Nën moton “Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë”, gjatë këtyre katër viteve është ndërtuar apo rikosntruksuar numri më i madh i çerdheve dhe i kopshteve në kryeqytet në këto 30 vjet.
I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se kjo nuk ka qenë thjeshtë një fushatë, por një punë e vazhdueshme që çdo ditë kryeqyteti të kishte një punë konkrete.
“Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë të kuptosh kush e ka prej vërteti dhe me passion punën.
Ia kam thënë edhe stafit, Bashkia jonë është si një pulë, çdo ditë duhet të bëjë nga një vezë, ndonjë ditë mund të bëjë edhe 2-3 vezë, po çdo ditë duhet të ketë një gjë konkrete, o një bibliotekë, o një korsi biçikletash, o një park, o një kënd lodrash, o një kopsht, o një çerdhe, o një shkollë.
Dhe për sa kohë që kemi bërë 1500 ditë kështu, këto 30 ditët e fundit më duket si xhiroja e fundit e maratonës”, tha ai, teksa renditi edhe disa prej investimeve të kryera, mes të cilave edhe emocionet e rikonstruksionit të kopshtit ku ai është rritur vetë.
“Kam qenë fillimisht te çerdhja 54, më dha një kënaqësi shumë të madhe rikonstruksioni i saj. Pastaj kam qenë te kopshti 18, dhe nuk e ke idenë sa krenar isha kur u ribë kopshti 18, se ka qenë kopshti im.
Pastaj, prindërit më çuan te shkolla “Kosova”, e cila u rindërtua.
I kam bërë të gjitha në fakt. Ku kam qenë vetë, i kam bërë të fundit.
Se këpucari, këpucët e veta i rregullon në fund”, tha ai.
Por krahas kopshteve, një vëmendje i është kushtuar edhe shkollave, sikurse është ndërtimi nga e para i shkollës Kosova dhe rikonstruksioni i gjimnazeve.
Një femër si Grida Duma në krye të Bashkisë së Tiranës është dhe mendimi i familjes mbreterore Angleze.
Sa genjen ti, sa vjedh ti zoti Shugar…asnje nuk t’a del.
Picken e mamas ke bere nga nje pune ne dite
Ore mashtrues, ca shkolla ke bere!?
Te gjitha shkollat kopshtet cerdhet i ke si ne kohen e luftes.
Pa drita, pa uj sikir ka ren boma atomike pa suvatime.
Mashtrues i kalibrit te lart je lali eri, por ket radhe do ta hash kallamin, do ikesh per lesh.
E mesuan shpejt se je hajdut 20% ne prokurime ti dhe stafi jot!
Kam besim tek ti Erjon. Mbeshtetu tek rinia. Urime per fitoren.
Ti ,dhe kushdo qe kerkon pushtet ( dhe ti e di me mire se te tjeret ,se ai qe do pushtet e do per vete ,e jo se po i “digjet “barku per popullin….) e do per te mbushur xhepat e tij…I harrove shpejt “protestat “ e tua me kerkesat “Nano ik…..”Ta maresh vesh ti dhe kushdo qe mendon se ne Shqiperi “u be deti …kos”.Populli kerkon reforme Kushtetuese dhe reforme zgjedhore…Ata qe duhet te drejtojne pushtetin lokal dhe qendror do ti zgjedhe direkt populli dhe jo ….bandat politike….pergjegjesia meret me kontrate noteriale , (e jo ha o muco ,pi o muco…),dhe me VETING.