Lulzimit, nuk ka kush t’i shkruajë!

8 Prill 2019, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, nuk është në Tiranë për krizën e opozitës.

Kjo nuk do t’ia vlente të nënvizohej, sikur Lulzim Basha të mos përpiqej ta paraqiste dhe vizitën e tij në rajon, si një efekt të djegies së mandateve.

Po të ishte kështu, do të ishte shumë mirë. Do të ishte mirë për opozitën, mirë për qeverinë, dhe akoma më mirë për Shqipërinë.

Por fatkeqësisht nuk është kështu. Matthew Palmer është në rajon për problemet e SHBA, dhe jo për problemet e Lulzim Bashës.

Dhe kjo për opozitën është shumë më keq se sa të mos kishte ardhur fare. Nëse një zyrtar kaq i lartë amerikan nuk do të shfaqej këto kohë në Shqipëri, njerëzit do të mendonin se SHBA ka punët e saj, por “me mendje e zemër”, është tek problemi që ka prodhuar opozita në Shqipëri.

Ky do të ishte një lloj ngushëllimi dhe një lloj vetëvlerësimi, që opozita mund t’i bënte gjestit të saj prej kamikazi.

Por për të ka ndodhur më e keqja. Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, ka ardhur në Shqipëri, ka diskutuar rreth 90 minuta me Kryeministrin për rajonin, Kosovën, Marrëveshjen e Prespës etj, dhe për dhjetë minuta, e ka sqaruar kryeministrin se SHBA, ja ka bërë të qartë Lulzim Bashës qysh në muajin shkurt, qëndrimin e ashpër për vendimin që ka marrë, por ai ishte justifikuar se nuk e kthente dot vendimin, se kishte një orë që e kishte vendosur.

Pra nuk jemi më në situatën e “çadrës” së dy viteve më parë, kur analogu i zotit Palmer paralajmëroi opozitën se do t’i quante legjitime zgjedhjet edhe pa ata. Nuk jemi tek interesi i lartë i zotit McAllister, i cili konsumoi dy javë për një marrëveshje mes palëve në Shqipëri dhe në fund, Lulzim Basha nuk ja firmosi.

Për opozitën ka ditë shumë më të zeza. Meqë Tit Vasili quan SHBA, gazetarët e VOA-s, ata e thanë pak a shumë që zoti Palmer ka mbaruar punë me Lulzim Bashën e Kryemadhin qysh në shkurt.

Të dërguarit europianë apo amerikanë që vijnë në Shqipëri, nuk e kanë më në axhendë gjestin e opozitës shqiptare, e jo më aksionin e saj. Ata e konsiderojnë Qeverinë dhe Parlamentin legjitimë, shmangin çdo fjalë që mund të krijojë keqkuptime, ose dy kuptime, lidhur me djegien e mandateve, pasi nuk duan t’i hapin rrugë një precedenti të tillë, dhe flasin për punët e tyre.

Opozita jonë i përngjan tashmë personazhit të famshëm të kolonelit, tek novela e Markezit, që priste që dikush ta kishte marrë në konsideratë jetën e tij dhe t’i shkruant dy gisht letër. Por… dihet fjala se si e mbyll Markezi novelën.

17 komente në “Lulzimit, nuk ka kush t’i shkruajë!”

  1. MALLAKASTRA-FREE says:

    i Nderuar Mero Baze:Nuke Rruan Kush ne Gjermani per nje Lulezim Basha..se del nga Parlamenti..dhe Ngre Cadra Jevgjish ne mese te Tiranes…nuk e Rruan Kush ta themi Troce..as per Monika Karabucen..qe Qellon me Cizme apo heqe edhe Breket..as do tja dije njeri..
    1.-Ne Gjermani Politika e KA VENDIN NE PARLAMENT..dhe si Pozita dhe Opozita kane te Njejtat DETYRIME KUNDREJTE TAKSAPAGUESEVE..por ne Rastin e Lulezim Bashes..AI Ka Detyrime kundrejte Sali Berishes dhe Argita Malltezit…prandaj eshte i Gatshem te “Skuqet” “Piqet” dhe Digjet kur ti “Fryhet Fishkos” BERISHA…
    me Respekt…nga nje Lexues i Rregullt…lol

    1. Tropojanii says:

      me pelqeu komenti i yt mallakastara-free. nice.

      1. ben says:

        Nese ky Palmeri erdhi ne tirane per punet e veta
        Po pyes kot
        Pse duhet te takoje edhe bashen edhe moniken????????????
        Nuk mjafton “lideri global”????????
        Mero nese Palmeri do vinte vetem per punet e veta takonte vetem “liderin global” dhe presidentin e republikes per kortezi, ndonje minister linje per hallin qe kishte dhe nuk rinte te harxhonte kohe e dite te takonte opoziten.
        Ti mire ben qe I mban me kurajo militantet e rilindjes por edhe me budallai e ka kuptuar se rilindja ka vdekur eshte vetem ceshtje kohe puna e varimit.
        Nuk e ngjallni dot me jo !!!!!!
        PS: nuk na ktheve pergjigje o Mero se cfare di saimir tahiri per Linda ramen qe e sulmoi aq fort nga portali I vet.????????

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, ai ka ardh per ceshtjen e Kosoves qe Shqiperia dhe Kosova te jene ne nje faqe dhe nje keshille qe Rama te mbaj ne kontroll situaten me qetesi dhe maturi.. Palmer ja hoqi vizen opozites dhe pret mbas zgjedhjeve keta te rinjt te ngrihen… Do ti thote qesharakut te hyj ne zgjedhje po te doje dhe hajt tungjatjeta.. Ehuuu kta jane bere boze..

