Monika Kryemadhi shpalos platformën qeverisëse PD-LSI: Ne nuk do t'i harrojmë kurrë fermerët, do ta rimëkëmbim bujqësinë

7 Prill 2019, 13:11Politika TEMA

Monika Kryemadhi ka shpalosur plaftormën qeverisëse nëse PD dhe LSI mund të çojnë vendin në zgjedhje të parakohëshme dhe fitojnë besimin popullor.

Kryetarja e LSI ishte në Bashkinë e Cerrikut ku tha se nuk do t’i harrojnë fermerët dhe se do të rimëkëmbë bujqësinë.

Ajo zhvilloi takime me fermere te kesaj zone ku u njoh nga afer me problematikat qe hasin fermeret.

 “ Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari.

Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë 0. Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.

Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, tha Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

2 komente në “Monika Kryemadhi shpalos platformën qeverisëse PD-LSI: Ne nuk do t’i harrojmë kurrë fermerët, do ta rimëkëmbim bujqësinë”

  1. eri says:

    Kjo flet sikur ka lindur sot.deri para 15 muajsh e kishte LSI ministrine e bujqesise.

  2. kujtesa says:

    Aaaa more Monka!
    Ju pame ne qeverisje mebshumebse cka qene Sala dhe PS se bashku. Nese PD-PS se bashku kane qene ne pushtet nga 13 vjet secila,LSI ka qene me Nanon 8 vjet,me Salen 4 vjet dhe me Edin po 4 vjet. Do te thote 16 vjet.
    Pervecse vodhen flori e mall pa fund,mbollen dhe faren e keqe te percarjes se te majtes. Kjo ka bere qe sot te kemi kete situate ku asnje force politike mos te besoj te tjetra sepse rezultatin e merr me i vogli. Nje force me 10 deputete,te rrije ne pushtet pa fund,sikur nuk shkon.
    Per me teper kur kjo force e vogel vetem grabit e grabit pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje