FOTOT: I pastrehu që “gërmon” në koshat e miliarderëve, fiton rreth 300 dollarë në javë

10 Prill 2019, 10:38Lifestyle TEMA
FOTOT: I pastrehu që “gërmon” në koshat e

Veterani i luftës, Jake Orta, 56-vjeç, i cili pas 12 viteve shërbim në ushtrinë amerikane mbeti i pastrehë, thotë se fiton rreth 300 dollarë në javë duke “gërmuar” nëpër mbeturinat e miliarderit Mark Zuckerberg, shkruan New York Times.

Orta jeton në një apartament që ia kanë dhënë në shfrytëzim autoritetet lokale në San Francisko, vetëm tre blloqe më larg banesës së themeluesit të Facebook, Mark Zuckerbeg.

Në apartamentin e Ortas mund të gjenden sende të ndryshme nga tharësja e flokëve e deri të aparatet për kafe, e të gjitha këto i ka mbledhur nga kontejnerët e mbeturinave të Zuckerberg.

“Habitem me faktin se çfarë gjëra hedhin në mbeturina njerëzit. Kurrë nuk e dini se çfarë mund të gjeni”, ka deklaruar Orta teksa po “gërmonte” në kontejnerë dhe nga ato nxori xhinse, pallto, atlete dhe pompë për fryrjen e gomave të biçikletës, që të gjitha prodhim i markave të njohura botërore.

Orta me rishitjen e gjësendeve arrin të fitojë në ditë nga 30 deri në 40 dollarë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje