Pse Basha u kompleksua nga propozimi i deputetes Hajdari?

6 Prill 2019, 20:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duket se është kompleksuar nga propozimi i deputetes Rudina Hajdari dhe po përpiqet t’i ikë betejës reale të saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke gënjyer. Një ditë pasi ajo kërkoi publikisht ndryshimin e sistemit në vend, i cili ka instaluar në Shqipëri regjimin e partitokracisë, Lulzim Basha sajoi një takim me disa studentë dhe mes të tjerash, tha se është gati dhe të ndryshojë sistemin zgjedhor.

Deklarata është fryt i parë i presionit publik të një deputeteje të re, e cila drejtoi gishtin tek pakti Rama- Berisha më 2008, që vazhdon të ketë pasoja në jetën politike shqiptare, duke bërë të pamundur çdo inciativë të re politike.

Lulzim Basha i ka pas të gjitha shanset ta shtrëngonte Edi Ramën, së paku vitin e fundit, kur ai i dha mandat të plotë për propozimet në reformën zgjedhore, të ndryshonte sistemin zgjdhor, duke ja vënë Ramës si kusht.

Në fakt ai bëri të kundërtën. Vetëm për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, ai nuk u ul kurrë në tryezën e reformës, pasi nuk kishte si justifikohej para aleatëve të vet, që donin ndryshimin e sistemit.

Por për këtë ka një zgjidhje.

Meqë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe deputetët e tjerë të opozitës që janë në Kuvend, janë dakord ta bëjnë betejë të tyre, ndryshimin e sistemit zgjedhor, atëhere Basha, i cili fare papritur dashka të ndryshojë sitemin, t’iu japë mandat politik atyre që të votojnë ndryshimet që kërkon Lulzim Basha për reformën zgjedhore. Ata me siguri janë gati ta bëjnë.

Nuk ka nevojë të bëjnë pakt mes tyre, as të pajtohen politikisht. Por për të treguar se nuk është duke gënjyer për të qindën herë, mjafton të bëjë një deklaratë politike zyrtare në emër të PD, ku të kërkojë ndryshimet që kërkon në reformën zgjedhore, ku përfshihet ndryshimi i sistemit , dhe t’u kërkojë deputetëve të Parlamentit ta votojnë.

Kjo punë është e kryer. Por ai është një gënjeshtar klasik, që për të njëjtin hall gënjen dy herë. Një herë kur ishte në vendin e duhur, bënte sikur nuk dëgjonte hallin e sistemit, tani që nuk është në Kuvend, bën sikur dëgjon hallin, por nuk është në vendin e duhur.

Këtë siklet ja heq opozita e re. Ai boll të thotë që PD është dakord të ndryshojë sistemin, dhe opozita e re që e ka kauzë të saj, i vë votat në dispozicion.

Kështu lehtëson dhe Edi Ramën, i cili ngjason me ata pleqtë e moçëm, që mbanin radhën për të martuar fëmijët e mbetur në shtëpi. Njërin, më të riun që do të martohet, ky nuk e lë, se i thotë nuk është radha jote, kurse ai që nuk do të martohet, se nuk ndjehet burrë, ky i lutet të martohet.

10 komente në “Pse Basha u kompleksua nga propozimi i deputetes Hajdari?”

  1. Ardi says:

    U lodhe ne u cfilite Plaku Mere duke shkrojtur dite e per dite ka nje shkrim dhe sikur koke satani te kishe do te ish pelcitur Bani mo ca pushime se ket
    zagrafisjen e sondeme e ke dhi tamam Asht kot po kot fare .

    1. ben says:

      Mero
      Portali I Saimir Tahirit, “pamfleti”
      Ka sulmuar ne menyre te paprecedente Ramen, me sakte Linda Ramen.
      Ky eshte ne fakt kryelajmi I javes
      Kam pershtypjen se parashikimi im se: kur rilindja te iki per lesh lufta midis pjeseve te bandes do na beje te qeshim sapo ka filluar. Vetem se duket se kjo perplasje ne fund nuk do prodhoje vetem te qeshura.
      Ps: kjo rudina hajdari o mero edhe votat e familjes se vet nuk I mer dot. Prandaj per mua mos harxho kot megabite te vlefshem interneti me te .

  2. Liri says:

    PO PER RAMEN KUR DO BEHESH BURRE TE SHKRUASH O MERO I PA VARURI SE JE KATANDISUR ME KEQ SE FARI BALLIU.

  3. Fred says:

    Po mo Ardi, po, ke te drejte. Te paska pjer…koka ty fare. Meros nuk i vjen kush as te gishti i kembes. Plas ti dhe te tutë po deshet se jemi ne liri demokraci.

  4. VOTUESI says:

    ” Liri” apo roberi, si e je emrin se nuk po te mar vesh, nuk i lexon gazetat? 90℅ e tyre, vetem shajne Qeverine, PS, dhe Ramen. Ti me siguri e kupton se keto 90% e gazetave e kane gabim, shkruajne keshtu jo se po u shkelet demokracia nga Rama, por se Rama po konfirmihet si KM me i mire mes me te keqinjeve, me te mire se ai sot per sot nuk ka. Edhe ti si te tjeret mendon, se L Bssha, jo vetem qe nuk ka dell politikani, por eshte njeriu me medioker i vendit, dhe mundi per ta paraqitur si yll ne ngjitje, tregon friken e madhe qe kane bandat mafjoze te perzena nga karriget e pushtetit, me vote popullore.

  5. LILOLABJA says:

    I madh je Mero!!!!!!!!!!!

  6. GJEOGRAFI says:

    O “Ben” te rrofte “lexhenda”, qe me siguri, do te te çoje 100 vjet mbrapa dhe majtas.

  7. Tirona says:

    Per sot me i miri nga te keqinjte eshte Rama.Sepse PD-ja ka groposur vehten ! Komplet kane kaluar ne skizofrenizem te semure si psikopati s.b. , luul basha, urim gjata &Com.
    Neser nuk i dihet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje