Victoria Murphy 25 vjeç braktisi punën e saj të mëparshme dhe tashmë është bërë bërë një sipërmarrëse e suksesshme.
Ajo ka ngritur firmën e saj të pastrimit të shtëpive dhe biznesi po ecën mirë.
Por ka diçka ndryshe në stilin e saj të punës.
25-vjeçarja i ofron shërbimet e zhveshur. Ekzaktësisht sa e zhveshur? Këtë e përcakton tarifa që paguhet.
Shërbimet e Victorias janë shumë të kërkuara në Edinburg, aq sa tashmmë ajo ka një staf prej 15 personash.
Mes tyre janë edhe tre burra, por 25-vjeçarja thotë se nuk ka mjaftueshëm zonja shtëpie që të kërkojnë shërbimet e tyre për të pastruar të zhveshur.
Pagesa varion nga 55 paund në 75 paund në orë.
Victoria tregon se stafi i saj ka qenë i mirëinformuar që në fillim për stilin e veçantë të punës dhe asnjëherë nuk i vendos në situatë të sikletshme.
“Nuk dua ta vendos stafin në asnjë situatë që nuk e kisha përjetuar vetë më parë. Ne nuk jemi shërbim eskort.
Ajo që ne ofrojmë është argëtim dhe flirtim”, thotë Victoria, duke sqaruar se pagesa për pastrimin ndahet në 3 nivele.
55 paund në orë për të pastruar shtëpinë me të brendshme, 65 paund në orë topless dhe 75 paund një orë totalisht nudo.
“Asnjë pjesëtar i stafit tim asnjëherë nuk do të bëjë asgjë nëse nuk ndihet rehat”, shprehet 25-vjeçarja.
Sipas saj, firma që ajo drejton ka 20 klientë të rregullt.
Shumica e klientëve që kërkojnë shërbimet e pastrimit të zhveshur jetojnë të vetëm.
Ka të rinj, por edhe të moshuar, që variojnë nga 30 vjeç deri në 80-vjeçarë.