Pamjet e një tufe kuajsh të egër që vrapojnë në brigjet e jugut të Francës kanë bërë xhiron e botës.
Fotot e 12 kuajve të racës “Camargue” me perëndimin në sfond janë kapur nga fotografi Scott Stulberg.
Parku kombëtar natyror në qytezën Sainte Marie de La Mer, pranë Montpellier, Francë është i përbërë nga liqene natyrore, këneta dhe një pjesë e mirë e zonës është nën mbrojtjen e UNESCO-s. (TemA)