Pentagoni synon të zgjerojë shitjet e avionit F-35 për Greqinë, Rumaninë dhe Poloninë

5 Prill 2019, 20:13Bota TEMA

Një zyrtar i Pentagonit i tha Kongresit se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë të zgjerojnë shitjet e avionëve luftarakë F-35 të prodhuara nga Lockheed Martin Corp, në pesë vende të reja duke përfshirë Rumaninë, Greqinë dhe Poloninë, ndërsa aleatët evropianë po shtojnë mbrojtjen e tyre përballë një Rusie të fuqizuar.

Në dëshminë me shkrim të paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe që u pa nga agjencia Reuters, nën-admirali Mathias Winter – kreu i zyrës së Pentagonit për avionët F-35 – tha se “klientët e ardhshëm potencialë të shitjeve ushtarake jashtë përfshijnë Singaporin, Greqinë, Rumaninë, Spanjën dhe Poloninë”.

Lajmet për klientët e rinj të mundshëm përkojnë me tensionin e SHBA-së me Turqinë për avionët F-35 lidhur me planet e Ankarasë për të blerë një sistem mbrojtës të raketave ruse.

Shitjet e huaja ushtarake si ato të avionëve F-35 konsiderohen marrëveshje mes qeverive ku Pentagoni vepron si ndërmjetës midis kontraktorit të mbrojtjes dhe një qeverie të huaj.

Vende të tjera që konsiderojnë avionin F-35

Aleatë të tjerë amerikanë kanë shfaqur interes në blerjen e avionit të fshehtë, të padiktueshëm nga radarët, duke përfshirë Finlandën, Zvicrën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në dëshminë e plotë të nën-admiralit Winter, e cila do të bëhet publike të premten, thuhet se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin të gjitha kërkesave zyrtare për informacion rreth avionit.

Vitin e kaluar, Belgjika ishte klienti i parë i ri për avionin F-35 në vite, duke zgjedhur atë në vend të Tyfunit të kompanisë Eurofighter për të zëvendësuar avionët e vjetëruar F-16 përmes në një marrëveshjeje prej 4 miliardë dollarësh ($ 4.55 miliardë).

Nën Presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara kanë shpalosur planin “Blini produkte Amerikane” që heq kufizimet mbi shitjet dhe inkurajon zyrtarët amerikanë të marrin një rol më të madh në rritjen e biznesit jashtë vendit për industrinë e armëve amerikane.

Në dispozicion tre modele të F-35

Lockheed, kontraktori kryesor i avionit, po zhvillon dhe ndërton tre modele të avionëve të rinj për ushtrinë amerikane dhe 10 vende të tjera që kanë nënshkruar kontrata blerjeje: Britania, Australia, Italia, Turqia, Norvegjia, Holanda, Izraeli, Japonia, Koreja e Jugut dhe Belgjika.

Shitjet e armëve të SHBA-së për qeveritë e huaja u rritën 13 për qind duke arritur në 192.3 miliardë dollarë në 30 shtator, tha Departamenti i Shtetit në nëntor.

Lockheed dorëzoi 91 avionë luftarakë F-35 në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre gjatë vitit 2018.

4 komente në “Pentagoni synon të zgjerojë shitjet e avionit F-35 për Greqinë, Rumaninë dhe Poloninë”

  1. Toni.D. says:

    Po qelli jone i kalter qe po ” loton ” per F-35 kur do behet realitet?

    1. Shqiponja says:

      F-35 qiellin tone do ta shkelin , po nuk do ta ruajne kure ne kete jete , nuk kemi fuqi ne te blejme kete arme , Belgjika bleu 30 cop dhe kushtuan 6000000 $ perfundimet dihen , as Greqia ne kete gjendje ekonomike qe eshte nuk i blen dot , kot ja futin , megjithate te drejten te enderosh nuk ta mohon askush ……….tung

  2. Bazarhesap says:

    Hahahahahaah sa karagjoza qe jeni!!!
    Te blesh f-35 duhen miliarda $$ investim dhe mirmbajtje aq shume sa keto vende nuk kane buget,gjithsesi urime ne fake news e dites.

  3. ¿ says:

    Shpresojm që Americanët të mos i ken premtuar Grekut detin tonë për të firmosur këtë kontrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje