e konferencës.
“Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare.
Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë.
Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës. Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit.
Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta.
E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special”, u shpreh Klosi.
Ndërkohë Ministri i Mjedisit të Kosovës Fatmir Matoshi, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën.
“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UMNIK-ut ose të personave të Kosovës të shoqëruar nga zyrtarë të UMNIK-ut, gjë që për zyrtarët e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë.
Ne kemi shfrytëzuar mundësinë që të takojmë gjithë donatorët dhe të kërkojmë mbështetjen e tyre. Tashmë do të zhvillohet një konferencë vetëm në nivel teknik”, u shpreh Matoshi. (TemA)
pSe nuk vazhdoni dot pas serbet ju tyca??? Ca dmth kjo qe sduan ata dhe prishin konferencen qe jane dhe te tjere…
Po mire de serbet jane te vellezerit tiranes dhe anulojne kur te duhen dhe bejne si te duhen ne tirane.Kosovaret jane te huaj ata burgosen,ndicen,largohen….Blendi klosi a eshte i Rames….
Ta benit konferencen pa serbet pse ta anulloni!?
O mjeshter,
Konferencen nuk e organizon Klosi. Ne kete rast Shqiperia eshte vetem vendi prites. Nuk eshte ne tagrin e Klosit te beje si te doje. Organizatore dhe donatore Jane te tjere.
Flisni qesim, sikur ai eshte kryeplaku i fshatit.
Po mire pra, pse nuk vazhdoi pa legenet serbe?
Nuk e ka ne dore Shqiperia. Ky aktivitet organizohet nga kombet e bashkuara ne Shqiperi. Kshuqe mos ja fusni kot!!
Duhej përjashtuar Organizata e Karave të Bashkuar në fakt ….se ata e organizonin konferencën dhe janë po ata të parët që nuk e njohin Kosovën e pavarur se i ikin gjithë ato rroga të majme që po marrin në Kosovë prej 20 vjetësh…!
Serbët thjesht treguan veten e vet ….prapë…!