Sali Berisha, “si viktimë e dhunës”

3 Prill 2019, 19:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha kishte postuar një video nga 21 janari, kur disa demonstrues përplaseshin me policinë, nën diçiturën “Ja si e mori pushtetin Edi Rama”. Nuk do t’ia vlente të merreshe me videon, sikur ajo të mos reflektojë realisht keqkuptimin që ky dinosaur i dhunës në Shqipëri, ka për atë që ka ndodhur më 21 janar dhe që ka ndihmuar Edi Ramën të vijë në pushtet me 1 milionë vota, dy vjet më pas.

Dhuna e protestuesve mbi policinë, është një zakon që nuk e ka ndryshuar asgjë në botë. Sa herë ka protesta, sidomos kur ato frymëzohen si të dhunshme, apo revolucionare, aq herë do ketë dhunë protestuesish mbi policinë, por ky nuk është fundi i botës. Protestat e opozitës prej janarit janë përherë përplasje të dhunshme me policinë. Por nuk po ankohet njeri. Policia ka metodat e saj të neutralizimit të dhunës, ka protokollin e saj të përdorimit të dhunës propocionale mbi protestuesit, deri tek masat ekstreme të shpërndarjes me gaz apo ujë. Ky është manuali i përdorimit të policisë në çdo protestë politike, qoftë kjo e dhunshme, apo tejet e dhunshme.

Ajo që ka ndodhur më 21 janar dhe që ka varrosur pushtetin e Sali Berishës, duke e lënë atë një kufomë të vdekur e të pakallur, nuk është ajo dhuna e demonstruesve mbi policinë, por vrasja me urdhër të Sali Berishës, e 4 protestuesve dhe plagosja e 36 të tjerëve, duke qëlluar barbarisht mbi trupa njerëzish për të mbrojtur pushtetin.

Ai gjest është i pashembullt në historinë e Shqipërisë, më i pashembullt dhe se 2 prilli i 1991, pasi më 2 prill kishim të bënim me protestën e parë të dhunshme dhe një polici që dilte nga diktatura, e patrajnuar për protesta demokratike.

Më 21 janar, kishim një polici profesionale dhe korrekte, por një kriminel në zyrat e shtetit, që urdhëroi gardën personale të qëllonte mbi qytetarët, duke vrarë.

Aty filloi vërtet rrënimi i Sali Berishës dhe ardhja e Edi Ramës në pushtet, por jo nga dhuna e protestuesve, por nga plumbat e Sali Berishës.

Sa më vonë ta kuptojnë ata demonstruesit e opozitës këtë fakt, aq më shumë do rraskapiten pas këtij kukudhi plak, që ndjell gjak e dhunë, aq më shumë do rrihen me njëri- tjetrin, duke e parë secilin si spiun të policisë, dhe aq më pak do mbeten në rrugë, si njerëz që në fund nuk do të dinë përse luftojnë.

Fakti që Sali Berisha përpiqet t’u mbushë mendjen se ai iku nga pushteti se e rrëzoi Edi Rama, ngaqë demonstruesit e tij u përplasën me policët, dhe se kjo gjë mund të përsëritet, tregon se sa pak gjëra i kanë mbetur Sali Berishës, për të frymëzuar falangat në rrugë.

Ai po tenton të paraqitet si viktimë e dhunës së protestuesve të Edi Ramës, siç donte të ndihej si viktimë e dhunës më 1997, ndërkohë që ai në fakt është larguar në të dy rastet, se ka vrarë qytetarë.

Dhe është diferencë e madhe, mes një kryeministri që pranon dhunën e protestuesve dhe e menaxhon atë sipas një protokolli ligjor, dhe një tjetri që vret qytetarët pse ndjehet i poshtëruar nga dhuna e tyre.

I pari mbetet në politikë, i dyti në fakt e ka vendin në burg, por është akoma i lirë.

31 komente në “Sali Berisha, “si viktimë e dhunës””

  1. Tironsi ZZ says:

    Bashkangjiti edhe kete foto, keti editoriali te shkelqyer o Mero:
    https://bit.ly/2HUz0jT

    1. ben says:

      2 artikuj sot te tema
      Te I pari thuhet se prokurori I pergjithshem dhe kr I gjykates kushtetuese mund te mos kalojne vetingun se I emeron rilindja
      Ndersa ketu Mero na thote se dhuna ne demostrata eshte e lejuar por por vetem kur e bejne rilindasit.
      Mero nuk te duket se keni kaluar si organizate e rilindjes
      Cdo cak te talljes me njerezine????
      Apo eshte pjese e fiozofise rilindase qe pasi e vjedh dhe grabit nje popull nuk ndjen kenaqesi po nuk talle edhe trapin me te ???????

    2. XheJ eN Bi says:

      ben….
      Beno,ke zëvëndësuar Skypion-in opozitari politik i Mero Bazes.Tek Skypion fshihej Lylzim Basha dhe komentonte vetëm kur prekej Ai ose Bërisha.
      Nga Skypion je shumë më dobët ,po jeni të dy në oponenc me Meron.
      Beno,ku e lexove se Mero Baze thotë se protesta është e lejuar vetëm kur e bën Rilindja.Po nuk e kuptove “Editorialin” ,lexoje dhe njëherë dhe mos i shtrëmbëro sipas dëshirave dhe ideologjisë që ke .
      Jam dakort me Ty që qeveria e ka “rrjepur” deri diku popullin ,po sa e ka rrjepur dhe e ka vrarë Sali Bërisha këtë popull ,nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër dhe ju jeni mbështetës i flakët i Saliut.
      Saliu është shumë i fëshpëguar se nuk lshzë vrar asnjë protestues që të bënte ” kryengritjen” për të shkatruar Shqipërinë,se ajo është detyra e tij.

    3. XheJ eN Bi says:

      ben…
      Beno,kur komentova pak më parë nuk e kisha lexuar artikullin për emërimet.
      Nëse lexove vetëm kreun e artikullit dhe nuk e lexove të gjithë të jap të drejtë.Nlse e lexove dhe nuk e kuptove ,është tjetër gjë.Dhe po ta shpjegojë.Kandidatët që marin pjesë nga Magjistratura e kanë kaluar Vetting-un ,kurse pjesa tjetër që nuk vjen nga Magjistratura si Avokat do kalojnë nha Komisionet e ngritura.

    4. brilanto says:

      Mero , sa nostalgji ke mo Mero…. !

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Keq në brekë
    dhjerë Saliu
    nga t’ja mbajë
    s’di derëziu
    Zënë keq
    është në çark
    nga një gjë
    me emrin SPAK.
    I fanepset
    si Andon Ledhi
    do ja çojë
    patkonjtë na dielli.

  3. Albert says:

    Pa asnje presje!!!! Si gjithnje i pa gabueshem Mero!!!!!!

  4. LILOLABJA says:

    Thjesht Shkelqyeshem !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    DREJTËSIA , DO TË BËHET .
    SË SHPEJTI, DO TA SHOFIM NË BURG BERISHËN .

  6. Jimi says:

    Dobici plak ka dale jashte kontrollit!?

  7. Taraboshi says:

    Edhe vrasjet e 2 prillit 1991 ne Shkoder jane me ideator dhe skenar te Sali Berishes dhe te realizuara nga Pjeter Arbenori dhe Ali Spahija .
    SE ato 4 djemt e Shkodres nuk i njfte askush ne Shkoder per te keqinje.tE katert i ka marre plumbi mbas shpine.Kur policia ishte perpara turmes.
    Por keto te PD e kane per adet me te vrare naten dhe me te qare diten te bejne edhe homazhin dhe te dekurojne me medalje e honorore te tjera.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      edhe ato ne kamboxhia biles.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      edhe ato ne kamboxhia biles…

    3. Sit back and relaks■●▪ says:

      edhe ato ne kamboxhia biles….

  8. Diga says:

    Berisha ne keto 6 vite ka kursyer shume gjak qe do te derdhej nga rilindja e droges dhe trafiqeve. Gjithsesi nuk ja ka ka dale te shmange depresionin me masiv te shqiptareve ne keto 20 vite qe prodhon vrasje e vetevrasje.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      C’me bere te qesh.. Sali Kolera ka kursyer gjak thote.. Ja dhe kursimi yt: https://www.youtube.com/watch?v=Uk6eSzGCMWI .. Po c’fare te pafyre jeni ju ?!?! I ke bere mire llogarite kur ish te perndjekurit digjnin veten me benzene ?!?! Kur I hypnin vincit dhe thonin se do hidheshin apo harrohen ato.. Ju jeni te papergjegjshem.. Ju jeni te marre si Sali Berisha..

  9. Petrit says:

    Gjithe shqipetarët e dine tashme se 21 janari ishte nje proteste super e dhunshme e organizuar nga partia kriminale socialiste.
    Ata njerez nuk u vrane nga garda e republikes.
    Ata njerez u vrane nga snajperat e vendosur nga partia kriminale socialiste me qellimin e predorjes per politike.
    Gardianin qe e akuzuan se ishte ai vrasesi sot e kane kryetar te partise kriminale socialiste ne burrel.
    Shoku mero ngaqe nuk mund te flasë per “ arritjet” e ridhjerjes socialiste me propaganden e tij perverse kerkon te intimidoje Sali Berishen.
    Prof. Dr Sali Berisha eshte ikona e njeriut te ndershem dhe shqiptar-dashes.
    Prof Dr. Sali Berisha eshte lexhenda e kombit shqiptar në 500 vitet e fundit.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Legjende Petrit.. Une nuk e di si e quan ti Prof. Dr Sali Berisha sepse te them te drejten nuk I njof asnje pacient te kete marre ne patronazh ose kurim. I vetmi pacjent qe njoh une qe ai ka marre ne dore dhe I ka shkaktuar DEM KOLOSAL eshte Shqiperia. Ndertoj dhe la nje pjese te popullates te ndertonte pa leje, pa kriter urbanistik, pa zhvillim. La qytetaret e panjohur dhe te paedukuar (ne aspektin gjeografik te bujqesise) te ndertonin kuturu.. Nje DEM KOLOSAL ku tokat pjellore jane zaptuar ne kulla pa leje, beton e zhavorr.. As nuk po permend zullumet qe ka bere plot 20 e ca vite ku jemi akoma NE TRANZEKSJON por vetem 97-ten nje tragjedi kombetare dhe dhurimin e detit shqiptar ku firmosi qe 12 km te futet greku ne det shqiptar dhe ai ka firmosur.. Ja lexhenda jote.. Me vjen keq per njerez si ty sepse jetoj 20 e ca vite ne Amerike dhe shoh Shqiperine nga larg dhe me gjakftohtesi akoma te perpelitet (nga ky person qe e ka kapur ne kthetra me nje steme partie) ne normalitet nga ky njeri I semure psikik.. Ti e sheh ndryshe dhe je pakica Petrit.. Te betohem je pakica dhe me vjen keq per ty per ate qe ke shkruajtur per Partine Socialiste dhe gjuhen pervesiteti qe perdor.. Sepse Partia Socialiste eshte shumica.. Dhe do apo s’do ti, ai person do perfundoj ne burg bashke me te birin.. Te betohem me jete kur te krijohet SPAKU.. Te betohem me jete sepse kjo eshte Reforme Amerikane dhe jetoj ketu dhe e di drejtesine me kete sistem sepse me eshte dhene.. Drejtesia do vij dhe e vetmja gje qe do beni si pakice, eshte ta vizitoni ne burg duke vdekur..

    2. Semanjaku says:

      Ehhhh te gjithe e dine qe kishte cadra me plumba,,,stilolapsa me helm,,,,rikosheta nga pemet,,,protestues qe vodhen serverat,,,gardist qe u mbajten 48 ore ne zyrat e protestuesve,,,gazetar qe u plagos nga protestuesit dhe me pas u arratis.

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    edhe ato ne kamboxhia biles..

  11. Tani says:

    Ne qofte se ai iku ne 97 se ishte shkaktar i tragjedise me te madhe post komuniste te popullit shqiptar, a ka mundesi te pergjigjesh pak ti se si ka mundesi qe erdhi prape ne pushtet ne 2005 ?
    Faleminderit per pergjigjen me etike dhe pa sharje.

    1. Nje qytetar says:

      Ne pushtet me 2005-en ,Sali Berishen e soll Ilir Meta , sepse i hoqi socialisteve gati gjysmen e votave duke e ndare PS -ne dy pjese e duke e favorizuar PD -ne te merrte pushtetin. PD-Ja , vetem ne 1992 ka marre vota me shume sepse atehere populli voton per rrezimin e regjimit komunist e jo per Sali Berishen . Dhe , mbaje mendjen ti or Tani berishisteve se, jo vetem keto 20 vjetet e fundit PD-ja nuk ka marre shumicen e votave , por edhe 20 vjetet e ardhshem nuk do marre , bile me keq , do shkoje drejt zhdukjes , sepse eshte nje parti kriminale .

    2. Niko Shpiragu says:

      Cudi si se ditkeni ju shkakun pse erdhi Sali Vicidoli prap ne pushtet ne vitin 2005 sepse edhe kalamajte e dine pergjigjen e kesaj pyetjeje. Megjithate po ta themi qe ta dish mire dhe te mos e harrosh: Saliu dhe PD jote ne cdo zgjedhje ka vjedhur dhe rrembyer kutite e votimit. Ai jo vetem qe eshte akuzuar si vjedhesi me i poshter ne vend, por edhe organizatat dhe shtetet perendimore e kane theksuar me te madhe per grabitje votash me force. PD kurre s’ka fituar me te drejte me shume se 10-15% te votave se aq ka se bashku me aleatet e saj qe i bashkojne votat me te per te mundur te majten qe ne Shqiperi eshte me e shumte ne numer se ne cdo vend te rruzullit. Nuk ka njeri qe nuk e di kete. Tani po te behet votimi i rregullt, PD nuk fiton me shume se 5-7% ne votime, ndersa po te ikin edhe votuesit e Ballit qe ka shume mundesi kete here te ikin, ajo do te harrohet pergjithemone.

  12. Demokrati says:

    Uuuuu Petriti me sy te verber e veshe te shurdhur pasi vendesi traktet neper Tirane vjen e na shkruan tek tema per dashurine e madhe qe ka per Karaxhicin Ik or ja trego ne protestat e rruges duke hipur ne pemen me te larte e po deshe sakrifikoju per te se koken e ti paske SB eshte simboli I shpellarit qe e futi vendin ne rruge te gabuar duke djegir e shkaterruar vendin
    E shkaterroi perseri me firmat piramidale
    qe pa pike turpi thoshte se jane para te pastra
    E hodhi popullin ne lufte ne 97 ku i vrane te pafajshem e pasojat vazhdojne edhe sot
    Hodhi Gerdecin ne ere bili bile kaq i “ ndershem “ ishte sa nuk dinte ke kish kunat si thua zotrote nga “ndershmeria’ vrau e plagosi. te njejten gje beri me 21janar ku vrau 4 te pafajshem Njeri I shperfytyruar i eger qe percau popullin veri juge Ti o Pettit i maleve nuk ja ve dot vete gradat Sb qe te te mbushet mendja kush eshte do e mesosh shpet kur Amerika tja numuroje bemat e ti e Spak tja ndryshoje rezidencen athere do e shohesh ti sa i drejte eshte

  13. allau dhe perndia says:

    O “Petrit”,O zabit te qifsha nenen ku ke andej nga je ku e ke, ti je nje shqipetar fashist me te ndyre nuk e gjene andej nga je dhe degjo O fashist i Sali Nazistit,
    shpellarit me te ndyre ne shqiperi,Sali Berisha eshte njeriu me i poshter ne kete bote.Ai nazist eshte kriminel,
    hajdut,genjeshtar,mashtrues i pa bese zagar i ndyre,maskara,une e njoh mire Sali Berishen,eshte njeriu me i pa bese ne shqiperi,eshte nxitesi numer nje i krimeve dhe i te gjitha te kqijave qe ndodhin ne shqiperi,kurse ti more zagar i quajtur “Petrit”je nje langaraq dhe mburr krye kriminelin e shpellave te malesise,vrasesi i 300 Tropojaneve,
    vrasjen e Azem hajdarit,vrasjen e 21 janarit dhe ti maskara i ndyre sajon dhe trillon se snajperet i kishin cuare vet socialistet e komunistit me te ndyre te shqiperise,fashistin e poshter Sali Berishen,Serbin me te poshter se Miloshevici dhe Karaxhici.

  14. Andi says:

    Pergjigje Tanit:
    Sali Berisha erdhi ne pushtet ne vitin 2005 per shkak te nje kompromisi midis Saliut dhe Fatos Nanos dhe agjenturave greke dhe serbe, perfshi edhe ate amerikane. Mos harro se Sali Berisha ka qene njeriu me i perkedhelur i Amerikes ne fillimet e viteve 90-te, deri aty nga viti 1994. Komprmisi ishte qe Saliu te merrte pushtetin dhe Fatosi te behej me pas president. Saliu u be kryeminister ndersa Fatosit i futi gishtin ne bythe! Zgjedhjet e vitit jane bere sa per sy e faqe, sepse fitorja e PD qe vendosur ne ravoline.
    Ja perse erdhi Saliu ne pushtet ne vitin 2005. Dhe perdijeni te Tanit, partia PD nuk ka fituar asnjehere ne zgjerhje, edhe ne mars te vitit 1992, votat per PS, sipas porosise se Ramis Alise, hidheshin ne kutite e PD, sepse kerkohej rotacioni. E jeshtu me radhe. Ne vitin 2013 Saliu humbi kur kishte ne sherbim te tij: ushtrine, policine, hajdutet, krininelet e dale nga burgu, banda te tera, OSBE dhe ODHR, si edhe drogen e parate e droges, thaset me miell etj! Humbi per te mos fituar kurre! Kaq per Tanin.

  15. Nexhat says:

    O Mero gel- Bazja ato plumba ishin te zotit Rama a te kujtohet tre dite para 21 janarit kur trapi Rama deklaroi ne nje emisione kur tha; Ne thaa nuk do lejojme qe Berisha te kaloi mbi kufoma, dmth qe ai kishte pregadite kufomat , qe me ate deklarate Rama duheshte te ishte ndaluare nga policia qe ate nate.Te mos ishte fajtore ai do kishte çu para drejtesise ata qe vrane por jo qe nuk i çoi por edhe i nagradoi.Rama eshte produkt i Serbise se Mllosheviçi detyroi Nanon ne takimin e Kretes te bjer Ramen me koke pa lare e thonje pa prere nje drogmeN nje mesues vizatimi sikur me nuk pasure tjeter ne shiperi per minister. Pastaje e dini ça ber e nuk ber per te penguare vizat dhe antarsimin ne Nato dhe ne 21 janarin qe çoi fakiret te djegin kryeministrine dhe Berishen por numundi te vjen ne pushtet deri sa Tadiçi detyroi Meten ne konferencen e PS te ballkanit ne Shkoder te le Berishen dhe te shkoje te koke pa lari per t pru ne pushtet. Prandaje Rama done ti dhuroje zemren e kosoves Serbise per nderin qe i bene. Dhe j Rama si degendisi Shiperine me keq se Serbija ta kishe okupuare.

  16. realisti says:

    Ehh… demokracia! Kam pershtypjen se ne shqipot muk e kuptojme siç duhet demokracine. Kam pershtypjen se nuk e kuptojme si loje por si lufte.. Kam parasysh ketu pushtetaret qe luftojne per jete a vdekje. Shohim gjermanet amerikanet.francezet , nuk shkojne deri ne gjakderdhje kur dorzojne pushtetin. E konsiderojne si biçim loje me sa duket. Si p.sh. ne nje loje futbolli ku ai qe ke perballe nuk konsiderohet armik qe i duhet nxjerre syte qe i duhet nxjerre gjaku qe duhet shkaterruar , asgjesuar,por thjeshte kundershrar pa te cilin nuk mund te zhvillohet loja. Loja per perendimoret ka me shume rendesi se rrezultati. Po e asgjesove kundershtarin nuk ke se me ke te luash Ky eshte ndryshimi midis armikut dhe kundershtarit Kjo eshte arayeja pse dikaturat kane vetem armiq qe duhen shkaterruar pushkatuar. Ndrsa demokracite kane kundershtare qe thjesht duhet te luash, te ndeshesh me ta dhe mundesisht te fitosh ndeshjen. Po e asgjesove shkaterrove e “pushkatove” kundershtarin vertet e fiton ndeshjen por prishet kampionati pra prishet loja. Me sa duket rendesia e lojes eshte e nenkuptuar dhe e pa diskutueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje