Ata që për dhjetë vite, nuk besojnë te NATO

29 Mars 2019, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjitha përpjekjet për të festuar dhjetëvjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO, janë arsye të mjaftueshme për të ilustruar faktin, se të njëjtët personazhe sillen si udhëheqës të një vendi që nuk është në NATO.

Ftesën për të hyrë në NATO, Shqipëria e ka marrë 15 ditë pas shpërthimit të Gërdecit, në prill të vitit 2008, në kulmin e një ngjarje korruptive politike, pasi gazetat kryesore në botë, e kishin etiketuar qeverinë si të korruptuar dhe djalin e kryeministrit, si njeriun që lëvizte fijet e korrupsionit në dy biznese të pista në Gërdec, njëri që merrej me trafikun e armëve drejt Afganistanit, e tjetri me demontimin vdekjeprurës.

Një vit më pas NATO e ratifikoi vendimin në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat koalicioni PD- LSI, sot në opozitë, i fitoi me sforco dhe manipulime flagrante të provuara dhe nga gjykatat.

Për fat, opozita e atëhershme e mbështeti anëtarësimin në NATO, biles tejkaloi vetveten, duke bërë paqe pas krimit të Gërdecit dhe duke bërë marrëveshje politike me Sali Berishën për ndryshimet kushtetuese.

Dhjetë vjet pas pranimit në NATO, Shqipëria ka një president i cili thotë se ndjehet i kërcënuar nga junta ushtarake dhe se është gati të vetëvritet si Allende, një përpjekje për të vizatuar Shqipërinë e vitit 2019, me Kilin e vititi 1979, kur një gjeneral që u përdor për të nxjerrë nga Presidenca Allenden, mori pushtetin me ndihmën e SHBA.

Kjo e bën qesharake ceremoninë në Bulevard drejtuar prej tij, pasi në vetëvete ai e konsideron Shqipërinë një vend të Amerikës Latine, dhe jo një vend të NATO-s.

Kryetari real i opozitës Sali Berisha, njeriu që ishte kryeministër kur u pranuam në NATO, ka udhëhequr me vendosmëri djegien e mandatave nga opozita, duke cënuar rëndë integritetin e Parlamentit dhe standardin e demokracisë, dy shtylla të forta mbi të cilët mbështeten parimet e sigurisë kombëtare të një vendi në NATO.

Dhjetë vjet pasi Shqipëria ka hyrë në NATO, ai bën thirrje për rrëmbim armësh, për luftë civile, dhe konspiracion me kufijtë e Shqipërisë, këtij vendi që vetë e ka firmosur që është anëtar i NATO-s.

Ai sillet në të vërtetë si politikan i një vendi të Lindjes së Mesme dhe republikave kauakaze, dhe duket që kurrë nuk e  ka pranuar NATO-n dhe standardet e saj si standard për Shqipërinë, por si stoli për pushtetin e tij.

Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili pret pa shumë shpresa të hapë negociatat në Qershor, ndjehet si një aktor cirku në një paradë ushtarake, kur është akuzuar se ata ushtarë do përmbysin Presidentin.

Shpresa e tij e vetme është se mos dhe BE, ashtu si NATO, mbyll sytë siç mbylli NATO para “Gëdecit”, dhe na hapin negociatat.

Shtypi dhe shoqëria civile, sot më shumë se sa për NATO-n, ishin të shqetësuar se si të bindnin Lulzim Bashën, kryetarin kukull të opozitës, që ata janë besnikë të tij dhe nuk e tradhtojnë, por janë të shqetësuar se mos i tradhton ai me oligarkët pasi të marrë pushtetin. Dhe ai, i njohur për njeri që nuk gënjen, i siguron se kjo nuk do të ndodhë. Është ekzaktësisht modeli i një vendi ku liria e shtypit është pazar mes shtypit dhe politikës, që një vend i NATO-s nuk e pranon kurrë.

Të vetmit që na kanë marrë seriozisht në këtë dhjetëvjetor janë SHBA dhe Komanda e NATO-s, të cilët na dhuruan një bazë të rëndësishme ushtarake në Kuçovë, që mund t’i japë një impuls sigurisë sonë kombëtare dhe zhvillimit në atë zonë.

Dhe natyrisht Rusia, që duke qenë e shqetësuar për kufirin e NATO-s, që mund të përfshijë dhe Serbinë, është instaluar në Nish me shpresë se mund të shkaktojë ndonjë trazirë në këtë drejtim.

Të huajtë, miqtë dhe armiqtë tanë, janë të vetmit që na kujtojnë, se jemi vend anëtar të NATO-s. Se po të ishte për presidentin, opozitën dhe raportet e tyre me Qeverinë dhe Parlamentin, e meritojmë të jemi një vend, ku NATO duhet të zbarkojë me trupa për të kthyer standardet e saj.

15 komente në “Ata që për dhjetë vite, nuk besojnë te NATO”

  1. Prind says:

    I vetmi njeri dinjitoz , dukej te ishte ministrja Xhacka. Respekte per kete zonje qe duket te jete shume larg llumit te politikes se sotme.

    1. ben says:

      Ne keta 30 vjet ne shqiperi ngjarjet kryesore historike jane
      U rezua komunizmi
      1997
      Shqiperia u be vend antar I NATO s
      Shqiperise ju hoqen vizat me BE
      Shqiperia mori statusin e vendit kandidat me BE.
      Ne te gjitha keto ngjarje njeriu kryesor ka qene Sali Berisha.
      Ndersa lideri global do mbahet mend ne keto 20 vjet qe eshte ne pushtet
      Betonizimi I cdo cepi te tiranes dhe vone I bregdetit te shqiperise
      Mbytja e shqiperise me hashash
      Dhe per cirkun levizes si klloun me karige ne krah nga nje qytet ne tjetrin.
      Ndersa ti mero
      Edhe ne 1997 ishe ne krah te saliut
      Edhe kur edvini vodhi e grabiti ishe ne krah te edvinit.
      Ndersa ca komentues nuk I prishin pune njeriu se vetem nje sufllaq harxhojne.
      Kjo eshte shqiperia e 30 viteve te fundit.
      PS: edhe dicka te fundit
      Kur gjyshi im u aratis ne Amerike
      I jati I timonierit studionte ne Rusi
      Mbas kaq vjetesh kuptova
      Se une paskam qene spiun I fshehte I ruseve
      Ndersa timonieri qenka njeri I amerikaneve.

  2. artan says:

    Mero je njesh.

  3. Komentuesi says:

    Edhe une ate mendim kame per ministren e mb rojtjes Xhçka,se eshte e pakompromentuar dhe larg llumit te politikes.

  4. nord.al says:

    I vetmi njeri qe ben analiza reale eshte Mero Baze.

  5. Elton says:

    Nga ky artikull,po ta lexosh, duket sikur Nato eshte organizate per promovimin e demokracise perendimore.
    Nato eshte aleance ushtarake, kshuqe kur flisni per Naton,permendni vetem ushtaret, tanket ,avionet. Prralla me standarte,te drejta njeriu,liri mos i shkruani kot. Injorantet qe ju besojne nuk ka nevoje ti bindni

  6. Nebil Çika (copa e mishit) says:

    Mero, me këtë shkrim ja ke fut kot, duket sikur ti inteligjenti e ke shkruar duke ngrënë pilaf me mua që jam cop mishi.

  7. olimpia says:

    Duke qene dakord me komentuesit,e kam ndjekur Xhaxhken edhe gjate fushates dhe ne dalje te tjera publike.Nuk njoh formimin e saj por kam formuar idene e nje politikaneje moderne ,e sakte ,e ekuilibriuar dhe e qarte ne idete e saj si e majte e qendres.Natyrisht aftesite per te qene nje drejtuese ne shkalle vendi duhet te provohoen,por per kete duhet te punoje fort .Megjithate,bashke me Veliajn,Bushatin,Cucin,Shalsin,Subashin e Fierit,i shikoj si nje grup te besueshem per te ardhmen e PS..

  8. selaudin k says:

    Per te hequr ate merite,qe na e tregojne nga mengjezi ne darke ,futjen ne NATO.Futja ne NATO,ishte nje domosdoshmeri e aleateve Perendimore,per qellime gjeostrategjike,per te larguar ndonje futje te mundeshme te Ruseve.Nuk ishte se kerkonte ndonje standart,per tu pranuar(ne ndryshim nga pranimi ne BE,ku demtohen interesa ekonomike te vendeve anetare)Pranimi ne NATO ishte me teper nje kembengulje e USA,si mbeshtetesja kryesore e ketij pakti atlantik.Fakti qe Turqia ben pjese ne kete aleance,dhe prej shume vitesh kerkon te futet ne BE(thuajse te pamundur),heq ate mitin e merites per futje ne NATO.Prandaj boll me keto dokrra ,se nuk i ha asnjeri.Kushtet qe ve Komisioni Europian ,si Reforma ne Drejtesi,baza e Shtetit te se Drejtes,nuk ishte kusht per pranimin ne NATO,aq me keq,qe u pranuam pavaresisht tragjedise se Gerdecit,qe Qeveria perdori dhune ndaj organeve ligjzbatuese.

  9. liri says:

    E-di Kristaq Rama
    Sa shume te plqejne karriget!
    Edhe kesaj radhe pompozitet ne vallsifitetin e parades pompoze te Na-To-s! Taman si ata kodoshet qe sillen gjasme me respekt duke i dhene vlere prostitutes por ne fakt kjo sjellje zgjat vetem sa ta shkerdhejne dhe pas kesaj bie perdja se shfyhen.
    Kujtoj lakejt e ty qe bridhnin ne internet permes celulareve duke u tallur me aftesiine vezhguese te Natos dhe sidomos te radareve te saj dhe anijes amerikane qe patrullonte ne Mesme me paisjet e saj te sofistikuara te gjurmimit.Talleshin lakejt e tu dhe krekoseshin
    se radaret e saj ishin jasht funksonit per shkak te “metodes speciale” qe ata kishin perdorur per te neutralzuar radaret e saj e vlonin
    trafiqe , mallra , femra e armatim e droge neper brigjet tona te vrara radar fikur.Sazani i pambrojtur u popullua nga keto mostra te krimit e banalitetit. I shkreti Sazan tani ishte vetem per turistet e pertej detit e pertej oqeaneve.E mjera Shqiperi ne durt e kuj ka ra ! .
    E-di Rama ti u bere pjese e nje marreveshje trepaleshe me te keqen me te madhe qe bota sot ka, duke shkelur mbi popullin tend.
    T,i krekosesh sepse brenda BE ka tradheti,ti krekosesh se brenda Natos ka tradheti,ti krekosesh se brenda CIA-s ka trdhti,ti krekosesh se brenda administrates Tramp ka tradhti.Popull yt te duket grimce dhe ti kurre nuk bere as edhe nje vullnet sado te vogel per vendin tend,per njerezit e tokes tende. t i shite ato duke u shitur vete…Pompoziteti yt me gjithe ato qe ben per te mbuluar te verteten qe dhemb deri ne palce eshte neverites. Krekosesh se fitove me vote pushtetin,po kujt ia shet keto ?
    Ti kurre s,e deshe demokracine e shtetin ligjor, Ti tashme ke shkuar shume larg e rruga jote eshte pa kthim: Ti je sherbetor i elitave te korruptuara dhe padron i krimineleve dhe pompoziiteti yt eshte neverites.Ne jemi te mjere se nuk kemi nje dere ne bote ku te trokasim,por tani popullit i ka ardhe ne maje te hundes ashtu si ne fundin e epokes se baballareve tuaj qe as edhe nje dite te vetme nuk mbrojten interesin e popullit te vet vec karriges se tyre qe gjithmone ka pas vetem parfum tradhetie! 79 vjet ky popull ka vec neveri per ju dhe gjithcka ju perfaqesoni!

  10. Ano Nimi says:

    Mero, c’eshte ky shkrim a lumemadh?!

    A ke qene esell kur e shkrove kete, apo i droguar?

    Vertete thone se historia shkruhet e rishkruhet, por gjella me kripe dhe kripa me karar ama.

    Berisha-Basha, Meta-Mona dhe entorazhi gaztor i partickave zhelanjoze qe u bien defit dhe gernetes per ata, nuk e kane me Nato-n, e kane me pushtetin dhe thelat e tij.

    Ata gjithemone i jane falur vetem pushtetit dhe thelave te tij.

    Me Rajersonin ne krah neper mitingje u parajmerua dhe u parapri vetem nderrimin e ngjyres dhe stines se ambasadoreve por jo rolit te tyre ketej pari ;
    – Me parrullat e banderolat per Demokraci dhe Zgjedhje te Lira ne duar qe shpaloseshin diten per diell ndersa ishin masakruar me pare gjate neteve te ftohta te autokracise dhe absolutizmit te bajraktarit kriptokomunist Sali Berisha;
    -Me posterat e BE-se, Nato-s dhe Ekonomise se Tregut te Lire si fasada ndersa vendoseshin ne kupolen e tregut monopolet dhe delfinet oligarke te oborrit;
    – Me perfaqesuesit e Brukselit dhe Washingtonit ne presidiumet e ceremonive dhe inagurimit te reformave te njepasnjeshme qe treteshin si kripa ne uje ne kenetat e korrupsionit perjetesisht te pandeshkuar sepse ishte dhe eshte akaparuar “Drejtesia” nga mafia berishiane e togave te zeza;
    Pra me keto kredenciale dhe maska, kjo bande e zeze qe deformoi dhe e shpuri ne kalendat greke endrren shqiptare per demokraci, progres dhe prosperitet si “gjithe Evropa”, nuk ka asgje kunder BE-se dhe Nato-s sa kohe qe keto, te dyja bashke, nepermjet prezencave te tyre te perhereshme ketu, i kane duartrokitur, i kane mbeshtetur te mbajne nje pushtet te korruptuar e antidemokratik, i kane lancuar si yje dhe kampione te antikomunizmit dhe demokracise dhe, sidomos “DHE”, si garantues te sigurise dhe stabilitetit ne vend dhe ne rajon, edhe kur diten per diell benin grusht shteti dhe merrnin pushtetin me dhune te armatosur, pervecse me vjedhje dhe me dhune banditeske te lumpenit, militanteve dhe mercenareve te vet te gjithefare llojesh e ngjyrash, mercenare qe aq bukur dhe sakte Frrok Cupi, ne shkrimin e tij “Lufta e ftohte zbret ne Tirane”, i percaktoi kete jave ne menyre lapidare si ” ish-zyrtare te vegjel te rene nga vakti”.

    Ne kete shkrim te sotem tendin, zoti Mero, ashtu capraz, duke fshikulluar Meten per deklaraten e tij patetike te vetevrasjes si sakrifikice supreme kunder medemek rrezikut te juntes ushtarake ne Shqiperi, me dashje a pa dashje, ke bere edhe rreshtimin tend si gazetar, si intelektual, si politolog dhe si njeri i angazhuar per dyshen Alende-Pinocet ne Kili, perplasja e te cileve 40 vjet me pare eshte tashme nje simbol qe i ka dhene fytyren dhe ka percaktuar shekullin e njezete, jo per shkak te fateve personale te tyre, por per shkak te asaj cfare perfaqesonin keto dy figura, ne menyre te permbledhur dhe sinjifikative si dy kahje te atij shekulli revolucionar ne historine boterore:

    Alende – Kahun e endres dhe luftes se popujve per liri, demokraci e mireqenie, per revolucion
    e pavaresi kunder neokolonializmit dhe oligarkise nderkombetare, kunder juntave dhe
    diktaturave fashista, per nje pushtet per popullin dhe ne sherbim te popullit.

    Pinoceti – Kahun e extremit te djathe fashist, antipopullor dhe antidemokratik, dhunuesit dhe
    masakruesit te popullit te vet, perfaqesuesit te interesave te oligarkise nderkombetare dhe te
    shitjes korruptive te pasurive dhe resorseve kombetare, diktatorin gjakatar ushtarak.

    Nuk e di zoti Mero se cili ka qene rreshtimi yt atehere ne 1979-en, por duket se sot nderimi yt eshte per Pinocetin.

    Ndersa Ilir Meta, si majtist i vjeter qe nga rinia e hereshme, e ka te sinqerte adhurimin e tij per Alenden, po aq sa edhe endrren per t’i ngjare Alendes ne aktin sublim te vetesakrifices, vecse ka spostuar tashme krahun e barrikades, eshte vete ne anen e pucisteve ne aleance te vjeter me djallin Berisha dhe komploton bashke me te per ta marre pushtetin me force ne emer te pasurimit dhe akaparimit te thelave te pushtetit duke qene perkohesisht, vetem perkohesisht ama, si Enveri ne monizem apo si Alende atehere ne Kili, kunder nderhyrjes se “imperializmit amerikan”.

    Dhe sa per tezen se, ne nje vend te Nato-s, nuk mund te kete grusht shteti, nuk e di perse jeni kaq i
    sigurte zoti Mero.
    Me c’thuhet lart e posht, ne Korrik 2016, nje tentative e pasukseseshme per grusht ushtarak shteti ne Turqi, nje vend anetar i Nato-s, perpak sa nuk e permbysi pushtetin e Presidentit Erdogan.

    Gjithesesi zoti Mero, ata, dmth Berisha-Basha, Meta-Mona, kryetaret e partickave garniture te kualicionit te tyre qe po dalin ne pension si deputete te PD-se dhe sektori i pavarur i agjitpropit te tyre qe u thirren nga Basha ne konferencen per shtypin e lier, e besojne dhe e duan Nato-n, sa kohe qe Nato do t’i mbeshtese e do t’i inkuraje te vijne apo te rrijne ne pushtet, do t’i toleroje te vjedhin dhe te akumulojne ne llogarite dhe pasurite personale thelat e pushtetit, ashtu sic ka bere deri tani xhanem.

    Perndryshe, as Nato, apo Traktati i Varshaves, as Brukseli a Washingtoni dhe askush tjeter nuk do t’i ndaloje ata te bejne protesta, te bojkotojne parlamentin, te sulmojne institucionet, te djegin mandatet apo te mos hyjne ne zgjedhjet e radhes.

  11. Ano Nimi says:

    Moderator, po pres te cfaqesh komentin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje