Një hajdut u mundua t’i shmanget prangave të policisë duke tentuar të arratiset nga dritarja e apartamentit, por mbeti pothuajse i varur jashtë dritares së katit të 22-të.
Policët kinezë ishin futur me forcë në apartament, pasi kishin arritur të identifikojnë se i dyshuari për vjedhje në një market në qytetin Yitang në provincën Hunan, ndodhej aty.
Videoja e momentit të arrestimit shfaq të dyshuarin duke qëndruar i varur jashtë dritares së katit të 22 të një ndërtese të lartë.
Pavarësisht përpjekjeve për tu arratisur ai ra në prangat e policisë. (TemA)