Nga Mero Baze
Ka disa triumfe të shpallura nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kohët e fundit. Nuk e kam fjalën për atë triumfin e Mond Spahos për fitoren e Ajaksit ndaj Juventusit, por për atë që Lulzim Basha po e shpall si triumf të paralajmërimeve të tij për rivendosjen e vizave me Holandën.
Ka prej vitit 2017 që ka lobuar për këtë mocion, dhe më në fund e ka arritur. Të gjithë jemi gati t’ia quajmë fitore, edhe pse lë një shije të hidhur. Dhe kur ja quajmë fitore, nuk ka nevojë të justifikohet se ai nuk është holandez, se dhe ai vuan si gjithë shqiptarët, pasi vajzat nuk i ka në shkollë në Holandë, por në Tiranë. Në Holandë shkolla është pa para, kurse shkolla e dy vajzave të Lulzim Bashës në Tiranë kushton 40 mijë dollarë në vit, pasi është shkolla më e shtrenjtë për fëmijët e të huajve në Tiranë. Në Holandë do t’i kishte rënë më lirë.
Para triumfit të Holandës, pati dhe triumfin e sondazhit. Dhe ai e bëri me krah. Sido që ta llogarisje, dilte fitues. Nuk ka lehtësi më të madhe për një opozitë në krizë, se sa një lajm i tillë, qoftë dhe i sajuar.
Protesta po ashtu u quajt triumf i madh, biles më i madhi në historinë e protestave. U fitua beteja me gazin lotësjellës, dhe u arrit të intonohet më mire zëri tek “Himni i Flamurit”.
Në mes të asaj rrëmuje, në Aeroportin e Rinasit, një bandë e mirëorganizuar nga një djalë nga Tropoja, i afërt me PD, arriti të zhdukë mbi 6 milionë euro, duke u vrarë dhe vet. Policia ende nuk i ka kapur hajdutët, ndërsa debati publik për sigurinë e Aeroportit është duke vazhduar. Edhe ky është një triumf i akuzave të opozitës.
Nuk dua të vazhdoj të shtyhem më tej në kohë për të analizuar triumfet e shpallura të Lulzim Bashës, se dhe kaq mjaftojnë, që një opozitë të hyjë në zgjedhje dhe ta flakë tej shumicën.
Tani, nëse Lulzim Basha arriti të na rikthejë vizat me Holandën, të dalë mire në sondazhe, të bëjë protesta madhështore, të faktojë që qeveria nuk mbron dot lekët e bankave dhe Aeroportin kombëtar, nuk e di pse ka frikë të hyjë në zgjedhje.
Në vend që të harxhojë energji të hyjë në komisionin e reformës zgjedhore, të diktojë rregullat e lojës dhe të hyjë në zgjedhje lokale, përgjon gjithë ditën mos opozita e re, kandidon njerëz në zgjedhje, apo tenton të hyjë në to.
Tani ose këto triumfet e Lulzim Bashës janë reale dhe ai duhet të hyjë në zgjedhje e të mundë Edi Ramën, ose ai tani ka mbërritur tek pika që gjënjen dhe veten, për të fjetur i qetë, meqë nuk do të hyj në zgjedhje.
Por jo gjithë opozita ka qetësinë e Lulit për gjumë. Shumë prej tyre nuk i zë gjumi, pasi nuk e kuptojnë dot, se si kanë gjithë këto suksese, por prapë nuk po hyjnë në zgjedhje.
hahahahahhahaha i madh fare ?
Mire Lulzim Basha urdheron parlamentin e hollandes qe ti vendosi vizat shqiperise , para pak kohesh urdheroi Donal Trump qe te zvendesonte ambasadoren e dekretuar, pastaj shkon e ndikon te qeveria gjermane qe mos te hapen negociatat. Dhe te gjitha keto I ben me 220 milione euro qe ka vjedhur te rruga e kombit.
Me fal
Po ky pafillua timonieri I madh qe ka 6 vjet qe mer rrogen si KM ca pune ben??????? Se ky eshte edhe lider global.Keto leket e hashashit ,te PPP, te rrugeve qe I la rrugeve ca I ben????? Pse nuk harxhon edhe ky ndonje lek, kaq I pangopur eshte sa I do te gjitha per vete?????????
@ ben,
Je komplet organ genital
Respekt per ty Ing. MERO .
Thuhet se edhe per rritjen e rrezikut te zhdukjes se pandave mund te kete gisht Basha. I bej thirrje organeve te hetojne se pse qe pas djegies se mandateve numri i pandave ne vendet aziatike eshte ulur ne menyre te ndjeshme. Te jete rastesi valle?
E di ti kush esht luli apo se di. Eshte bere inspiruese filmash me lufte kjo opozita jone per kinostudjot matane oqeanoit. E di kte? Po se dite ja ta tashti e di! Ti shkon pi kafe 120 lek. Luli shkon lobon 1miljon euro m’u n’vashington. Eshte zengjin luli. Te thyn ballin me pare . Te del atje ku sta pret mendja. Paff!! Pare byrazer , pare!!
A mund te gjesh sot sarkazem me te thelle se ka ne kete shkrim te z.Mero?
Bravo mjeshter I shkrimeve sugjestjonuese..
Nuk ka me si behet.Te lumte Mero Baze.
RESPEKT.
Luli do qe te fitoje heqjen e Rames ,se zgjedhjet i ka te fituara…
Keta edhe kur humbasin bertasin fitore dhe trushplaret gezohen edhe per nje sufllaqe.
Keta edhe kur vjedhin bertasin,na vodhen
të lumtë pena. o “fitojnë” tani ose kurrë me gjithë këto sondazhe në favor të tyre, me gjithë këto TV në favor të tyre, me gjithë këta lobista në favor të tyre, me gjithë këta “protestues” që u thye rekord ndërkombëtar, pse nuk futen në zgjedhje? Pse ta humbin shansin të drejtojnë vëndin? (mos o zot të marrë pushtetin Luli e Mona). Do hanë kokat sic po i hanë me nj-tj.
Mero, je katil .
Luli vuan , ti hedh valle .?
PERPJEKJET E LULZIMES PER DESTABILIZIM TE SHQIPERISE ME ANEN E PROTESTAVE , NUK REZULTUAN TE EFEKTESHME . NDERKOMBETARET PO E INJOROJNE SKENARIN DASHAKEQES TE TIJ , POR LULZIMJA , MONA , SALIU , ILIRI , RAMA , PO DESHTOJNE CDO DITE PARA FUQISE SE SHB DHE BE .ATA PO PERDORIN VARIANTIN TJETER, SHUME ME TE KEQ PER SHQIPERINE DHE POPULLIN , HEQJA E VIZAVE. ME HEQJEN E VIZAVE ,ATA MENDOJNE SE SHQIPERISE I VIHET VIZA PER NEGOCIATA ME BE . DHE PIKERISHT ,KY ESHTE TRIUMFI I POLITIKANEVE ,TE CILET ,KERKOJNE ME CDO KUSHT TE SHPETOJNE KOKEN E TYRE NGA KJO BE . HEQJA E VIZAVE ,PIKERISHT NE KETO MUAJ, KUR PRITET HAPJA E NEGOCIATAVE , ESHTE KTHIM MBRAPA ,PER SHQIPERINE . NUK KANE SE CFARE TE BEJNE , HALLIN E KANE TE MADH , NUK E KANE MENDUAR, QE FUTJA NE BE ,DO TE MARRI KOKA E NDYRA TE TYRE . KJO ESHTE FATALE PER ATO . ATA NUK MENDOJNE PER TE ARDHMEN E SHQIPERISE , PER MIREQENIEN E POPULLIT . ATA MENDOJNE VETEM SI TE SHPETOJNE, PASURITE PRALLORE TE TYRE DHE KOKEN E TYRE . KJO ESHTE TENTATIVA E FUNDIT PER KETA POLITIKANE TE NDYRE DHE HAJDUTE , TE PASKRUPULLT . SHBA DHE BE ,I KUPTON TE GJITHA LEVIZJET E TYRE DJALLEZORE . PRANDAJ KY GRUP POLITIKANESH ,NUK DO TE KETE SUKSES , GIJOTINA, ESHTE BERE GATI PER ATA NE QERSHOR DHE JO PER SHQIPERINE .
????
Të gjitha opozitat në botë kërkojnë zgjedhje, disa edhe të parakohëshme, kjo e jona ka frikë nga zgjedhjet. Qesharakësia shkon deri atje sa, për të hyrë në zgjedhje, duan të caktojnë edhe kundërshtarin. Njëlloj si të thuash: Do të ndeshem me “Barcelonën”, por…pa Messin në formacion!
Pa garanci zgjedhjesh vetem te lira e te ndershme qytetaret nuk do ta kene te sigurt jeten dhe buken, bankat kapitalet e tyre, aeroortet sigurine e fitimet, nderkombetaret ndergjegjen e qete, politikanet fatin e tyre dhe kombi progresin e mireqenien e deshiruar. Sondazhet jane sajuar ta shtyjne ne gremine Lulin. Ka vite qe konkurentet qe dogjen atehere mandatet e konkurentit, ja tundin para fytyres cdo dite zevendesuesin.Ndoshta dhe vete Berishen mund ta detyrojne te thote se beri gabim qe mbeshteti Lulin.Prandaj liria qe punon eshte e vetmja mundesi qe ky vend te mos quhet me Albanistan, por me emrin e zotit: Shqiperi e gjithkend qe del nga mitra e saj ; shqiptar! Nuk pres qe te zbrese nje dite zoti e te na thote ; na falni se ju kam vendosur ne token e qiellin e dikujt tjeter!
Lulic Bashovici dhe Gjithe Klani Serbo-Ruse ne Shqiperi NUK KA PER TE FITUAR NE ZGJEDHJE ….sepse Shqipetaret e dinse se Kushe eshte Lulezim Basha..NJE SPIUNE I NDYRE, nje ANTISHQIPETARE ME I MADHE SE ESAT PASHE TOPTANI..
Jo vetem Vizat te Ktheje Hollanda..POR E Gjithe Bota..LULIC BASHOVICI NUK FITON..do te marri Hune ne Bythet..themi ne Mileti….lol
Dy fjale per te gjithe komentuesit mendje ndritur (te paguar) te port-halit tema dhe mendje ndriturit , gjithditurit , te madhit e te pavdekshmit mero baze.
Zoti BASHA nuk po kerkon as te caktoje liderin e partise kundershtare e as te vendosi ai rregullat e lojes.
ZOTI BASHA po kerkon gjenë me te thjeshte ne bote.
Zgjedhje te lira e te ndershme.
Po pse pa ramen k/minister mund te pyesni ju mendje ndriturit komentues.
Sepse shoku rama e ka treguar me fakte me shume se nje here se ai eshte arkitekti i blerjes se votave dhe futjen në lojen zgjedhore te te gjithe kriminelëve te mundshem.
Kaq e thjeshte eshte te dashur bashke atdhetare te ndershem.
Nuk duhen shume mend per ta kuptuar nje gje te tille.
Ju qe paguheni per te bere keto komente denugruese e fyese vazhdoni ta beni.
Siguroni buken sepse tashme shqiptarët e ndershem e kane kuptuar lojen tuaj te piset dhe nuk ju beson kush.
Por mos harroni se gjeja me e shtrenjte në kete jetë eshte dinjiteti.
NUK MUND TE BLIHET
Luli nuk mund ta largoje Ramen pa ndihmen e Amerikaneve, se Rama tashi nuk qeveri po eshte Mafi. Ka para sa nga droga sa nga Serbet e Ruset qe e prune ne pushtet, dhe mos flasim nga parate e taksa paguesve qe i mori me tendera falls. Prandaje pritni se Amerikanet do ia gjejne vendin se e ka mike Trampi Ramen. Rama do ike se ska rruge tjeter, po ku do shkoni ju si ky Mero Gel-Bazja me Gelbazet tjere qe jane ushqyer majun vetem se kane lehur tere diten per te mbrojtur Ramen se nuk jane per tjeter gje.
Po pres prej dy ditesh qe ti Mero te shkruash dicka per faktin qe ministri debil i jashtem Genti Caka qenka ne nje lidhje dashurore me vajzen e Linda Rames, pra i bie qe drogaxhiu KM ka vene dhendrin me nul merita minister te jashtem. Por jo, ti Mero as i bie atij krah, per ty opozita eshte fajtore per gjithcka ne kete bote. Si mund ta shese njeriu shpirtin keshtu per nje burse ekselence? A te ka mbetur ndopak dinjitet gazetaresk?