  3. Ce says:

    Militantet e pd- Klevis Kerrici i faros , Flamur Herman Geringu, Strazua me Patllake, por sidomos Kerrici i Faros kjo fytyre e urryer ne Tirane per bllokimin e Trafikut qe prej 3 muajsh e ka vulosur humbjen e pd- se pa hyre akoma ne zgjedhje. Sa te jete Klevis Kerrici i Faros ne pd , pd – ja nuk vjen ne pushtet ,deri ne 2029

  4. ??⚖️⚖️ says:

    MARKEZI, VRAU VETEN .?

  5. Ilir says:

    Lul Basha si Shaban Qosja, qe kur nuk ia varte njeri, i kthehej: hë, do m’thush hun’ derr?

  6. Black Eagle says:

    Ngrihuni Shqiptare kunder dhunuesve te se dretes per Integrim qe po minohet me regji te nje personi shkaterrues te interesave dhe vlerave te Shqiperise Sali Berishes vetem per te mbrojtur familjen e tij biologjike nga ndeshkimi i pashmangshem qe do i beje drejtesia e re qe po formohet. Ujku plak po dhunon po perdhos legjimitetin e mases se gjere te shqipetareve per Integrim me dordolecin e tij Lulzim Basha duke perdorur injorancen dhe krimin qe ushqeu ne Shqiperi keto 30 vjet deshtimi . RRUGET te ushtin STOP SALI ,DREJTESI DREJTESI , kjo duhet per te mbylluar kapitullin e krimit dhe per te filliar ate te integrimit.

  7. Tomori USA. says:

    Ethet nga vettingu, mbulimi, fshehja apo justifikimi me gjithfar mashtrimesh i pasurive te medha, qe kan ven ne keto vite te demokracis si Ilir Meta, Monika Meta, Lulezim Basha, kusar e zagar te tjer , i bejn keto far mostrash, ti qajn hallin popullit, te premtojn ritje te medha pensjonesh, deri 250 mij per te gjith pensjonistet, ulje te cmimit te drites, ujit, karburanteve, prishjen e koncesjoneve, pa llogaritur kontratat, ndihme per bujqesin, per studentet, etj etj…………
    Lume kush te roi, ta shikoj zonje SHqiperin dhe shqiptaret.
    Dote behet bari deri ne gju, dote haj kali e gomari. Kur e degjon Lulin neper mitinjgje qe ben keto premtime, jane identike me ato qe beri ne qershor te 2017, ku e coi PD ne humnere.
    Qellimi eshte , te fitojn zgjedhjet lokale, qe me hir e pahir dote futen ne zgjedhje, duke synuar te fitojn lokalet, shpresojnj se dote fitojn parlamentaret., sepse vetem keshtu mendojn te vine ne pushtet e te mbrojn pasurit dhe ti shpetojn ndjekjes penale.
    Mos e dhente zoti, si PD, LSI, jan parti politike te diskredituara, sepse gjat qeverisjes se tyre disa vjecare, shkateruan shtetin, ngriten ne piedestal koorupsjomin, dhe e cuan ne gremin ekonomin, qe akoma spo e mer vehten.
    Sikur te mos mjaftonin keto procklla dhe mashtrime, tani u ka shpallur luft edhe nderkombetareve si SHBA, BE, duke mos degjuar keshillat e tyre, sepse degjon ato te nje plaku matuf qe mezi shkon ne banje, jo ti maresh mend e ti. Ky esht Lulezim Basha.

  8. Nebil Çika (i riu) says:

    Shkrim i mirë, por i shkruaj unë Bashës, i qëndis një paçavure që ti vijë mendja rrotull.

  9. Ermal says:

    PALMERI E KISHTE PER CAKTUAR ME KOHE VIZITEN PO DO TE VIJN TE TJERE AMERIKAN PER TE ZGJIDH KRIZEN RAMA KET MBYLL CIKLIN E VET TE ZI PER KET VEND

  10. Flutura says:

    Per fat te mire kjo eshte e verteta?

  11. leka says:

    nje referendum qe te behet konfederata shqiperi-kosove e nuk ka probleme as me njohjen nderkombetare etj.etj Po te doje uncle sam behet per nje muaj e ne te semes te shkoje serbi me rusin (sala me lulen)

  12. John says:

    Duhet te dalim nga qerthulli I parti-shtet. Ndryshe nje vere ne uje kemi bere te gjithe.

  13. Zigur Qarri says:

    As edhe pasazhi i marre nga novela e Markezit,nuk e ben dot interesat e te besueshem nje shkrim proklamativ dhe militantist.
    “Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë,
    dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të
    fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia”,thote skizofreni Edivin Rama!Basha ashtu si pothuaj
    gati te gjith politikanet shqiptare,ka mekatete e tij,por Edvin Rama ka dalur fare binaresh.Perse nuk pranoi Rama vetingun dhe testin
    e droges per politikanet?-sepse eshte dhjere kmbe e duar,ai dhe e gjith “rilindja”.Presidenti i Ukraines dhe kundershtari tij,e bene
    testin e droges!!!Po Edvin Rama,kur,kur,kur,kur……do ta beje?

  14. Ariola says:

    But they have the rooster, the rooster will save them… ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje