I quajti shqiptarët gjakpirës e terroristë, Haradinaj merr masa, shkarkon ministrin serb

9 Prill 2019, 14:40Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas deklaratave të fundit ka shkarkuar nga detyra ministrin serb të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Haradinaj shkruar se është e papranueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë.

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. 

Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. 

Kjo nuk arsyetohet.  Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. 

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj.

3 komente në “I quajti shqiptarët gjakpirës e terroristë, Haradinaj merr masa, shkarkon ministrin serb”

  1. rexha 10 says:

    GJEJE NJEMINISTE TE MIRE SERBE SE ATA QE MBAROKAN ME VICE QENKAN TE GJITHE NJELLOJ.

  2. ben says:

    Ka Cecua bicak. Keta serbet duhet ta kuptojne se koha e tyre ka perenduar njehere e mire.

  3. Leon Rrapini says:

    Të tillët s’na lenë që ti duam si fqinjë; përkundrazi na imponojnë t’i vështrojmë me përbuzje neveritëse, si hiena e çakej, megjithëse e dimë që midis Serbëve gjenden plotë qytetarë me ndjenja demokratike e humane që i kanë dënuar dhe i dënojnë bëmat kriminale kundër jo-Serbëve në ish Jugosllavi, bëma të shëmtirave Millosheviç, Karagjiç, Mllagjiç, Arkan, etj., me të cilët solidarizohet dhe njollos veten ky mëndje-lehtë me emrin Ivan Teodosijeviç, që shfaq ide sadiste kundër Shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje