Gazmend Kapllani vazhdon polemikat me Brahon: Njerëz të tillë duhet të ishin jashtë politikës!

8 Prill 2019, 19:45Sociale TEMA

Shkrimtari i njohur Gazmend Kapllani ka vazhduar polemikat me Spartak Brahon, pas shkrimit të tij të parë botuar në gazetën TemA.

Duke ju përgjigjur disa komentuesve, Kapllani nënvizon idenë se debate të tilla tregojnë se politika shqiptare ende nuk është dekomunistizuar.

Më poshtë ai është i ashpër me zotin Braho:

“Sic shkruajta para disa ditesh, ne nje vend paksa normal, spartakbrahot dhe gjithe kopuket dhe funksionaret, dhe vrasesit, dhe injorantet, dhe xhelatet e nje prej regjimeve me kriminale qe ka njohur historia badhkekohore e Europes, duhet te pakten te ishin jashte politikes.

Sot fatkeqesisht jane ende ne politike dhe bejne ate qe kane bere gjithe jeten e tyre: shpifin, hedhin balte, kercenojne, jashteqisin nga goja.

Sa per te tjerat: ne nuk i patem frike kur banda e tyre kishte pushtetin kriminal, kur kishin burgjet dhe xhelatet, bllokun dhe torturat, gjyqet dhe Spacet, gardianet dhe qente e kufirit, spiunet dhe vrasesit, jo tani qe verdallosen si ato kufomat e Hallowinit me te cilat bejne gallate kalamajte e lagjes.

Sidoqofte, ekzistenca e personave te tille tregon qe jeta politike ne Shqiperi eshte ende nje Uturak i Madh.

Taku eshte thjesht deshmia me e turpshme e ketij Uturaku.

Prandaj, meqenese degjova qe ka nderruar emrin dikur, ju ftoj qe sot ta therrasim: Taku Uturaku”.(TemA)

Lini një Përgjigje