VIDEO: Harron kamerën e ndezur aksidentalisht, "kap mat" gruan duke kryer marrëdhënie me shokun e ngushtë

9 Prill 2019, 16:41Lifestyle TEMA

Një burrë në Kinë harroi aksidentalisht kamerën e ndezur në shtëpi dhe u trondit nga ajo çfarë pa më vonë.

Në pamjet e regjistruara dukej gruaja prej 20 vitesh duke e tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Ai tha se e la kamerën në shtëpi pasi mendonte se ishte thyer.

Ndonëse videot janë zbuluar javën e kaluar, ngjarja ka ndodhur që në gusht të vitit 2016.

Burri, i identifikuar si Mr.Yang tha se u divorcua nga gruaja menjëherë pasi pa imazhet.

Videoja zgjat 1 minutë dhe tregohet një burrë tjetër që hyn në shtëpi dhe fillon të puthet e përqafohet me gruan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje